Në ditën e dytë të sulmit rus, Ukraina ka kërkuar armëpushim dhe se është gati të zhvillojë me Rusinë bisedime paqeje. Për këtë ftesë nuk ka ende një përgjigje nga Rusia.
Më herët gjatë ditës së sotme u dhanë sinjale se mund të ketë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për të ndaluar luftën, por kjo dështoi ende pa nisur. Për SHBA këto lloj bisedimesh janë jo reale, pasi diplomacia "nuk mund të zhvillohet nën tytën e armëve" dhe se Rusia duhet të tërheq trupat nga Ukraina dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve. Për situatën tragjike që ka cenuar të gjithë sigurinë në Europë, NATO zhvilloi një samit të jashtëzakonshëm, ku tha se "oreksi" i Putin shkon përtej Ukrainës
Ishte Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky i cili, në rusisht, i bëri thirrje drejtpërdrejtë Vladimir Putinit, duke i kërkuar të ulen në tryezën e bisedimeve që të ndalen vdekjet e qytetarëve të pafajshëm. Thirrjes së Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu përgjigj duke thënë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.
Këtë takim Rusia e ka kushtëzuar me deklarimin e një "statusi neutral" të Ukrainës. Kjo do të thotë se Ukraina duhet të marrë angazhimin se nuk do të anëtarësohet në NATO dhe të jetë si një hapësirë neutrale mes Rusisë dhe Aleancës. Por ishte po Kremlini Zyrtar që shtoi se pala ukrainase kërkoi takim në Varshavë dhe më pas i ndërpreu kontaktet. Kjo është mohuar nga Zelensky, i cili tha se Ukraina është gati të diskutojë një armëpushim. Zgjedhja e Minsk për bisedime nuk është rastësore, pasi ky qytet është i rëndësishëm për faktin se aty u nënshkruan marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014. Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus shihet se i ka prishur ato marrëveshje.
Por teksa pritej që palët të binin dakord për bisedimi, ishte presidenti rus Putin që habiti me thirrje që u bëri ushtarëve ukrainas që ata të rrëzonin qeverinë e tyre, pasi sipas tij ai është një "regjim i droguar dhe neo-nazistët që përdorin fëmijët, gratë dhe të moshuarit si mburojë njerëzore".
Gjatë samitit NATO ku dënoi sulmin rus dhe e cilësi atë një "gabim të tmerrshëm strategjik" të Putinit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se udhëheqësit perëndimorë duhet "të qëndrojnë të gatshëm për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim, sepse jemi në këtë për një kohë të gjatë".
Teksa njoftoi shtimin e trupave të NATO-s në lindje të Europës, Stoltenberg shtoi se "Bota do t'i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si mundësuese, pasi objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë”
Ndërkohë që në terren luftime vazhdojnë, Ministri i Jashtëm Rus habit teksa deklaron se Rusia nuk po e pushton Ukrainën dhe as ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Në një konferencë për mediat, Sergei Lavrov u shpreh se: "askush nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën". I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkuptoi se vendi nuk mund të quhet demokratik.
SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të renda ekonomike ndaj Rusisë duke vënë në shënjestër bankat e mëdha ruse që mbajnë afro 80% të të gjitha aktiveve bankare të vendit. BE-ja ka goditur me sanksione Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov me ngrirje të aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi dhe se Britania e Madhe do të bëjë të njëjtën gjë.
Pamjet që vijnë nga Ukraina janë tragjike, me njerëz të gjakosur, teksa vendi ndodhet i 'pushtuar' nga tymi dhe flaka. Shumë qytetarë janë strehuar nëpër stacionet e metrove, në përpjekje për t'i shpëtuar bombardimeve.
Çfarë ka ndodhur deri tani në Ukrainë
*Shpërthime të reja janë dëgjuar në Kiev, me kryebashkiakun që paralajmëroi për një situatë "kërcënuese".
*Ukraina thotë se 18,000 mitralozë u janë shpërndarë vullnetarëve
*BE-ja ka goditur me sanksione Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov me ngrirje të aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi dhe se Britania e Madhe do të bëjë të njëjtën gjë.
*NATO thotë se po dërgon mijëra trupa të tjera në Evropën Lindore
*Burrat ukrainas po ndahen nga familjet e tyre ndërsa përpiqen të largohen nga vendi. Burrat e moshës 18-60 vjeç, të cilët mund të rekrutoheshin, tani u ndalohet të kalojnë kufirin
*OKB thotë se po rrit operacionet për të ndihmuar civilët e prekur nga pushtimi rus. Është vlerësuar se më shumë se 100,000 janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se forcat ruse po afrohen në Kiev, duke avancuar drejt kryeqytetit nga veriu dhe lindja.
Në video-mesazhin e tij të natës vonë të premten, Zelensky u tha ukrainasve:
"Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë masakër. Humbjet e armikut janë shumë të rënda - sot ka pasur qindra ushtarë të vrarë që kaluan kufirin tonë dhe erdhën në tokën tonë."
Zelensky shtoi: "Fatkeqësisht, ne gjithashtu pësojmë humbje. Ukrainasit i rezistojnë agresionit rus heroikisht. Ky agresion nuk mund të justifikohet, kështu që pushtuesit duhet të dalin me akuza më absurde për të thënë të paktën diçka."
Më pas, duke kaluar në rusisht, Zelensky shtoi: "Qytetarët e Federatës Ruse nuk do t'i besojnë."
Pasi morën një bazë ajrore në veri të qytetit të enjten, forcat ruse janë tani afër kryeqytetit të Kievit. Ata po përparojnë gjithashtu përgjatë dy rrugëve nga veriu dhe të paktën një nga lindja.
Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj në Ukrainë.
Njëmbëdhjetë nga 15 anëtarët e këshillit votuan për rezolutën, e cila u hartua nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.
Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, po shërben aktualisht si president i këshillit të këtij muaji.
Dështimi i rezolutës hap rrugën që mbështetësit të bëjnë thirrje për një votim të shpejtë për një rezolutë të ngjashme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, ku nuk ka veto.
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA Oksana Markarova ka deklaruar këtë të premte se 92 anëtarë të personelit të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forca ruse.
Ajo u shpreh se për këtë arsye ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte siç kërkon termocentrali.
“Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil, shtoi ajo.
“Ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse, dhe për këtë arsye u drejtohemi të gjithëve”, tha Markarova.
Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov ka thënë se Ukraina është gati të diskutojë armëpushim dhe të zhvillojë me Rusinë bisedime paqeje. Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen.
“Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime. Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar. Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale", shkruan ai.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si "diplomaci jo reale". Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet "nën tytën e armës".
"Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen", tha ai.
Deri më tani, shtoi Price, "SHBA-të nuk kishin parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë".
Më herët të premten, Kremlini tha se Putini ishte "gati" për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të "neutralitetit" dhe "çmilitarizimit" të vendit.
Kompania hekurudhore në Ukrainë ka njoftuar disa trena të veçantë evakuimi janë vënë në dispozicion të qytetarëve që zhvendosen nga Kievi në pjesë perëndimore të Ukrainës.
Ata e kanë pikën e nisjes në stacionin kryesor hekurudhor të Kievit. Kompania njoftoi se ato do të udhëtojnë drejt Rakhiv, Uzhhorod, Truskavets, Vorokhta, Kovel, Chernivtsi dhe Lviv.
Ajo ka bërë me dije se prioritet do t’u jepet grave, fëmijëve dhe personave me probleme të shëndetit ose që kanë aftësi të kufizuara.
Në njoftim është kërkuar për ata që udhëtojnë me këta trena të mos zbulojnë vendndodhjen e tyre dhe të mos habiten nëse përdoret ndriçimi emergjent.
“Sa më pak të duket treni aq më i sigurt do të jetë udhëtimi”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit, duke shtuar se qytetin e pret një natë e vështirë përpara.
