Kronikë

Ambulanca çoi 42-vjeçaren drejt vdekjes dhe jo në spital, mësohen të tjera detaje nga aksidenti tragjik! Drejtuesi i mjetit tjetër nën efektin e alkoolit

28 Nëntor 2021, 10:02| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 10:05

  • Share

1638081379_353c20e3ec494c4eb2590f84b77ae689.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti tragjik i mesnatës së sotme ku një ambulancë është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka humbur jetën një grua 42-vjeçare.

Report Tv ka mësuar se drejtuesi i mjetit shtetasi Antigon Abazi ka rezultuar nën efektin e alkoolit, sipas matjes me drager hera e parë në masën 0.28 dhe e dyta 0.27 g/l, në kushtet për ndëshkim me masë administrative jo për arrest.

Ndërkohë që dyshohet se ambulanca ka bërë një parakalim të gabuar.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Me urgjencë drejt spitalit por e çoi pacienten drejt vdekjes, ambulanca përplaset në Rrugën e Rinasit me një mjet! Në gjendje të rëndë infermieri, shoqëruesja dhe pasagjeri i makinës tjetër


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?