Politikë

'Amerika, garantuese e drejtësisë së pavarur', Rama i kthehet komentuesit: Reforma ishte fryt i vizionit të PS-së! Nuk e solli SHBA dhe nuk e merr dot me vete

20 Shkurt, 09:37| Përditesimi: 20 Shkurt, 09:46

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në Sy m' Sy. Dikush i shkruante se drejtësia e pavarur garantohet nga SHBA.

Por Rama thekson edhe një herë se vizioni për reformën në drejtësi dhe garante është Partia Socialiste. 

Garanci që drejtësia të jetë e pavarur ishte Amerika.

'Është fryt i vizionit, i vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën. E kemi dëshiruar këtë gjë. E kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë. Është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Po të ishim ne kundër drejtësisë, do ishim këtu pa asgjë nga këto. Amerika ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE. Por pavarësia dhe qëndrueshmëria varet vetëm nga vullneti i PS. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë të reshtuar në llogoren e bombardimit të SPAK, me shpifje, akuza dhe fyerje. Ji i sigurt që drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do ketë.'


Lajmi kryesor:

SPAK e Prokuroria heton krimet zgjedhore, Rama: Po survejohen partitë, të ndalet menjëherë! S'mund të cënohen të drejtat e qeverisë, t'i bëhet trysni administratës! Uroj të jetë lajthitje e momentit


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?