“Situata tani është kërcënuese për Kievin, pa ekzagjerim. Nata dhe mëngjesi do të jenë të vështira. Trupat ruse janë shumë afër kryeqytetit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë në kryeqytet. Në to po patrullojnë pajisje ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura”, tha ai.
Ai shtoi se spitalet e Kievit janë në funksion të plotë, për t’u përballur me çdo rast.
“Ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur Kievin,” tha ai, duke shtuar “falënderoj njerëzit e qytetit për gatishmërinë e tyre për të mbrojtur kryeqytetin dhe vendin, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.”
Qytetarët rusë djegin pasaportat e tyre në Tel Aviv përpara ambasadës ruse gjatë një proteste për të bërë thirrje për t'i dhënë fund agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Britania e Madhe do të vendosë sanksione kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson.
Një zëdhënëse e qeverisë britanike tha sse gjatë një bisede telefonike me udhëheqësit e NATO-s të premten, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se Putin "po angazhohet në këtë mision për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë dhe se nëse ambiciet e tij nuk ndalen këtu kjo do ishte një krizë euroatlantike me pasoja globale”.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e SHBA për Ukrainën. Sipas Shtëpisë së Bardhë të dy liderët folën për 40 minuta.
Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan "forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës".
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksionet e reja që shënjestrojnë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për pushtimin e Ukrainës.
Putin dhe Lavrov do të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve, si pjesë e një pakoje masive të sanksioneve, që liderët e BE-së janë pajtuar gjatë një samiti urgjent të mbajtur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se sanksionet do të shënjestrojnë të gjithë ata që kanë rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit.
Sipas Borrell, tha se liderët e vetëm në botë që janë të sanksionuar nga blloku evropian janë Bashar al-Assad i Sirisë, Alyaksandr Lukashenka i Bjellorusisë, dhe tani Putin, lider i Rusisë.
“Më lejoni të flas se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pas kërkesës së presidentit të Ukrainës Zelensky për bisedime me Putin për t'i dhënë fund luftës, Kievi zyrtar ka hequr dorë. Ky është pretendim i Rusisë ku thuhet se Moska këkroi takim në Minsk, ndërsa pala ukrainase ishte kundërpërgjigjur me një propozim për t'u takuar në Varshavë dhe më pas kishte hequr dorë nga kontaktet.
"Putin telefonoi menjëherë Presidentin (Alexander) Lukashenko dhe ranë dakord që pala bjelloruse dhe presidenti do të bënin gjithçka për të organizuar sa më mirë ardhjen e delegacioneve dhe për të garantuar sigurinë e tyre - ky element është gjithashtu i rëndësishëm tani - dhe kushtet për zhvillimin e këtyre negociatave drejtpërdrejt." tha Peskov
"Pala ruse menjëherë, në emër të presidentit, formoi një delegacion të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Administratës Presidenciale. Të gjitha këto informacione u sollën në vëmendjen e ukrainasve," tha ai.
Peskov shtoi: "Pas një pauze të shkurtër, ukrainasit thanë se ukrainasit donin të shkonin në Varshavë. Dhe pas kësaj ata bënë një pauzë dhe u larguan nga lidhja."
Përpara komenteve të Peskov, këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych i tha CNN të premten se qeveria ukrainase "po shqyrton propozimin".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se pushtimi ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe argumenton se udhëheqësit perëndimorë duhet "të qëndrojnë të gatshëm për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim, sepse jemi në këtë për një kohë të gjatë".
Ai shton: "Bota do t'i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si mundësuese."
Stoltenberg thotë se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë” dhe vëren se Rusia ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po mban një konferencë për shtyp nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel. Stoltenberg tha se Rusia "ka prishur paqen në Evropë", ndërsa shton se “Mendimet tona janë me të vrarët e plagosur dhe të zhvendosurit nga vendi”.
Ai i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.
"Kjo krizë na prek të gjithëve."
“Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, thonë Stoltenberg
NATO i bën thirrje Moskës që të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe "të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur".
“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”, thuhet në deklaratë.
Për dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se "do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme".
“Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo shkallëzuese”, shton ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit pas thashethemeve në mediat ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti. I shoqëruar nga ministrat dhe të veshur me veshje ushtarake, Zelensky shkruan se janë në Kiev dhe do të mbrojnë vendin e tyre
"Ne jemi të gjithë këtu," tha ai, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë dhe kryeministri i tij.
"Ne po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.", shtoi ai
Një shtetas ukrainas, që jeton në Poloni është zotuar të kthehet të luftojë për vendin e tij nëse situata agravon.
“Unë do të shkoj dhe do të luftoj dhe jam gati të vdes për tokën time… Unë do të luftoj për një vend demokratik dhe liri për ligjin, dhe kjo është detyra ime,” i tha ai CNN.
Ukraina ka ndaluar të gjithë shtetasit meshkuj të moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare.
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zëvendëses së qeverisë së Rusisë, Maria Zakharova.
Ajo është shprehur se qëllimi i operacionit ushtarak të Rusisë në Donbas është mbrojtja e popullsisë civile, e cila përgjatë tetë viteve i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit nga ana e regjimit të Kievit.
Ambasada ruse në Tiranë, ka shkruar se një tjetër një detyrë tjetër e operacionit është të sjellë regjimin marionetë përpara përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë këtyre viteve kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse, si edhe të realizojë demilitarizimin e denazifikimin e Ukrainës.
Më shumë se 50,000 ukrainas janë larguar nga vendi në më pak se 48 orë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi, i cili tha se shumica kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi.
“Më shumë se 50,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre në më pak se 48 orë – shumica në Poloni dhe Moldavi dhe shumë të tjerë po lëvizin drejt kufijve të saj”, tha Grandi në një postim në Twitter .
“Faleminderit të përzemërt për qeveritë dhe njerëzit e vendeve që i mbajnë kufijtë e tyre të hapur dhe mirëpresin refugjatët.”, shtoi ai,
Agjencia po rrit operacionet dhe kapacitetin në Ukrainë dhe vendet fqinje ndërsa njerëzit fillojnë të ikin.
Gazetarja nga Ukraina, Marina Folova thotë për Report TV se në Kiev, edhe emigrantët pa dokumente, po u jepen armë nga autoritetet lokale për të luftuar agresorin rus.
Teksa tregon situatën në kryeqytetin e Ukrainës, gazetarja Folova tha se në qytetet të ndryshme të vendit kanë shkuar disa kamionë me armë për të armatosur banorët.
10 persona ruajnë hyrjen e metrosë Minskaya, Geroev Dvepra me automatikë, ku fshihen banorët nga bombardimet. Pranë kësaj zone është aeroporti, qytetet e vogla Vishgorod, Irpen, Bucha ku ka shumë ushtarë rusë. 18,000 armë u janë shpërndarë ukrainasve që kanë dalë vullnetarë për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit të vazhdueshëm rus.
Mijëra banorë të Kievit po largohen nga kryeqyteti ndërsa forcat ruse përparojnë. Teksa ukrainasit hipin në tren dëgjohen të shtëna me armë që kanë shkaktuar panik dhe të bërtitura tek qytetarët
“Jo luftë, ju lutem”, kaq ka shkruar ylli rus i tenisit në kamera, gjatë një ndeshjeje.
“Jo për luftën”, është hashtagu i fundit i cili ka pushtuar rrjetet social në Rusi. Një fushatë e cila ka “shpërthyer” nga rusët për të treguar se nuk e kanë zgjedhur ata luftën.
Rublev aktualisht renditet në vendin e shtatë në botë për sa i përket tenisit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme rus, Maria Zakharova ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.
Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi se nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, "do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë", njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të BE-së në një konferencë online të enjtën në mbrëmje se "kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë".
