SHBA: Oferta e Putin për bisedime jo reale, diplomacia nuk zhvillohet nën tytën e armës

25 Shkurt 2022, 21:51| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 22:41

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si "diplomaci jo reale". Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet "nën tytën e armës".

"Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen", tha ai.

Deri më tani, shtoi Price, "SHBA-të nuk kishin parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë".

Më herët të premten, Kremlini tha se Putini ishte "gati" për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të "neutralitetit" dhe "çmilitarizimit" të vendit.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?