TIRANE- Gati 80 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë Edi Rama thotë se strukturat e ngritura nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve për të hetuar krimet e mundshme zgjedhore, po tejkalojnë kompetencat kushtetuese.
Në komunikimin përmes platformës “Sy më sy” mëngjesin e sotëm, Rama kërkoi që kjo metodë që e rikthen Shqipërinë në kohë të erreta të ndalet menjëherë.
“Respektimi i standardeve demokratike i një drejtësie europiane që nuk mund të justifikojë qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për t’u bërë, por ama në mënyrë konstruktive. Si aleatë dhe partnere të drejtësisë, pushtete të ndara. Dhe patjetër dhe në mënyrë shumë të vendosur sepse nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund dot të cenohen te drejta për të marrë vendime, nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit, punonjësit e shtetit. Nuk mund dot të paragjykohen.
Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet.
Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre. Kështu që të gjitha këto janë me rëndësi për t’u diskutuar, por ama ajo që mbetet është domosdoshmëria për ta mbështetur fuqimisht drejtësinë, për ta mbështetur fuqimisht SPAK, për të mbështetur fuqimisht gjykatën që të bëjnë punën e tyre. Në fund secili vendos në punën e vet. Ata kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre, ndërkohë që ne vendosim në punën tonë, kemi të drejtë të marrim vendimet tona dhe nuk duhet të interferojmë tek njeri tjetri.
Prej fundit të janarit Prokuroria e Posaçme ngriti një Task forcë të kryesuar nga Altin Dumani dhe grupe pune me prokurorë dhe hetues për çdo qark në vend për të hetuar shitblerjen e votës, rolin e grupeve kriminale dhe çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë. Për të gjitha krimet e tjera hetimet bëhen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm
Edhe në komunikimin e sotëm Rama e cilësoi arrestimin e kryebashkiakut Veliaj si një akt që shkatërron jetën e një njeriu ndërsa arsyen e lidhi me standardet profesionale që ende nuk ja arrirë.
“Dhe një rast i vetëm negativiteti kur shkatërrohet dinjiteti dhe shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional se nuk them se ka qëllime të këqija se larg qoftë, është shumë”
Pas pesë vitesh heshtje ndaj organeve të drejtësisë që ka pasur qëllim që institucionet të mos të ndjenin presion, tani ka ardhur koha për të vendosur standardet e profesionalizmit thotë Rama Rama ka dhe një mesazh.
"Fatkeqësia është që gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por janë gabime që kushtojnë jetë njerëzish, kushtojnë trauma dhe kushtojnë plagë psikologjike, nganjëherë të pariparueshme.
... Nuk ka alternativë tjetër, përveç një drejtësisë të pavarur profesionale dhe që respekton me integritet liritë dhe të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi tanimë para syve, profesionalen duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive, por ka dhe shumë gjëra negative. Të dyja bashkë, dhe kur them shumë, dhe një rast i vetëm negativiteti kur shkatërrohet dinjiteti dhe shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional se nuk them se ka qëllime të këqija se larg qoftë, është shumë.
Dhe nga ana tjetër, respektimi i standardeve demokratike i një drejtësie europiane që nuk mund të justifikojë qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për t’u bërë, por ama në mënyrë konstruktive. Si aleatë dhe partnere të drejtësisë, pushtete të ndara. Dhe patjetër dhe në mënyrë shumë të vendosur sepse nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund dot të cenohen te drejta për të marrë vendime, nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit, punonjësit e shtetit. Nuk mund dot të paragjykohen' tha ai.
Në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy’m’sy” Rama tha se qeveria e tij është e vendosur për të luftuar korrupsionin. Nënvizoi edhe një herë se është inciativë dhe vullnet i PS-së për të kontribuar pavarësinë e institucioneve të reja, ndërsa në llogoren tjetër Rama vendos opozitën që thotë po lufton e shantazhon SPAK.
"Drejtësia e pavarur është fryt i vizionit e vullnetit e përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika e nuk e merr dot me vete. E kemi shkruar nëprogramet tona që kur ishin në opozitë dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Amerika e BE ka dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë reshtuar në luftën kundër drejësisë dhe bombardimit të SPAK e drejtuesve të SPAK me cdo lloj shantazhi e fyerjesh"
Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli edhe për punën e SPAK dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se SPAK ka anë të mira, por edhe negative. Sipas tij, në rastin e Veliajt, është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional.