Zelensky u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndërmarrin hapa të mëtejshëm kundër Rusisë dhe se takimi përfundoi me një vendim për të vendosur sanksione shtesë kundër Moskës.
Kryeministri italian Mario Draghi i cili ishte në telefon i tha parlamentit të tij këtë mëngjes se Zelensky aktualisht është i fshehur në Kiev.
“Duhej të flisnim në telefon këtë mëngjes, por ai nuk ishte më i disponueshëm,” thotë Draghi.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u drejtohet drejtpërdrejt trupave ukrainase. Presidenti rus tani po flet dhe duket se po u bën thirrje ushtarakëve ukrainas të kthejnë kundër qeverisë së tyre.
“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën, duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në popullatën paqësore. Dihet me siguri që e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë. Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore. Merrni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve në Kiev", tha Putin
Moldavia pretendon se anija me flamurin e saj në Detin e Zi është goditur nga një raketë. Agjencia detare kombëtare e Moldavisë ka thënë se një anije në “ujërat neutrale” të Detit të Zi është goditur nga një raketë, duke lënë dy anëtarë të ekuipazhit të plagosur rëndë. Agjencia Detare tha në një deklaratë se burimi i raketës që goditi Milennial Spirit ishte i panjohur.
NATO po mban ditën e sotme një seancë të jashtë-zakonshme për situatën në Ukrainën. Në një dalje për mediat, Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë të ndërpresë veprimet ushtarake pasi do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
Stoltenberg, më tej i ka shprehur mbështetjen Ukrainës në çdo hap të tyre.
"Rusia ka thyer sërish paqen në kontinentin europian. Çfarë ne kemi shmangur prej muajsh, tashmë është realitet, pavarësisht gjithë përpjekjeve për të pasur një zgjidhje diplomatike. I bëj thirrje Rusisë që të tërheq menjëherë trupat ushtarake. Qëndrojmë plotësisht me qytetarët e Ukrainës dhe mbështesim Ukrainën për imtegritetin e plotë territorial. Është e drejta e tyre që të mbrohen", tha Stoltenberg.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy erdhi në pushtet në vitin 2019, duke marrë drejtimin e vendit prej rreth 45 milionë banorësh, të shkatërruar nga lufta dhe korrupsioni, pa ndonjë përvojë paraprake politike.
Ai fitoi presidencën duke siguruar më shumë se 73 përqind të votave.
I lindur në qytetin industrial kryesisht rusishtfolës të Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, babai i dy fëmijëve shihej si më i miri për të pasur sukses në misionin e tij dhe pak pasi u bë president, përdori diplomacinë për të detyruar Moskën të shkëmbente disa grupe të burgosurish ukrainas të luftës.
Por vullneti i mirë i presidentit rus Vladimir Putin nuk do të zgjaste, pasi Zelenskyy nuk e ndryshoi politikën e jashtme pro-perëndimore të vendit të tij në favor të lidhjeve më të ngushta me ish zotin e tij, Moskën.
Vitin e kaluar, Rusia filloi grumbullimin e trupave të saj pranë kufijve të Ukrainës me pretekstin e mbajtjes së stërvitjeve ushtarake.
Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara për planin rus për të pushtuar Ukrainën, Zelenskyy u përpoq të ruante qetësinë në vend, duke u bërë thirrje ukrainasve të shmangin panikun.
Megjithatë, ai lëvizi nëpër kryeqytetet e Evropës, duke u përpjekur të sigurojë mbështetje diplomatike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën për të penguar Moskën nga pushtimi.
Të enjten, më 24 shkurt, Zelenskyy u bë presidenti më i cenueshëm i Evropës, pasi Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.
Zelenskyy e identifikoi veten si "objektivi numër një" i Rusisë, por ai dhe familja e tij po qendrojnë në Ukrainë.
“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit”, tha presidenti.
44-vjeçari kritikoi gjithashtu aleatët e Ukrainës që nuk i dolën fizikisht në mbrojtje të vendit të tij, duke u kufizuar me mbështetje verbale, financiare dhe diplomatike.
"Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë," tha ai në një fjalim me video drejtuar kombit pas mesnate.
“Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Nuk shoh njeri. Kush është gati t'i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO? Të gjithë kanë frikë.”
Përdoruesit e mediave sociale e kanë quajtur atë "një njeri të vetmuar, por i nderuar"./ Al Jazeera
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha pak minuta më parë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë. Por ai tha se kjo do të sillte shpalljen e një “statusi neutral” të Ukrainës – i cili do të përfshinte çmilitarizimin dhe që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.
Por pse pikërisht propozohet Minsku për një samit të mundshëm?
Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014. Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus shihet se i ka prishur ato marrëveshje. Më herët ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase të lëshojë armët.
Marrëveshja e Minskut midis Ukrainës dhe Rusisë përvijoi një plan se si t’i jepet fund konfliktit midis forcave separatiste ukrainase dhe të mbështetura nga Rusia në Donbas. Ky është rajoni ku ndodhen këto republika të vetëshpallura, të cilat Putini i ka njohur tani si “të pavarura”.
Ajo marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës dhe për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura. Ka shumë pjesë të marrëveshjes, e cila u ra dakord në vitin 2014 në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas bisedimeve të gjata midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.
Disa nga më të rëndësishmet ishin:
- Kontrolli i plotë i qeverisë ukrainase do të rikthehet mbi kufirin shtetëror, në të gjithë zonën e konfliktit
- Tërheqja e të gjitha grupeve të huaja të armatosura, armëve dhe mercenarëve nga territori ukrainas
- Tërheqja e të gjitha armëve të rënda nga të dyja palët
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenkon, i armatosur dhe i rrethuar nga forcat e mbrojtjes tha në një intervistë për CNN se ukrainasit janë gati të mbrojnë vendin e tyre.
‘Të gjithë duhet të kuptojnë, se Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,’ tha ai.
Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”. ‘Ai është thjesht i çmendur. Ai është thjesht i çmendur që vjen këtu për të vrarë ukrainasit”, tha Poroshenko.
Poroshenko tha se batalioni i tij ndodhet rreth dy deri në tre kilometra (rreth 1.5 milje) nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.
Ai tha se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SWIFT dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.
Poroshenko falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për sigurimin e armëve mbrojtëse.
“Kjo është e rëndësishme për ne që të ndjejmë se nuk jemi vetëm, se ju jeni bashkë me ne”, tha ai.
Ish-presidenti tha se Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën.
"Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane," tha ai.
BE po përgatitet të ngrijë asetet e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, si pjesë e raundit të tretë të sanksioneve kundër Rusisë. Ministrat e Jashtëm po planifikojnë të miratojnë paketën e sanksioneve këtë pasdite, së bashku me një numër masash kundër bankave dhe industrisë ruse.
Putin dhe Lavrov nuk do t'i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit sipas masave, duke nënvizuar gatishmërinë e BE-së për të mbajtur të hapura mundësitë simbolike diplomatike.
Sipas një drafti të zbuluar të sanksioneve të reja të rënë dakord nga liderët e BE-së, të gjithë anëtarët e Dumës (parlamenti rus), këshilli rus i sigurisë dhe çdo zyrtar bjellorus në ushtrinë dhe ministrinë e mbrojtjes që "lehtësoi" pushtimin e Ukrainës do t'i nënshtrohen ndalimeve të udhëtimit dhe asetet do ngrihen. Sanksionet e mëparshme goditën 351 anëtarët e Dumës që kishin mbështetur njohjen nga Rusia të republikave të vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk.
Papa Françesku u takua me ambasadorin e Moskës në Vatikan në ambasadën ruse të premten për të shprehur shqetësimet e tij për pushtimin e Ukrainës. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha për CNN se Papa shkoi për të shprehur "shqetësimin e tij për luftën" në Ukrainë dhe u takua me ambasadorin për më shumë se një orë e gjysmë. Vizita konsiderohet të jetë një dukuri e pazakontë dhe nuk është në përputhje me protokollet normale.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç 'Hostomel' pranë Kievit, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ai thotë se 200 helikopterë rusë dhe një forcë uljeje janë përdorur për ta kapur atë. Ai gjithashtu thotë se Kievi është "i bllokuar nga Perëndimi".
