Ambasadorja franceze në Shqipëri Elisabeth Barsacq

Ambasadorja e vendosur: Në Francë më thanë shko në Shqipëri dhe bëj çdo gjë që një ditë ajo të jetë pjesë e BE

10 Nëntor 2020, 09:50| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 09:51

  • Share

Ambasadorja franceze në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani, ku ka thënë se në momentin që do merrte detyrën, atje i kanë thënë që të vijë në vendin tonë dhe të bëjë çmos që një ditë të jemi në BE.

"Skam ndërmend të kritikoj as punën e paraardhëse dhe as të politikës shqiptare. Kur isha në Paris dhe po informohesha i thashë vetes time se do bëj çdo gjë që një ditë Shqipëria të jetë pjesë e BE. Por edheShqipëria duhet të bëjë detyrën e vetë. Kjo është detyra që i vura vetes dhe mesazhi që më dhanë si ambasadore ishte shko atje dhe bëj çështë e mundur që Shqipëria të jetë pjesë e BE", shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Ambasadorja franceze e vendosur: S'ka hapa pas, por Shqipëria ka ende kushte për të plotësuar! Në Francë më thanë të vij dhe të bëj ç'është e mundur që të hyjë në BE


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?