Më tej, Rama shtoi se e mbështetet SPAK, por se duhet që të jetë strukturë e pavarur dhe me standard profesional e europian.
"Profesionalen duhet ta konsolidojmë. Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar.
Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.
Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet.
Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale", tha Rama.
Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama njoftoi se për pak ditë Partia Socialiste do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama foli me bindje se edhe këtë herë PS do të fitojë bindshëm.
"Edhe për pak ditë, edhe pak kohë sepse akoma nuk e kemi caktuar ditën, por do të fillojmë maratonën sy më sy, është kudo në fshat në qytet, në rrugë në kafe, buzë detit buzë lumit. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit. Se janë ca që thonë çfarë do nxjerrësh këtë herë?
Gjithmonë ka dhe në fund të ditës jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr dërr, prandaj kush është pjesë e familjes tonë në këtë fazë që fillon ndeshja ka mundësinë të hyjë ..
Do të jetë si një ndeshje që nuk je vetëm lojtar… Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së", tha ai.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në Sy m' Sy. Dikush i shkruante se drejtësia e pavarur garantohet nga SHBA.
Por Rama thekson edhe një herë se vizioni për reformën në drejtësi dhe garante është Partia Socialiste.
Garanci që drejtësia të jetë e pavarur ishte Amerika.
'Është fryt i vizionit, i vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën. E kemi dëshiruar këtë gjë. E kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë. Është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Po të ishim ne kundër drejtësisë, do ishim këtu pa asgjë nga këto. Amerika ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE. Por pavarësia dhe qëndrueshmëria varet vetëm nga vullneti i PS. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë të reshtuar në llogoren e bombardimit të SPAK, me shpifje, akuza dhe fyerje. Ji i sigurt që drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do ketë.'
Kryeministri Edi Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në Sy m' Sy. Dikush i shkruante se qeveria ka lënë pas dore veriun e Shqipërisë. Rama renditi disa nga akset rrugore në veri të Shqipërisë të cilat sipas tij janë punë e qeverisjes socialiste.
Këtej veriun po e lë pasdore.
'O Klod, po të bëj një rezyme. Rruga e Arbrit është në veri, në verilindje. Mua më rezulton se rruga e Kombit është në veri. E kemi gjetur të lënë rrugëve. Kemi bërë punime të jashtëzakonshme për ti dhënë trajtë përfundimtare. Dhe vijojnë ende. Më rezulton se rruga në Theth është në veri. Rruga e Valbonës, në Tropojë. Më rezulton rruga e Lurës, është në proces dhe do jetë në dispozicion të turistëve.
Më rezulton se rruga e Alpeve është në veri. Më rezulton se rruga Shëngjin Velipojë është në veri. Rruga Shkodër Velipojë është në veri. Të përmenda disa akse me rëndësi. Mund të përmend dhe plot akse të tjera më të vogla. Këtë teorinë e veriut të lënë pas dore ta lëmë në të shkuarën. Ata nisën të bëjnë rrugën e Kombit, por nuk bënë asgjë tjetër. Këto janë rrugë zhvillimore dhe e ndërtuar nga qeveria e PS.'
Kryeministri Edi Rama vijoi dhe mëngjesin e sotëm me përgjigje ndaj komentuesve në rrjete sociale, në rubrikën Sy m sy. Dikush i shkruan se premtimet për bonusin e pensioneve është në kuadër të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 11 majit. Rama thotë se tani është momenti për një bilanc të mandatit të tretë.
Duke iu përsëritur pensionistëve se bonusi i pranverës është në dispozicion dhe duke iu thënë të gjithëve se ne jemi shumë të vendosur.
Dikush më vinte në dukje se isha kujtuar për fushatë. Kjo është gjysma e së vërtetës. Kur vijnë zgjedhjet bëhet një bilanc e pashmangshme. Për të ndarë se çfarë është bërë. E nevojshme, komunikimi të jetë intensiv. Por është e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike, ku flitet vjedhje vjedhje, burg burg burg, dhe kuak kuak kuak.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” duke iu përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale, ka folur sërish sot për çështjen e 21 Janarit dhe pritshmëritë që ka shoqëria për të vendosur drejtësi për katër të vrarët në bulevard.
