Politikë

Rama: Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO, jo qeveria! Prokuroria e Posaçme ekziston falë PS, në llogoren tjetër ata që shantazhojnë Dumanin

20 Shkurt, 09:13| Përditesimi: 20 Shkurt, 09:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” duke iu përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale, ka folur sërish sot për çështjen e 21 Janarit dhe pritshmëritë që ka shoqëria për të vendosur drejtësi për katër të vrarët në bulevard.

“Kur vjen puna te 21 Janari, fajtorët i nxjerr pikërisht SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria.

Rama u shpreh i vendosur të luftojë korrupsionin.

"Unë e kam me aq të vërtetë saqë me sa shoh ty dhe shumë të tjerëve si ty, nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë. Se po të mos e kisha me të vërtetë, e them pa asnjë dyshim që nuk do kishte SPAK fare, institucione të reja të drejtësisë, gjë që na ka bërë një shembull në vullnetin e luftës kundër korrupsionit në të gjithë rajonin”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi edhe një herë se është inciativë dhe vullnet i PS-së për të kontribuar pavarësinë e institucioneve të reja, ndërsa në llogoren tjetër Rama vendos opozitën që thotë po lufton e shantazhon SPAK.

"Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar e po kontribuon, jo pak, në përpjekjen tonë të përbashkët për të ulur Shqipërinë në BE është fryt i vizionit e vullnetit e përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika e nuk e merr dot me vete. E kemi shkruar nëprogramet tona që kur ishin në opozitë dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Amerika e BE ka dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë reshtuar në luftën kundër drejtësisë dhe bombardimit të SPAK e drejtuesve të SPAK me cdo lloj shantazhi e fyerjesh"


Lajmi kryesor:

SPAK e Prokuroria heton krimet zgjedhore, Rama: Po survejohen partitë, të ndalet menjëherë! S'mund të cënohen të drejtat e qeverisë, t'i bëhet trysni administratës! Uroj të jetë lajthitje e momentit


S.G/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?