Ambasadorja Kim: Marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes është e rëndësishme! E di që ka pasur incidente, presim hetimet për të vënë para drejtësisë përgjegjësit

22 Gusht 2022, 16:15| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 17:12

  • Share

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për mediat teksa dy avion ushtarak 'B-52' po jepnin spektakël në sheshin 'Skënderbej' në kuadër të 100-vjetorit të marrdhënieve Shqipëri-SHBA. Sipas Kim, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes,  është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një koment e pati edhe për incidentin në Uzinën e Armëve në Gramsh duke thënë se po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

"Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës", tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.


Lajmi kryesor:

Spektakël nga dy avionë amerikanë B-52 në qiellin e Tiranës! Qytetarët ndjekin shfaqjen nga sheshi 'Skënderbej'! Kim për incidentin në Gramsh: Presim hetimet (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?