Drejtoresha e Teatrit Shtetëror në Moskë, Elena Kovalskaya, dha dorëheqjen pas sulmeve ruse në Ukrainë, dhe e quajti Putinin “vrasës”.
Elena Kovalskaya la postin e saj nëj ditë më parë, ditën kur presidenti rus filloi sulmet vdekjeprurëse në të gjithë territorin e Ukrainës, për të vijuar edhe të nesërmen.
“Është e pamundur të punosh për një vrasës, e të paguhesh prej tij. Në shenjë protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen”, shkroi Kovalskaya në faqen e saj në Facebook.
Ajo njoftoi se projektet në Teatrin Shtetëror do t’i çojë deri në fund, në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë nga shteti, president i të cilit është Vladimir Putini.
Kovalskaya u bëri thirrje të gjithë rusëve që t’i thonë “Jo” luftës, e të mos heshtin.
Sipas medias shtetërore kineze, Rusia është shprehur e gatshme për të negociuar me Ukrainën. Në një telefonatë të premten me presidentin kinez Xi Jinping, Putin tha se Rusia është "e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë" me Ukrainën, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV.
Putin tha se SHBA dhe NATO kanë "injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë dhe kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur angazhimet e tyre" dhe "përparimi i tyre i vazhdueshëm i vendosjes ushtarake drejt lindjes" ka "sfiduar fundin strategjik të Rusisë", raportoi CCTV.
Në gjuhën ruse, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Vladimir Putinit që të negociojnë.
“Do të doja t'i drejtohesha edhe një herë presidentit të Federatës Ruse. Lufta po vazhdon në të gjithë territorin e Ukrainës. Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vrasjen e njerëzve", tha ai.
Qeveria ruse ka thënë se njerëzit që janë kundër pushtimit të vendit në Ukrainë “nuk kanë të drejtë të organizojnë protesta” pa kërkuar më parë leje.
“Sipas ligjit, pa ndjekur procedurat e duhura, këta qytetarë nuk kanë të drejtë të organizojnë aksione proteste për të shprehur këndvështrimin e tyre”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një konference me gazetarë të huaj.
Qindra protestues u arrestuan nga policia të enjten gjatë demonstratave kundër luftës, me policinë ruse të trazirave duke shpërndarë njerëzit përmes altoparlantëve në Moskë.
Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes. Gjoba të rënda -- dhe në disa raste edhe burg -- mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.
Ligjvënësit gjermanë kritikuan kancelarin Olaf Scholz, për mos shkëputjen e Rusisë nga rrjeti jetik i pagesave të sigurisë së lartë, SWIFT, në raundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës.
Anëtari i Parlamentit gjerman Norbert Röttgen, nga partia Kristian Demokrate, tha në Twitter se shkëputja e Rusisë nga SWIFT është "shpata më e mprehtë" për sanksionet, duke shtuar se: "Përjashtimi i Rusisë nga SWIFT nuk duhet të dështojë tani për shkak të Gjermanisë!" '
Kjo ndjenjë u nda me politikanë të tjerë gjermanë. "Rusia tani duhet të shkëputet nga SWIFT!", shkroi eurodeputeti gjerman i Gjelbër, Jan Philipp Albrecht në Twitter të enjten, duke shtuar: "Nëse Gjermania parandalon këtë sanksion kyç, do të përgatitet rruga që Putini të zgjerojë luftën e tij në Europë.
Gjermania është klienti më i madh i gazit në Rusi dhe është përpjekur të mbajë gazsjellësin Nord Stream 2 jashtë politikës globale. Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz ndaloi procesin e miratimit të Nord Stream 2 për krizën në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një deklaratë nga zyra e tij në Kiev. I veshur me veshje ushtarake, ai akuzon liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus.
"Por ja ku është, përsëri. Tani, në 2022. 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore."
Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar "agresionin" rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.
"Jam i sigurt që e shihni këtë - të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën?", ka thënë ai.
Nga gazetarja e mediave ndërkombëtare në Kiev, Lyse Doucet:
Ishte e pamendueshme. Shumë thanë se nuk mund dhe nuk do të ndodhte. Jo në 2022.
Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë që analizonin inteligjencën paralajmëruan për planin e Presidentit Putin për të marrë Kievin.
Për javë të tëra, i kam pyetur ukrainasit në Kiev për këtë dhe kam takuar çdo ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes, çdo vëzhgues të Rusisë. Thjesht nuk kishte kuptim.
Dhe tani, me çdo orë që kalon, forcat ruse i afrohen gjithnjë e më shumë kryeqytetit Kiev
“Këtë natë, një avion rus u godit pikërisht para dritareve të shtëpisë sime në Kiev. Kjo është çmenduri”, postoi gazetari ukrainas, Katerina Sergatskova në rrjetet sociale.
Një qytet ku ukrainasit na thonë të gjithëve "ta quajmë Kiev në gjuhën ukrainase dhe jo siç i thonë në Rusisht", një qytet që ndihet kaq evropian, është tani në 'duart' e Moskës.
"Një dështim i imagjinatës", kështu e përshkroi ish-shefi i inteligjencës britanike Sir Alex Younger, duke shtuar "ne menduam se historia kishte ndryshuar në vitin 1991, kur perandoria sovjetike u shemb".
Një dështim gjithashtu i diplomacisë, kërcënimi me sanksione dhe "rendi ndërkombëtar i bazuar në rregullat" tonë shumë të lavdëruar, të cilët thyhen shumë shpesh.
Ukrainasit që fshihen në strehëzat e bombave dhe stacionet e metrosë në Kiev ndërsa tingëllojnë sirenat e emergjencës, duke marrë rrugën për të ikur për në qytete më të sigurta ose duke marrë armët, tani po imagjinojnë më të keqen. Dhe tani është shumë e vërtetë.
Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku pretendohet se një i moshuar ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte u shtyp nga një tank rus. Sipas pretendimeve në rrjete sociale, i moshuari qarkullonte në rrugë, pa i krijuar asnjë shqetësim ushtarëve rusë dhe u bë “petë” nga një tank. Megjithatë fatmirësisht shpëtoi pa asnjë gërvishtje, ndërsa kalimtarët e ndihmuan të dilte nga makina e shkatërruar.
Fëmijët e vegjël janë fotografuar në sistemet e metrosë nëntokësore të grumbulluar së bashku nga frika teksa strehohen nga bombardimet ruse në qytete rreth Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Ata strehohen sirenat e sulmit ajror tingëllojnë në jehonat e zymta të Luftës së Dytë Botërore. Rusia nisi një sulm në shkallë të plotë ndaj fqinjit të saj në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes me një sulm masiv nga toka, deti dhe ajri, i cili është më i madhi nga një shtet kundër një shteti tjetër në Evropë që nga viti 1945. Përpjekjet për diplomaci dhe kërcënimet për sanksione rezultuan të kota pasi Vladimir Putin njoftoi se trupat ruse do të hynin në lindje të Ukrainës.
Ukraina dëshiron paqe dhe është e gatshme për bisedime me Rusinë, duke përfshirë statusin neutral në lidhje me NATO-n. Kështu i ka thënë Reutersit këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
"Nëse bisedimet janë të mundshme, ato duhet të zhvillohen. Nëse në Moskë ata thonë se duan të mbajnë bisedime, duke përfshirë statusin neutral, ne nuk kemi frikë nga kjo," tha ai përmes një mesazhi me tekst. "Ne mund të flasim edhe për këtë."
