Ambasasorja e Izraelit në Tiranë Galit Peleg

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë për Report TV: Irani qëndron pas sulmit, Izraeli do përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët! Hamasi do ta paguajë me dhimbje

7 Tetor 2023, 20:02| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 20:53

  • Share

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë Galit Peleg në një reagim për Report TV, shprehet se Izraeli do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët e saj që janë nën sulme masive nga militantët e Hamasit që prej mëngjesit të kësaj të shtune, duke shënuar një bilanc tragjik të vrarësh.

Qëllimi i Hamasit sipas ambasadores është që të vrasë sa më shumë izraelitë, por nënvizon se përgjigja e Izraelit do të jetë e dhimbshme.

“Aktualisht, Izraeli vazhdon të jetë nën sulm me raketa nga Gaza. Herët në mëngjes, Hamasi nisi një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit. Terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve. Përsëri, udhëheqja e Hamasit dëshmon se ata nuk kujdesen për jetët e civilëve në Gaza, por qëllimi i tyre kryesor është të vrasin sa më shumë izraelitë.

Ata hynë në shtëpi dhe tentuan të depërtojnë në strehimoret ku fshiheshin familjet. Në disa raste, ata dogjën shtëpinë, kështu që familja do të dilte dhe më pas do t'i mbyllte. Që nga mëngjesi i sotëm, ne dimë për 150 të vrarë, mbi 1100 të plagosur dhe një numër ende të pasaktë të ushtarëve dhe civilëve të rrëmbyer në Gaza. Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t'i bërë ata të paguajnë me dhimbje. Në të njëjtën kohë, Izraeli do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët e tij.", nënvizon ambasadorja për gazetarin Arbër Hitaj.

Ndërsa akuzoi se Irani qëndron pas grupeve sulmuese, ambasadorja Peleg kërkon që ndërkombëtarët ta mbështesin pa kushte të drejtën e Izraelit për t'u vetëmbrojtur.

"Nuk kemi asnjë dyshim se Irani qëndron prapa grupeve terroriste në rajonin tonë, si Hamas në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban. Ne presim që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë pa kushte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ne gjithashtu presim që ata të veshin aleancën jo të shenjtë të Iranit, Sirisë dhe Libanit për të shmangur hapjen e një fronti tjetër me Izraelin", tha ajo.

Sulmi i paprecedente dhe i mirëorganizuar nga toka, deti dhe ajri i militantëve të Hamasit paralizoi inteligjencën e sofistikuar izraelite duke e kapur në befasi. Militantë depërtuan brenda qyteteve kufitare izraelite duke vrarë civilë dhe ushtarë dhe marrë dhjetëra pengje.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • artur: 08/10/2023 17:25

    Pergjigje te llojit rrugaç rruge.... A mund te gjykoje keshtu shteti qe mbahet per demokrati e kulluar ?

    Përgjigju
  • Bim: 08/10/2023 06:56

    Israeli eshte vazhdimi i nazismit thjesht ne krahun tjeter, nazismi ka ba vetem 3 vjet pushim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?