Ambasadorja e Ukrainës në SHBA Oksana Markarova ka deklaruar këtë të premte se 92 anëtarë të personelit të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forca ruse.
Ajo u shpreh se për këtë arsye ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte siç kërkon termocentrali.
“Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil, shtoi ajo.
“Ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse, dhe për këtë arsye u drejtohemi të gjithëve”, tha Markarova.
Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë
SI.E./ReportTv.al