"Gatishmëria jonë për dialog është pjesë e kërkimit tonë të vazhdueshëm për paqe", ka vijuar ai.
Ukraina aktualisht nuk është pjesë e NATO-s ose e Bashkimit Evropian, megjithëse dëshiron t'i bashkohet të dyjave, duke e mallkuar ish-zotëruesin e saj Moskën. Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore, pasi fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive të sigurisë nga vendet evropiane.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë dhënë alarmin se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh. Sipas CNN, vlerësimi fillestar i SHBA-së nga para pushtimit parashikonte se kryeqyteti ukrainas do të pushtohej brenda një deri në katër ditë pas një sulmi rus dhe kjo mbetet edhe pritshmëria aktuale.
Pas paketës së zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë që BE vendosi të enjten vonë, njoftohet të premten se vendet e BE po përgatisin sanksione të tjera kundër Rusisë.
Bashkimi Europian synon sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel të vendosë sanksione të tjera kundër Moskës. Të premten Michel deklaroi në shërbimin twitter, se “BE po përgatit urgjentisht një paketë tjetër sanksionesh”. Të enjten BE vendosi një sërë sanksionesh të forta kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj kundër Ukrainës.
Sipas BE sanksionet e vendosura të enjten prekin sektorin energjitik, financiar dhe atë të transportit, eksportet që përdoren për qëllime civile dhe ushtarake. Po ashtu sanksionet prekin edhe dhënien e vizave për një sërë “personash të veçantë” nga Rusia. Edhe SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia reaguan me ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë. Por BE nuk ka vendosur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT. Në BE Gjermania bën pjesë tek ato vende që këtë hap për arsye strategjike ende e mbajnë si kartë presioni. Kancelari, Olaf Scholz tha se ai duhet mbajtur për një situatë, ku do të jetë e nevojshme të bësh edhe gjëra të tjera. Në samitin e djeshëm krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën në një samit të posaçëm sanksione të zgjeruara kundër Rusisë, që prekin sektorin financiar, atë të energjisë dhe teknologjive.
Rusia reagoi të premten duke u kundërpërgjigjur, se do të vendosë po ashtu sanksione kundër perëndimit. Nga Ministria e Ekonomisë në Moskë, erdhi njoftimi, se Rusia do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt tregjeve aziatike për shkak të sanksioneve./DW
Një grua ukrainase pasi është përballur me një ushtar rus të armatosur rëndë, i ka ofruar këtij të fundit fara luledielli, në mënyrë që ato të lulëzojnë kur ai të vdesë.
Ukrainasja u filmua teksa shfaqte zemërimin e saj, ndërsa e revoltuar pyet ushtarët: “Kush jeni ju?” dhe ai i thotë se ‘Po zhvillojmë ushtrime këtu, shkoni në shtëpi’.
Ndërsa ushtarët përpiqeshin ta qetësonin, gruaja e tërbuar tha: "Ju jeni okupatorë, ju jeni fashistë! Çfarë po bëni në tokën tonë me gjithë këto armë?
Ajo vazhdon diskutimin, duke i ofruar atij farat e lulediellit, që është lulja kombëtare e Ukrainës.
“Merrini këto fara luledielli dhe vendosini në xhepat tuaj, kështu që të paktën luledielli të rriten kur të vdisni të gjithë këtu”.
Videoja u shpërnda në internet nga Interneës Ukraine, organizatë e pavarur mediatike me qendër në Kiev.
Aleati i Rusisë për një kohë të gjatë, Kina, ende po refuzon të dënojë Rusinë, me ministrinë e saj të Jashtme, e cila nuk e quan veprimin e Rusisë kundër Ukrainës një "pushtim".
Në një konferencë të përditshme të lajmeve në Pekin, zëdhënësi Wang Wenbin përsëriti qëndrimin e Kinës se ndërsa respekton integritetin territorial të të gjitha vendeve, ajo kupton gjithashtu "shqetësimet legjitime të Rusisë për çështjet e sigurisë".
Ai shtoi se Kina ende e njeh Ukrainën si një shtet legjitim dhe besonte se dera për një zgjidhje politike ende nuk ishte mbyllur në Ukrainë, por nuk dha sugjerime se si mund të zhvillohet dialogu.
Ai gjithashtu nuk tha nëse Pekini do të njihte apo jo republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
BBC kërkoi një përgjigje ndaj komentit të presidentit amerikan Joe Biden se "çdo komb që përballon agresionin e Rusisë në Ukrainë do të njolloset nga shoqërimi".
Wang u përgjigj se "vendi, reputacioni i të cilit do të njolloset është ai që ndërhyri në punët e brendshme të kombeve të tjera në emër të të drejtave të njeriut dhe që vazhdoi të zhvillonte luftëra".
Sa i përket sanksioneve, ai tha se që nga viti 2011, SHBA-të kanë vendosur më shumë se 100 sanksione ndaj Rusisë, por ato nuk kanë funksionuar dhe se sanksionet do të shkaktojnë vetëm vuajtje.
Raketat ruse vijojnë të bombardojnë Ukrainën, duke shkaktuar me qindra viktima nga të dyja palët, e megjithatë për Rusinë ky nuk është një pushtim. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka habitur teksa ka deklaruar sot se "askush nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën". Ai shtoi se Rusia ende nuk e njeh qeverinë aktuale në Ukrainë si demokratike dhe se qeveria ruse dëshiron që populli ukrainas të jetë i pavarur.
Sulmet ruse në Ukrainë kanë shkaktuar kaos dhe viktima. Shumë prej qytetarëve janë detyruar të largohen nga vendi i tyre ndërsa Rusia vijon të sulmojë me raketa, ku sot ka sulmuar edhe Kievin.
Një video është bërë virale në rrjet, ku një fëmijë thotë se 'nuk dua të vdes'. Sytë me lot, para kameras ai tregon se e ka kuptuar që është duke ndodhur lufta, pasi ka dëgjuar shpërthimin e një bombe.
"Nuk dua të vdes. Dua që të mbarojë sa më shpejt. U zgjova se sot shpërtheu një bombë, e kuptova që ishte luftë."-thotë fëmija.
Mediat ukrainase kanë publikuar se çfarë synon hap pas hapi Putin në vendin e tyre në ditët dhe javët në vijim: Marrja e aeroportit kryesor në kryeqytet dhe kontrollin e trafikut ajror, duke bërë të mundur mbërritjen e 10 mijë trupave nga ajri, ndërkohë që ushtria ukrainase mbahet e zënë me sulme në kufi.
Sabotimi i rrjetit elektrik në Kiev për të shkaktuar panik te banorët. Shkaktimi i një eksodi me refugjatë për të penguar lëvizjen e lirshme të forcave të armatosura.
Marrja e godinave të qeverisë dhe parlamentit dhe kapja e udhëheqësve të lartë, për t’i detyruar që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas kushteve të Rusisë.
Ngjitja në pushtet e udhëheqësve prorusë dhe ndarja e Ukrainës në dy pjesë, njëlloj si Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.
Rusia shtyu pushtimin e saj të Ukrainës në periferi të kryeqytetit të premten, pasi kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke nga të tre anët, në një sulm që mund të rishkruajë rendin global të sigurisë pas Luftës së Ftohtë.
Por mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthimet u dëgjuan para agimit në Kiev dhe të shtëna me armë u raportuan në qendër të qytetit.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka shprehur të premten shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Gjykata mund të hetojë krime të mundshme të luftës në këtë shtet.
“U rikujtoj të gjitha palëve që po kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë për ndonjë akt të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës të kryera brenda Ukrainës”, ka thënë Khan përmes një deklarate.
“Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt të respektojnë obligimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”, ka thënë Khan, duke shtuar se zyra e tij do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën në Ukrainë.
