Ukrainë/ Kryebashkiaku i Kievit me armë në dorë: 5 shpërthime në kryeqytet, nata do jetë e vështirë

25 Shkurt 2022, 21:05| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 21:15

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit, duke shtuar se qytetin e pret një natë e vështirë përpara.

“Situata tani është kërcënuese për Kievin, pa ekzagjerim. Nata dhe mëngjesi do të jenë të vështira. Trupat ruse janë shumë afër kryeqytetit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë në kryeqytet. Në to po patrullojnë pajisje ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura”, tha ai.

Ai shtoi se spitalet e Kievit janë në funksion të plotë, për t’u përballur me çdo rast.

“Ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur Kievin,” tha ai, duke shtuar “falënderoj njerëzit e qytetit për gatishmërinë e tyre për të mbrojtur kryeqytetin dhe vendin, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.”


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?