Bota

Ambasadorja Meri Kumbe nga Izraeli: Jemi në ditë të vështira, po punojmë për evakuimin e shqiptarëve që kanë mbetur këtu

19 Qershor, 22:22| Përditesimi: 20 Qershor, 07:47

  • Share

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën në Izrael pas sulmeve nga Irani. Ajo u shpreh se po kalojnë ditë të vështira dhe netë të gjata pa gjumë për shkak të sulmeve.

Kumbe bëri të ditur se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa aktivitetet brenda ambienteve që kanë afër një dhomë sigurie janë lejuar të zhvillohen.

 ‘Janë ditë të vështira dhe të gjata dhe shumë netë pa gjumë, por jemi mirë. Nuk rrimë gjatë kohës në strehime, por kudo të jemi ka dhoma sigurie nëse nisin sulmet nga Irani. Sot ka qenë një zgjim i rëndë për shkak të sulmit në spital dhe një nga raketat i është drejtuar edhe ambasadave. Shkollat vijojnë që të jenë të mbyllura por janë lejuar aktivitet që janë brenda, me kushtin që të ketë afër një dhomë sigurie janë tashmë të lejuara, ato që janë jashtë nuk lejohen ende’, tha ajo.

Sa i përket qytetarëve shqiptarë në Izrael, ambasadorja informoi se janë një grup i vogël shqiptarësh që ndodhen përkohësisht në Izrael dhe po punohet për largimin e tyre nga atje.

‘Kemi kontakte me shqiptarë janë një grup i vogël shqiptarë që janë përkohësisht këtu dhe janë duke konsideruar largimin dhe jemi duke punuar me ta për të gjetur mënyrën më të lehtë dhe më efikase’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael-Iran/ Prenga në ‘Frontline’: SHBA do ndërhyjë! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim! Poli Hoxha: Teherani financion grupe terroriste


S.B/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?