Në dhjetor të vitit 2020, Zyra e Prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pati njoftuar se ka arsye për të besuar se në konfliktin në lindje të Ukrainës janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ekzaminimi paraprak është kryer, mirëpo ende nuk ka kërkesë zyrtare para gjyqtarëve për të nisur hetimet e plota. Gjyqtarët duhet të arrijnë pajtueshmëri para se të nisin hetimet. Rusia nuk është anëtare e kësaj Gjykate dhe ka kundërshtuar këtë rast. Megjithatë, Gjykata mund të hetojë supozimet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në territorin e Ukrainës, pavarësisht kombësisë së atyre që supozohet se kanë kryer sulmet.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL
Rusia ka krematoriume të lëvizshëm në arsenalin e saj që mund të ndjekin forcat pushtuese dhe të “avullojnë” ushtarët e vdekur.
Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi video të kamionëve që mund të djegin trupat një nga një dhe sugjeroi të mërkurën që Kremlini mund t'i vendosë ato në luftën e tij me Ukrainën për të fshehur numrin e viktimave.
“Nëse do të isha ushtar dhe do ta dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë më ndoqën nëpër fushëbetejë me një krematorium të lëvizshëm, ose unë do të isha nëna ose babai i një djali, potencialisht të dislokuar në një zonë luftimi, dhe qeveria ime mendonte se mënyra për të mbuluar humbjet ishte një krematorium i lëvizshëm, do të isha thellësisht i shqetësuar,” tha për gazetën Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace.
“Është një efekt anësor shumë rrëqethës i mënyrës sesi rusët i shohin forcat e tyre,” tha ai për pamjet e postuara për herë të parë në vitin 2013.
Agjencia bërthamore e Ukrainës tha të premten se po regjistronte nivele të rritura të rrezatimit nga vendi i termocentralit të zhdukur bërthamor të Çernobilit. Ekspertët në agjenci nuk dhanë nivele të sakta të rrezatimit, por thanë se ndryshimi ishte për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në zonë duke ngritur pluhurin radioaktiv në ajër. Këshilltarët presidencialë ndërkohë thanë se presidenti Volodymyr Zelenskiy ishte ende në kryeqytetin Kiev.
Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës sapo ka postuar sërish në Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që t'u bashkohen pavarësisht nga mosha e tyre, edhe nëse janë të mitur, me sa duket.
"Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit", thuhet në deklaratë.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë momente të dhimbshme për popullin ukrainas. I tillë është rasti ku kamerat kanë filmuar foshnja të sapolindura në një njësi të kujdesit intensiv neonatal, të cilët futeshin në një strehë të imporovizuar, në rajonin e Dnipropetrovsk.
Foshnjat u transferuan me nxitim në atë që dukej të ishte një dhomë ruajtjeje në bodrumin e spitalit, në pjesën lindore të vendit.
Siç shihet edhe nga pamjet, infermieret po kujdesen për foshnjat dhe disa prej tyre që i mbanin në krahë, duke i përqafuar, disa madje edhe duke buzëqeshur. Të tjerë mund të shiheshin duke përdorur qese oksigjeni për të shpërndarë ajrin tek të vegjlit që kishin vështirësi në frymëmarrje.
Çmimet e naftës janë rritur sërish të premten, pas shqetësimeve për shtrëngim të furnizimeve, teksa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e dytë.
Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur për më shumë se 2 për qind, përkatësisht 101 dollarë për fuçi, ndërkohë që luftimet janë shtuar afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, raporton Rel.
Mirëpo tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi janë stabilizuar pasi investitorët kanë vlerësuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë goditur Rusinë me sanksione.
Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e naftës së papërpunuar, pas Arabisë Saudite.
Ajo është edhe eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror.
Evropa merr gati një të tretën e naftës së saj dhe rreth 40 për qind të gazit nga Rusia, përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër territorin ukrainas.
Pas prezantimit të sanksioneve, janë rritur shqetësimet për rritje të çmimeve të naftës dhe mungesë furnizimesh në nivel botëror.
Forcat ushtarake ukrainase i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që t'ju bashkohen, pa kufizim moshe.
"Kemi nevoje të rekrutojmë pa kufizim moshe."-thuhet në njoftim.
Kreu i trupave ushtarake ukrainase shprehet se kanë nevojë për gjithçka.
"Sot Ukraina ka nevjë për gjithçka. Merrni vetëm pasaportën. Nuk ka kufizime moshe. Referohuni tek njoftimi ynë zyrtar nëse hasni vështirësi."-thotë Yuri Galushkin.
Moldavia, e cila ka strehuar më shumë se 4200 refugjatë ukrainas, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa sulmet ruse në Ukrainë kanë shkaktuar kaos në të gjithë botën.
"Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme,” tha Presidendja Maia Sandu.
Ndër të tjera ajo theksoi se do të ndihmojnë ata që kanë nevojë.
“Ne do të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë”,-tha ajo.
Moldavia është një ndër territoret me të cilat kufizohet Ukraina dhe ka mbajtur një qëndrim neutral gjatë tensioneve të vazhdueshme, Ukrainë-Rusi.
Video të shpërndara në mediat sociale tregojnë tanke ruse që kalojnë nëpër Obolon, një zonë në veri të qendrës së qytetit të Kievit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi se forcat ruse ishin futur në lagjet e banuara, ndërsa videot janë filmuar nga vendasit në shtëpitë e tyre.
13 ushtarë ukrainas në ishullin e gjarpërinjve, janë vrarë nga luftanija ruse në Detin e Zi. Ushtarët ukrainas nuk kanë pranuar të dorëzohen, ndërsa është publikuar edhe një komunikim audio mes palëve.
Luftanija ruse i kërkon ushtarëve ukrainas të lëshojnë armët, ose në të kundër do t’i sulmojnë. Por në audion e publikuar, dëgjohet që ukrainasit komunikojnë me njëri-tjetrin se si do përgjigjen.
Luftanija ruse: Dorëzoni armët, ose do t’ju sulmojmë. Më dëgjoni?
Ushtarët ukrainas: Luftanija ruse, shkoni q**uni.
Sot është dita e dytë e luftës në Ukrainë. Numri i viktimave ka shkuar në 137 ushtarë ukrainas, dhe 316 të plagosur. Ndërkohë Zelensky thotë se kanë vrarë 800 ushtarë rusë. Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev. Mësohet se Kievi po goditet me raketa lundrimi ose balistike, thotë këshilltari i qeverisë ukrainase.
Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë sot një samit virtual urgjent për të diskutuar mbi pushtimin rus të Ukrainës. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë sot një samit virtual urgjent për të diskutuar mbi pushtimin rus të Ukrainës. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
"Unë kam thirrur një Samit virtual të liderëve të NATO-s nesër, për të trajtuar mbi masat që do marrim. Rusia po përballet tani me kosto dhe pasoja të rënda të imponuara nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Qëllimi i Kremlinit është të rivendosë sferën e tij të ndikimit. Të shkatërrojë rregullat globale që na kanë mbajtur të gjithëve të sigurt për dekada. Do të ketë një realitet të ri, një Evropë të re pas asaj që ndodhi sot", tha ai në një konferencë për shtyp.
Stoltenberg tha se NATO ka vendosur të aktivizojë planet e saj të mbrojtjes.
"Ky është një hap i kujdesshëm për të mbrojtur kombet aleate gjatë kësaj krize. Dhe do të na mundësojë të vendosim aftësi dhe forca, duke përfshirë Forcën e Reagimit të NATO-s, atje ku ato nevojiten," tha ai.
Megjithatë, shefi i NATO-s sqaroi se Aleanca prej 30 anëtarësh nuk ka ndërmend të vendosë trupa të NATO-s në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se 137 shtetas ukrainas – ushtarë dhe civilë – u vranë të enjten, në ditën e parë të operacionit ushtarak rus kundër Ukrainës.