“Kur vjen puna te 21 Janari, fajtorët i nxjerr pikërisht SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria.
Rama u shpreh i vendosur të luftojë korrupsionin.
"Unë e kam me aq të vërtetë saqë me sa shoh ty dhe shumë të tjerëve si ty, nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë. Se po të mos e kisha me të vërtetë, e them pa asnjë dyshim që nuk do kishte SPAK fare, institucione të reja të drejtësisë, gjë që na ka bërë një shembull në vullnetin e luftës kundër korrupsionit në të gjithë rajonin”, u shpreh Rama.
Rama nënvizoi edhe një herë se është inciativë dhe vullnet i PS-së për të kontribuar pavarësinë e institucioneve të reja, ndërsa në llogoren tjetër Rama vendos opozitën që thotë po lufton e shantazhon SPAK.
"Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar e po kontribuon, jo pak, në përpjekjen tonë të përbashkët për të ulur Shqipërinë në BE është fryt i vizionit e vullnetit e përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika e nuk e merr dot me vete. E kemi shkruar nëprogramet tona që kur ishin në opozitë dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Amerika e BE ka dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë reshtuar në luftën kundër drejtësisë dhe bombardimit të SPAK e drejtuesve të SPAK me cdo lloj shantazhi e fyerjesh"
Në rubrikën sy m’sy ku Rama i përgjigjet qytetarëve pranoi rritjet e çmimeve.
Natyrisht ekonomia nuk është mjaftueshëm mirë, e njerëzit janë të prirur të kërkojnë më shumë. Jam i vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve,në disa raste jashtë logjikës, por ama shifrat flasin vetë. Nëse kur ne morën detyrën ishin 100 mijë kompani aktive sot janë 250 mijë. Një shifër domethënëse kjo. Ambicia jonë është për të bërë më shumë.
Kryeministri Edi Rama thotë se tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit do të hapet në mars.
Komente

E perse po te djeg kaq shume qe SPAK do te survejoje partite e do te hetoje krimet zgjedhore?! Mos valle dhe PS ben te njejtat numra qe bejne te tjeret?! Dashje pa dashje e nxorre veten qe nuk jeni /te virgjer/ per kete ceshtje ashtu sic e shisni veten.Po t'a marresh voten me te drejte e pune e pa /numra/,nuk do t'a kishe problem hetimin e SPAK-ut,perkundrazi duhet t'a mireprisje krahehapur per t'i vertetuar Berishes e Metes qe nuk je si ata,por me nje deklarate te tille e duke u fshehur pas /fustanit/te Sigurimit,Shish-it,etj e koheve te tyre /te erreta/,tregon te kunderten.
PërgjigjuSkapi pjella e PS the o beJ, kshuqe ndaje menjen, se na bone qorap o Paqavurre
PërgjigjuRuajuni sepse do iu zènè dhe nuk u shpètoj dot. Kjo èshtè ajo qè nè thelb, shoku i ngushtè i Vangjush Dakos dhe Tom Doshit, u thotè tè tijve. Nuk flet me askènd zotèria, flet me hajdutin brènda pèr brènda. Se kè survejon organi i akuzès, nuk duhet tè tè interesojè ty, o mavri. Kèto "partitè politike" qè pèrmend zotrote, janè kthyer me kohè nè çeta komitèsh qè bèjnè atè qè bèjnè komitèt,,,,ÇU SHEH SYRI, U VJEDH DORA.
PërgjigjuO jaran Edi Rama ka than jarani trapin tma rui e pastaj tma Parfums e nē fund hajdarin tma kafshoi. Ohohohohoho
Përgjigjuz Kryeminster ke kap fundin, ditet tuaja ne pushtet jane te numeruara, besoj shume qe ty do te marrin Amerikanet dhe do te cojne ne Alcatraz per aq shume krime genocidiale ke be ndaj ketij populli.
Përgjigju