Politikë

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama: E tepruar! Shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional

20 Shkurt, 09:47| Përditesimi: 20 Shkurt, 09:55

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli edhe për punën e SPAK dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama tha se SPAK ka anë të mira, por edhe negative. Sipas tij, në rastin e Veliajt, është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional.

Më tej, Rama shtoi se e mbështetet SPAK, por se duhet që të jetë strukturë e pavarur dhe me standard profesional e europian.

"Profesionalen duhet ta konsolidojmë. Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar.

Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet.

Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

SPAK e Prokuroria heton krimet zgjedhore, Rama: Po survejohen partitë, të ndalet menjëherë! S'mund të cënohen të drejtat e qeverisë, t'i bëhet trysni administratës! Uroj të jetë lajthitje e momentit


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?