Zelenskiy po ashtu bëri të ditur se ka nënshkruar dekretin për urdhërimin e mobilizimit të përgjithshëm.
Të gjithë rezervistët janë thirrur në ushtri, thuhet në dekret. Ky dekret do të jetë në fuqi për 90 ditë.
Gjatë një adresimi, Zelenskyi tha se Ukraina është “lënë vetëm” pasi Kremlini nisi operacion të shkallës së gjerë.
Ne jemi lënë vetëm që ta mbrojmë shtetin tonë. Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Unë po e shoh askënd”, tha ai në një video-adresim.
Sipas një raporti të Global Firepower, Ukraina ka 250,000 forca rezerviste, aq sa ka edhe Rusia. Rusia më 24 shkurt nisi një operacion të shkallës së gjerë, për siç tha “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Deputeti ukrainas i ka bërë thirrje popullit t tij që të armatosen. Në një intervistë, Sviatoslav Yurash i pyetur se cili ishte plani nëse ushtria e Ukrainës do dështon të përballet me pushtimin e Rusisë, deputeti u përgjigj se po shikonte pushkën e tij personale AK-47.
"Ky është një pushtim në shkallë të plotë që synon të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe ta marrë atë. Ne po armatosim njerëz që do ta çojnë atë luftë kundër rusëve në çdo mënyrë. Ne jemi një komb prej 40 milionë banorësh dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq siç bën Rusia ashtu siç dëshirojnë të gjithë përtej kufijve të saj. Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi dhe gjithë mbështetjen që bota mund të na japë", tha ai.
Ukrainasit u zgjuan të premten në mëngjes dhe kuptuan se dita e mëparshme nuk ishte thjesht një ëndërr e keqe. Vendi i tyre po pushtohet nga Rusia, kryeqyteti i tyre është në shënjestër të sulmeve.
Një numër i madh shpërthimesh të forta ranë nëpër Kiev në agim dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në rrugët e shkreta. Disa apartamente në bregun e majtë të qytetit u dogjën gjatë natës, pasi me sa duket u goditën nga mbeturinat.
Në një tjetër incident, një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 u rrëzua mbi kryeqytet. Fotot nga shërbimet e urgjencës treguan një shtëpi dykatëshe në flakë pasi fragmente të një avioni ranë mbi të, megjithëse ishte e paqartë nëse ato ishin nga avioni Su-27, shkruan CNN.
Ndërsa shtetrrethimi brenda natës u hoq zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit, qyteti mbeti i qetë, me shumë banorë zgjodhën të qëndronin brenda në shtëpi. Shumë të tjerë tashmë kanë ikur nga Kievi! Rrugët që të çonin në perëndim të kryeqytetit ishin të mbushura plot të enjten.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat sulmuese ajrore të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 30 milje (50 kilometra) në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një koncerencë për shtyp ka deklaruar se nuk janë të frikësuar nga Rusia. Ai theksoi se Ukraina do ta mbrojë veten derisa sulmet ruse të përfundojnë.
"173 ukrainas janë vrarë, 316 të tjerë janë plagosur."-thotë Zelensky.
Sakaq, kreu i shtetit thotë se beson që ai është aktualisht objektivi i Rusisë.
"S'kam ndërmend të largohem nga Kevi. Perëndimi të bëjë më shumë sesa sanksionet ekonomike ndaj Rusisë."-tha Zelensky.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se është "i bindur" se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase.
Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC, Blinken tha se ishte "pjesë e planit rus" për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm ndaj vendit nga veriu, lindja dhe jugu.
Blinken tha se një sulm rus përtej Ukrainës ishte "një mundësi", por përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj të NATO-s, duke paralajmëruar se "një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s".
"Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Unë mendoj se kjo është pengesa më e fuqishme kundër Presidentit Putin që të shkojë përtej Ukrainës," tha ai.
Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se mundësia e zgjerimit të sanksioneve ekzistuese amerikane për të synuar drejtpërdrejt Putinin ishte ende "në tryezë", nëse situata do të përshkallëzohej.
Banorët e Ukrainës u zgjuan me një realitet të ri të enjten, pasi shpërthimet tronditën qytetet e mëdha dhe bënë që shumë të largoheshin nga kryeqyteti Kiev. Familjet në Kiev për vendimin me të cilin u përballën: të lënë pas shtëpitë e tyre, të përballen me rrezik të mundshëm në rrugë apo të qëndrojnë? Të enjten herët në mëngjes, trafiku i rënduar mbushi rrugët në Kiev që shkonin drejt perëndimit, ndërsa banorët i mblodhën gjërat dhe lëviznin në drejtim të kundërt të kufirit
Yaryna Arieva dhe partneri i saj, Sviatoslav Fursin, nxituan të lidhin nyjën me zhurmën e sirenave të sulmit ajror që kumbuan në veshët e tyre.
"Ishte shumë e frikshme," tha Arieva. “Është momenti më i lumtur i jetës suaj dhe ju dilni jashtë dhe e dëgjoni këtë”.
Çifti kishte planifikuar të martohej më 6 maj dhe të festonte në një restorant me një "tarracë shumë, shumë të lezetshme" me pamje nga lumi Dnieper, tha 21-vjeçarja Arieva - "Vetëm ne dhe lumi dhe dritat e bukura". Ata nuk e dinë se çfarë do të sjellë e ardhmja - por janë të vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë. Pas martesës së tyre, çifti u përgatit për të shkuar në Qendrën lokale të Mbrojtjes Territoriale për të bashkuar përpjekjet për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.
Spektri i luftës ishte shfaqur mbi Ukrainën për vite me radhë – por banorët ishin ende të habitur kur u përballën me realitetin e tyre të ri të enjten, ndërsa numri i të vdekurve filloi të rritet.
"Është e vështirë të besohet se në të vërtetë është fqinji ynë që e bën këtë, sepse ne kurrë nuk kemi besuar se fqinji ynë mund të vijë dhe thjesht të rrëmbejë tokën tonë dhe të na thotë se çfarë të bëjmë," tha një grua duke u strehuar në një stacion metroje në qytetin e Kharkiv.
"Ne (jemi) një vend i pavarur i Ukrainës dhe ... nuk duam të jemi pjesë e Rusisë apo ndonjë vendi tjetër," tha ajo.
/HASAN/,cfare nenkupton me jetese normale? Jetese normale te duket vasaliteti,apo me keq skllaverimi,humbja e lirise,dinjitetit dhe respektit per veten?!Vendet qe s'duan te jene pjese e NATOS jo vetem kane bere zgjedhjen e tyre,por nuk kane patur ato raporte historike,politike,ekonomike qe kane patur Rusia dhe Ukraina mes tyre.Askush dhe asnje vend nuk mund t'i imponohet nje vendi tjeter ne zgjedhjen e demokracise dhe sigurisht qe NATO mund t'i mbroje nga Rusia.Eshte e vertete qe Ukraina nuk eshte pjese e NATOS,por po keshtu nuk ishte dhe Kosova,por Serbia u bombardua nga NATO dhe Millosevici me shoke perfunduan ne Hage si kriminele lufte.Kur dara e sanksioneve te shterngohet gradualisht e kombinuar me nderhyrje ushtarake dhe ndihma nga vendet e tjera,ke per te pare sa vlen Rusia.
PërgjigjuUKRAINA TE ULET SA ME SHPEJT NE BISEDIME PER RUSINE,,,,,UKRAINA MERITON NJE JETESE NORMALE,,,,,NUK KA PSE VRITEN KOT UKRAINASIT,,,,,RUSIA NUK E PRANON QE JU TE HYNI NE NATO,,,APO NE BE,,,ASHTU SIC JANE SUEDIA, DHE FINLANDA,,,,,PRANDAJ ULUNI NE BISEDIME ,,,,SE ASKUSH NUK JU MBRON DOT,,,ASKUSH AS NATO NUK KA KELLQE TE HAPE LUFTE ME RUSINE....
