Spektakël nga dy avionë amerikanë B-52 në qiellin e Tiranës! Qytetarët ndjekin shfaqjen nga sheshi 'Skënderbej'! Kim për incidentin në Gramsh: Presim hetimet (VIDEO)

22 Gusht 2022, 11:45| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 07:45

  • Share

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dy avionë amerikanë bombardues 'B-52' fluturuan dhanë spektakël mesditën e kësaj të hëne në qiellin e Tiranës. Qytetarë të shumtë ishin mbledhur mbi sheshin "Skënderbej" për të parë nga afër shfaqjen e dy avionëve B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, dhe kanë fluturuar përmes qiejve miqësorë të Evropës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

Pranë qytetarëve që po shihnin spektaklin ishte e pranishme ishte edhe Yuri Kim, e cila tha se marrëdhënia SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një koment e pati edhe për sulmin e ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh duke thënë se mbështesin Shqipërinë në çdo hap dhe po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

Për 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kryeministri Edi Rama organizoi një koncert të madh në sheshin ‘Skëndërbej’ rreth një muaj më parë. Ndërsa u kremtua edhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Ora 20:41
Rama publikon pamjet nga spektakli në Tiranë: Dy bishat bombarduese të ushtrisë amerikane kryen fluturim përshëndetës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga spektakli në Tiranë i 2 avionëve ushtarakë B-52, të cilat i cilëson si “bishat bombarduese”.

“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Rama.

Ora 16:15
Ambasadorja Kim: Marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes është e rëndësishme! E di që ka pasur incidente, presim hetimet për të vënë para drejtësisë përgjegjësit

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për mediat teksa dy avion ushtarak 'B-52' po jepnin spektakël në sheshin 'Skënderbej' në kuadër të 100-vjetorit të marrdhënieve Shqipëri-SHBA. Sipas Kim, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes,  është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një koment e pati edhe për incidentin në Uzinën e Armëve në Gramsh duke thënë se po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

"Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës", tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Ora 15:13
100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/ 2 avionë ushtarak 'B-52' dhurojnë spektakël në sheshin 'Skëndërbej'

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dy aeroplanë amerikanë bombardues 'B-52' fluturuan sot nga ora 14:45 deri në orën 15:00 në qiell mbi sheshin "Skënderbej" duke dhuruar spektakël për të pranishmit.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 22/08/2022 18:58

    (Bishat e qiejve fluturojn mbi Shqiperi per te treguar edhe nje here mbeshtetjen ushtarake te superfuqise nr 1 per popullin shqiptar. Lajm i keq sepse i sherben moralit te turkoshqiptareve ne keto kohe te turbullta. Duhet sulmuar me ironi dhe me helm.) E re malaka po do ta ndihmosh popllin sheeptar hidhi ndonje cop buke nga qielli dhe lere propaganden. Apo ke ndermend te hedhesh fletushkat e propagandes se Sorrosit?

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles: 22/08/2022 18:42

    (Hmmm… Lajm i keq. Aleati strategjik i Shqiperise dergon dy bisha te qiejve si simbol per mbeshtetjen ushtarake qe ofron. Ky simbol vizual eshte nje plus per moralin e kombit turkoshqiptar. Duhet sulmuar me ironi dhe helm…) E re malaka nese do te ndihmosh popllin shiptar, do hidh ndonje cop buke nga qielli! Apo po kalon per te hedhur fletushka propagande te Sorrosit? Efharisto!

    Përgjigju
  • O Shqiptare: 22/08/2022 18:24

    Kur te komentoni, o bejeni o fusni gishtat ne b dhe fishkelleni. Deri dje skishit nje Papaq, e tani pse qysh tek.

    Përgjigju
  • Gjyshi: 22/08/2022 17:52

    Tani ja hodhem fukarallekut. Cmimet do ulen dhe Denarin e Bibes do e shkarkoje Rama. Rritjen ekonomike ekonomike e kemi me te larten ne rajon, po ashtu dhe inflacionin me te ulet. B52 kaluan per ta konfirmuar kete.

    Përgjigju
    • Nipi: 22/08/2022 18:24

      E rëndësishme është që të mos rriten pensionet. Mund të mësojnë mallin dhe vese të tjera pensionistët. Është shumë e rrezikshme për sigurinë kombëtare

  • www.youngtribune.com: 22/08/2022 16:22

    Per mendimin tim qeveria diten e sotme ta bej Feste Kombetare dhe kur te pyesin brezat e ardhshem perse le ti themi te verteten se dikur ne qiejt e Shqiperise fluturuan dy avione ushatarak Amerikan.????

    Përgjigju
  • Ari: 22/08/2022 15:45

    Ore un nuk arrij te kuptoj se ca k ketu per te brohoritur e per ti bwre kaq shume reklamee uuuups na keni cudit

    Përgjigju
  • Adi: 22/08/2022 15:37

    Per ku Jane nisure keto 2 avion

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 22/08/2022 14:10

    B52 ekziston prej vitit 1952. Eshte avion gjigand. Shikojeni se nuk u bie me rasti.

    Përgjigju
  • Tata: 22/08/2022 12:35

    Kur shoku vjen ne ditelindje me automatik,nder i madh

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 22/08/2022 11:59

    Po te hene njerezit jane ne pune apo ce deshe?

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 22/08/2022 16:26

      Ka mendu qeveria.Thone qe do e bejne feste kombetare .

    • Have: 22/08/2022 15:35

      Ja ha ha ha i madh je. Po kim kardashiani sa u gezua.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?