Bota

Zelensky flet me liderët e BE: Kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë

25 Shkurt 2022, 17:08| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 17:25

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të BE-së në një konferencë online të enjtën në mbrëmje se "kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë".

Zelensky u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndërmarrin hapa të mëtejshëm kundër Rusisë dhe se takimi përfundoi me një vendim për të vendosur sanksione shtesë kundër Moskës.

Kryeministri italian Mario Draghi i cili ishte në telefon i tha parlamentit të tij këtë mëngjes se Zelensky aktualisht është i fshehur në Kiev.

“Duhej të flisnim në telefon këtë mëngjes, por ai nuk ishte më i disponueshëm,” thotë Draghi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


I.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?