PërgjigjuZHELENSKI TE HYJE NE BISEDIME ME RUSINE,,,DHE TE PRANOJE KUSHTET E RUSISE,,,,MOS DEGJONI AMERIKEN,,,SEPSE ATA DUAN QE RUSIA DHE UKRAINA TE DERMOHEN NE NJE LUFTE VELLA-VRASESE,,,,,NUK I BIE NDER MEND AMERIKES PER JU O UKRAINAS,,,PO JU SHFRYTEZON SI MISH PER TOP,,,,EDHE SIKUR TE VRITEN 3 MILION UKRAINAS,,,AMERIKA DO T'JU THOTE VAZHDONI LUFTEN,,,SE PO E FITONI.....
PërgjigjuRusia don Të hap koridorin për Kalimsgrad
PërgjigjuKushedi cfare skenari fshihet pas gjithe kesaj melodrame... Uroj mo pesojne gje civilet e shkrete asgje tjeter! Keto me Biden e me Putin kokn henkshin!
PërgjigjuBesushmeria e europes dhe Shba eshte nen nivelin zero me keta udheheqes po i vjen fundi si europes edhe amerikes ndryshoni keta kurva udheheqes
PërgjigjuZhelevski e krruajti me gjethe fiku dhe mbante shpres se do ta ndihmonte Perendimi me NATO qe sa degjuan qe Putini i ngeli qejfi,ja MBATHEN me brek neper kembe duke BRAKTISUR Aleatet si e ka zakon SHBA qe kur nuk ka me interes te le si KURV ne mes te rruges!!!TURP PER PERENDIMIN por MJERE POPULLI I UKRAINES qe ka nje president KARAGJOZ
PërgjigjuEdhe presidenti jon ashtu do bente do rrembente spat e terfurq me marr pushtetin jo kur pushtohet
PërgjigjuVdeksh o putin ti dhe sala bashk me ty
Përgjigjuca pergjegjesie te mbaj? europa esht e korruptuar dhe e mbaruar, amerika si mos me keq, kshuqe ca pergjegjesie duhet te mbaj? apo mos mbajti pergjegjesi amerika per irakun, afganistanin, franca per libine, amerike per pranveren arabe dhe jugosllavine, e kush mbajti pergjegjesi asnje nuk mbajti, kshuqe dhe jeta vazhdon
PërgjigjuKrasavitsa e Ukrainese Zelinsky filloi te flase gjuhen e nenes ... hahaha. Ka nje mesim historia dhe putini po e zbaton me se miri kete xhevahir qe vjen qe nga koha e perandorive te medha si ajo Romake: beju mamin, qe te te theresin babi pastaj! e paskan lene Rusine pa luajtur futbolll ... ua ua ua sanksion i rende. verja shqiperise kete sanksion ku futbolli eshte vjedhje ne dite me diell e ku cdo gje bie ere te keqe. Qajani hallin putinit nepermjet ruseve qe jetojne aty qajani. Ai punet e tij brenda i ka ne vije dhe i ka mare parasysh reziqet se vetem per shah e xhudo eshte ku e ku me kete karagjozin qe di te tregoje vetem qyfyre, e u be president i ukraines nga populizmi e idiotesia e te marit te vales popullore. Pra ri si m**** nashi do thoshte Nasi!
Përgjigjute them te drejten po shkrihem ketu ne amerike ku jam ....hahahahaha. paska ikur shefja e theatrit moskovit?! keta jane emocionale nuk pres ndonje gje tjeter. rruga e mbare. te grish lakra ne internet e te bllokosh swift njeanshmerisht eshte cheap.ata qe duan te meren me rusine ekonomikisht akoma ohu i kane gjetur kanalet. shto gjermanine qe nuk e vrau shume mendjen per halucinacionet e plakushit ne DC. ky shakaxhiu i Ukraines, jo vetem nuk i ka bere hesapet me hanxhiun por tashti po e shan dhe perendimin se nuk po futet ne nje sherr qe e ka nenvleftesuar. Sa per ruset se cfare mendojne shko ne darkweb ku anonimiteti i ben njerezit te mos kene frike nga te gjithe ikonat e kalbura te kohes e thone hapur mendimin e tyre. Po je ne shqiperi vertet ta qaj hallin o trim. dhe ria ty se je mire se sa me ne lindje te shkosh aq me shume ere lecke te djegur bie...
u kenaqe ti e p*********ropsh
Rusia nuk eshte Iraku
PërgjigjuRusia te perjashtohet nga Nation League sic u perjashtua edhe Serbia te gjitha skuadrat qe do te ndeshen me Rusine ne grupin tone ku ben pjese edhe Shqiperia tu jepet fitorja 3 me 0 vajtje ardhje
Përgjigjuhahahaha, oh sa budallenj ka shqiperia, kmujt i ha trapi per futboll, o idiot i lindur
Nato e tregoi sa vlen ne kete rast.Zero.po neser kush e ka rdhem.Moldavia? vendet balltike?
PërgjigjuPse kush , kur dhe ku u sulmua NATO? Ukrahina nuk eshte në NATO madje 2018 jane veq vizat për Shengen
Është tepër acarues sjellja e perëndimit. Na çau menderen me këto sanksionet. Derri do plumb jo bisedime dhe as zhurma kanaçesh e dordolecësh në arat e misrit. Turp për një botë të tërë që i nënshtrohet me dinjitet (me sanksione) një të çmenduri.
PërgjigjuJo SHBA, por pjeses tjeter te perendimit i ka vdekur me kohe mendimi e reagimi strategjik! Cfare mbetet? T'i pime kafene e shprehim ngushellime per kete ngrehine pa forme e permbajtje!
I lutemI PUTINIT TE VIJE NE SHQIPERI DHE TE BOMBARDOJE PARLAMENTIN TONE KUR TE JENE TE 140 ANETARET BRENDA ....PUTIN KETA PALACOT PARLAMENTARE SHQIPTARE KANE 30 VJET QE NA VRASIN DHE VJEDHIN....
PërgjigjuKombi rus eshte i madh dhe i jashtezakonshem. Per fatkekeqesine e tyre e botes udhehiqen nga aventurier te rrezikshem. Vlerat e reagimi i ketij kombi me shume se armet e kundershtareve, do ta shpetonin boten nga katastrofa e vet ate nga faji e turpi historik.
PërgjigjuAnenen ty, te gjithe ruseve ane e mbane dhe bythlepiresve te rusise.
A mund ta pyesni Kryeministrin Rama, meqe e ka mik Presidentin serb, perse Vucic deklaroi diten e merkurre ne mbremje se do te jepte koment mbi situaten e Ukrahines "pas 48 oresh"? Pra diten e shtune. Mos valle e ka brief Putin se persa dite e ka planin te pushtoje Ukrahinen? Pyeteni se mbase e ka ndare ate informacion edhe me vellamin Rama!
PërgjigjuOre Toni! Po çka hyn Rama këtu mor i uruar?
Duhet ta rrezoje qe te jete paqe
PërgjigjuEeeeh,asgje e re,skena te para per vite me radhe ne emer te eksportimit te demokracise nga superfuqi. Rusia ndaloi hitlerin pasi i besoi pa prekshmerine,por kete radhe nuk besoi me,do ndaloje rrethimin e armatosur nga NATO. KA TE DREJTEN TE MOS E PRANOJE
PërgjigjuO legen mos harro se ruset e pushtuan polonin bashke me gjermanet, pastaj gjermanet ja futen dhe sulmuan ruset.Lexo njeher per paktin ribentroph-molotov
Kundra Nazistëve gjermanë:Rusët i mbajti Amerika me bukë e logjistikë (armë tanke autokamjonë)..Tani shiko si po ja shperblen??!