Amnistia Fiskale, Rama: Kush kritikon e ka bërë më parë në vendin e vet, s’na bëjnë dot budallenj! Ne do e miratojmë

15 Korrik 2022, 11:03| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 19:06

  • Share

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, të gjitha kritikat që të huajt kanë bërë për projektligjin e amnistisë fiskale nuk janë të sinqerta, sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.

Rama i ftoi që t’i sjellin ligjet që ata kanë miratuar për amnistinë në vendet e tyre, dhe ‘u dha fjalën’ që do ta ndryshojë ligjin nëse ata i kanë pasur me kushte më të ashpra. Por, pas këtij ‘premtimi’, kreu i qeverisë nuk kurseu as ironitë teksa tha se është i bindur që nuk do të na ndihmojnë dot, pasi në vendet e tyre e kanë pasur ligjin më demokratik sesa projektligji që qeveria ynë ka hartuar.

"Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është si Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, tha Rama.

Mungesë respekti për sovranitetin e vendit, e ka quajtur Rama qëndrimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas së cilës amnistia fiskale rrezikon pastrimin e parave të krimit.  

“Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie”, vijoi Rama.

Një replikë pati edhe me zv.ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin, i cili i kërkoi Ramës që paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE të duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri. Kryeministri i tha se janë të gatshëm të punojnë sëbashku, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale.

Pas gjithë këtyre kritikave, Rama e bëri të qartë që projektligji për amnistinë fiskale do të miratohet, duke theksuar se të gjithë shqiptarëve që kanë punuar me djersën e ballin në këto 30 vite do t’ua formalizojnë paratë dhe të gjithë të kenë mundësi që të blejnë shtëpi në atdheun e tyre.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi se është ngritur një njësi speciale e cila për pesë ditë do të fusin në ‘filtër’ të gjithë personat që do të duan të depozitojnë paratë ose kursimet e tyre.

I gjithë procesi i amnistisë është elektronik, duke garantuar transparencë se nuk do të ketë ndërhyrje të njerëzve të tjerë. Qeveria do të shfrytëzojë muajt korrik e gusht për konsultime publike për të gjetur konsensusin e biznesit, shoqërisë por edhe politik në kushtet ku për të kaluar në Kuvend, amnistisë fiskale i duhen 84 vota.

Ora 18:28
Çfarë është amnistia fiskale dhe penale? Sa zgjat dhe cilat kategori mund të përfitojnë

 

Çfarë është amnistia fiskale dhe penale?

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

Për sa zgjat amnistia fiskale?

Qeveria parashikon në draftin e saj që amnistia fiskale të zgjasë 9 muaj.

Cilat kategori mund të përfitojnë nga amnistia?

Nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë emigrantët shqiptarë, bizneset dhe të huajt që janë rezidentë dhe tatim-pagues në Shqipëri

Cilat kategori përjashtohen nga përfitimi i amnistisë?

Amnistia përjashton 34 kategori, zyrtarë të lartë, të mesëm, të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, (gjyqtarë, policë, nëpunës, guvernatorë, pjesëtarë bordesh, etj), politikanët dhe familjarët e tyre, individë të skeduar me rekorde kriminale të dënuar dhe në hetim (në Shqipëri dhe në Evropë), subjektet e ligjit anti-mafia, subjektet e OFL të verifikuar dhe të pa verifikuar dhe personat që janë pjesë e listës si financues të terrorizmit, por edhe familjarët e tyre.

Sa është shuma që mund të vetëdeklarohet?

Sipas draftit të qeverisë, mund të vetëdeklarohet deri në 2 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, para cash dhe sende me vlerë.  Kufiri i deklarimit nuk individual, por familjar, që do të thotë se vetëm një person në familje mund të deklarojë deri në 2 mln euro.

Si bëhet verifikimi i personave që duan të përfitojnë?

Një njësi speciale në drejtorinë e tatimeve në ndërveprim online me institucionet shtetërore që kanë të dhëna për të interesuarit kryen verifikimet dhe jep një certifikatë me të cilën mund të shkohet në bankë për të deklaruar pasuritë.

Sa taksa paguan një person që vetëdeklaron pasurinë?

Nëse vetëdeklarimi i pasurisë bëhet në 4 mujorin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, paguhet 7% tatim dhe 10% për 5 mujorin e dytë.

Kur mund të tërhiqen pasuritë e vetëdeklaruara?

Pasuritë e deklaruara nuk mund të tërhiqen cash deri në momentin e zbatimit të ligjit.

A mund të transferohen jashtë vendit pasuritë?

Pasuritë e vetëdeklaruara nuk mund të tranferohen jashtë vendit për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i depozitimit.

Po nëse personi që deklaron pasurinë i rezultojnë probleme?

Amnistia përfundon në momentin që i interesuari dorëzon para, dhe gjatë vetëdeklarimit zbulohet se ai nuk përmbush kriteret, nga ky moment paratë sekuestrohen.

Pse qeveria po e risjell tani amnistinë fiskale, kur u tërhoq nga kjo nismë 3 vite më parë?

