Bota

Sulmet Izrael-Iran/ Prenga në ‘Frontline’: SHBA do ndërhyjë! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim! Poli Hoxha: Teherani financion grupe terroriste

19 Qershor, 22:03| Përditesimi: 20 Qershor, 07:48

  • Share

Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga tha se sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte një sulm që pritej, pasi konflikti ka qenë i ndezur. 

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjë shumë shpejt.

‘Sulmi ishte i pritshëm, zjarri ka qenë ndezur, por ky ka qenë momenti që Izraeli që e pa të arsyeshëm për të bërë sulmin. Unë jam i bindur se mbështetja e Amerikës ka qenë dhe do të jetë prezentë dhe po të marrin edhe reagimet e Trump, unë them se ka ardhur momenti dhe shumë pak kohë ka mbetur që intensiteti i mbështetjes së drejtpërdrejt të SHBA të shfaqet hapur’, tha ai.

Por, për ekspertin e Çështjeve të Sigurisë, Shemsi Prençi ekziston një rrezik që sulmet Izrael- Iran të përshkallëzohen më tej.

 ‘Diplomacia do ta zgjidh këtë konflikt mendoj sepse nëse do të vijoi do të kemi zhvillim më të madh sepse e kanë dhënë mesazhin partnerët e Iranit, Kina, Rusia pak më e tërhequr, por këto të bëjnë që të analizosh dhe të shohësh një rrezik të madh që mund të vij. Ushtarakisht është më i fuqishëm Izraeli dhe sa i përket kapaciteteve është Irani ka zhvilluar një ekonomi dhe një ushtri të fortë’, tha ai.

Gazetari Poli Hoxha tha se konflikti nuk është thjesht një çështje mes dy shteteve, por një luftë forcash. Sipas tij, Irani vijon që të financojë grupe terroriste.

‘Kjo është një histori e gjatë që fle dhe shfaqet dhe nuk është çështja do mund Izraeli- Iranin. Ideja është se kjo është një luftë forcash. Por Irani ka shfrytëzuar vendet antiamerikane rreth e rrotull dhe Trump në mandatin e parë arriti një marrëveshje me Arabinë Saudite që funksionojë. Problemi është se Irani financon po shumë se është i dyti në votë për gazin dhe naftën dhe vazhdon dhe financon grupe terroriste. Irani vazhdon që të ketë të njëjtin avaz se e pamë edhe para një viti këtë histori’, tha ai.

Për ekspertin e Ekonomisë, Fatos Çoçoli, kjo luftë ka nisur që të jap edhe efektet e para në ekonomin botërore.

‘Kanë filluar efektet e mëdha ekonomike, me përshkallëzimin thuhet se ekonomia mund të humb 1 triliardë dollarë të prodhimit të saj vjetor. Kjo luftë bëhet në një zonë që prodhohet një e treta e naftës sot. Është një vend i rëndësishëm për naftën. Nëse Irani do të bllokojë ngushticën e Hormuzit që kalon importi naftës atëherë do të kemi një rritje të çmimit të naftës. Edhe vendet e tjera që prodhojnë naftë e nxjerrin përmes asaj ngushtice dhe nëse bllokohet ajo ngushticë nga Irani do të jetë shumë e vështirë’, tha ai.  

Ora 22:22
Ambasadorja Meri Kumbe nga Izraeli: Jemi në ditë të vështira, po punojmë për evakuimin e shqiptarëve që kanë mbetur këtu

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën në Izrael pas sulmeve nga Irani. Ajo u shpreh se po kalojnë ditë të vështira dhe netë të gjata pa gjumë për shkak të sulmeve.

Kumbe bëri të ditur se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa aktivitetet brenda ambienteve që kanë afër një dhomë sigurie janë lejuar të zhvillohen.

 ‘Janë ditë të vështira dhe të gjata dhe shumë netë pa gjumë, por jemi mirë. Nuk rrimë gjatë kohës në strehime, por kudo të jemi ka dhoma sigurie nëse nisin sulmet nga Irani. Sot ka qenë një zgjim i rëndë për shkak të sulmit në spital dhe një nga raketat i është drejtuar edhe ambasadave. Shkollat vijojnë që të jenë të mbyllura por janë lejuar aktivitet që janë brenda, me kushtin që të ketë afër një dhomë sigurie janë tashmë të lejuara, ato që janë jashtë nuk lejohen ende’, tha ajo.

Sa i përket qytetarëve shqiptarë në Izrael, ambasadorja informoi se janë një grup i vogël shqiptarësh që ndodhen përkohësisht në Izrael dhe po punohet për largimin e tyre nga atje.

‘Kemi kontakte me shqiptarë janë një grup i vogël shqiptarë që janë përkohësisht këtu dhe janë duke konsideruar largimin dhe jemi duke punuar me ta për të gjetur mënyrën më të lehtë dhe më efikase’, tha ajo.

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?