Sipas qeverisë, tashmë është ngritur infrastruktura mbrojtëse për të shmangur hapësirat e pastrimit të parave të krimit, pasi është ngritur tashmë struktura ligjore kundër pastrimit të parave, janë ngritur strukturat e reja të drejtësisë, është ngritur procesi i fiskalizimit dhe prej 1 majit Shqipëria ka kaluar në shërbimet online përmes e-Albania.

Sa vota kërkon amnistia fiskale?

Pas konsultimeve publike që qeveria ka çelur përgjatë muajve korrik-gusht, drafti do të kalojë në komisione parlamentare dhe më tej në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon miratim me 84 vota.

Skeda e amnistisë fiskale

Nëse pas konsultimeve publike të qeverisë, Kuvendi i Shqipërisë e miraton amnistinë fiskale ajo parashikohet të zbatohet për 9 muaj. Subjektet që përfitojnë janë emigrantët shqiptarë, bizneset, të huajt që janë rezidentë në vendin tonë dhe paguajnë tatime, dhe vlera maksimale që mund të deklarojnë është 2 milionë euro. Kufiri nuk është individual, por familjar, pra vetëm një person në familje mund të deklarojë 2 milionë euro.

Një njësi speciale do të ngrihet në Drejtorinë e tatimeve, dhe për 5ditë do të vë në filtër personat që kërkojnë të vetëdeklarojnë pasuri të luajtshme e të paluajtshme, shuma parash dhe sende me vlerë në 30-vjeçarin e fundit. Verifikimi do të bëhet përmes një sistemi online në ndërveprim me të gjitha institucionet që kanë të dhëna për subjektin. Me një certifikatë nga tatimet, subjekti shkon në bankë të deklarojë pasuritë dhe është sërish sistemi i tatimeve që lëshon certifikatën finale të amnistisë.

Kush deklaron pasurinë në 4 mujorin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, do të paguajë 7% taksë për vlerën dhe 10 % për 5 mujorin e dytë. Për 5 vjet nga deklarimi, nuk mund t’i transferojë paratë në banka jashtë vendit dhe nuk mund të tërhiqen cash deri në momentin e zbatimit të ligjit.

Nga falja si fiskale dhe penale për pasuritë e padeklaruara ndër vite, përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, politikanët dhe familjarët e tyre, individët e skeduar me rekorde kriminale dhe  terroriste, korrupsion, pastrim parash, si dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar.  

Ora 13:53
Rama ia thotë në sy zv.ambasadorit të BE-së: Të gatshëm të punojnë me ju, por mos guxoni të na thoni mos e bëni amnistinë fiskale

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për amnistinë fiskale ka replikuar me zv.amabasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin. Ky i fundit i tha Ramës se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri.

Kryeministri i tha se janë të gatshëm të punojnë, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale.

Alexs Hupin: Ne e mirëpresim këtë konsultim, kemi ndarë me shërbimet tuaja komentet tona pjesë që janë publike. Do lexoj disa pika. Akt balancues, akti i vështirë që do sigurojë të ardhura parashikueshmëri dhe besueshmëri që të jetë në vendin e duhur. Ju folët për faktin që edhe shqiptarët që janë në BE të kualifikohen për këtë amnisti, janë tatim pagues edhe të shteteve tona është shumë e rëndësishme që të sigurohet ligjshmëri e këtyre sigurimeve para se të futen në Shqipëri. Presim me padurim që të punojmë me ju sesi të vëmë mekanizmat e  duhur të kontrollit për rezidentët shqiptarë që qëndrojnë në BE. Në shumë vende amnistia fiskale është batuar si e tillë, por kryesisht për të ardhurat që lidhen me fiskalitetin. Duket se s’do kemi shumë kohë gjatë gushtit, do flasim ditët në vijim. Presim me padurim.  

Edi Rama: Ajo çfarë ju thatë është muzikë për veshët tanë. Kjo është gjithçka çfarë kemi kërkuar, për tu ulur dhe bërë realitet në mënyrën më të mirë. Jo që të thuhet pa filluar ende jo nuk duhet ta bëni. Jeni shumë të ndërlikuar, jeni një vend i dyshimtë. Kjo është e papranueshme. Për pjesën tjetër jemi të hapur të ulemi me ekspertët më të mirë. BE është plot me ekspertë s’do keni probleme të na gjeni për të na ndihmuar. Është një draft ndryshe nga ai që kishim vite më parë. Kemi trajtuar pika të ndryshme që janë ngritur nga BE dhe të tjerët në takime informale. Nuk po kërkojmë mbështetje nga ju të tjerë dhe jo më nga manivali. Ju kurrë nuk do të thoni bëjnë se kjo është e shkëlqyer për tu bërë, po kërkojmë vetëm respekt dhe për atë mundësinë e dyshimit, siç tha edhe miku ynë britanik. Zbatimi do të tregojë sesa të aftë jemi për të bërë saktësisht atë çka është shkruar në ligj. E meritojmë të na jepet mundësia dhe fakti është që jemi në shtëpinë tonë, jeni të mirëpritur si askund tjetër. Nuk kemi sekrete, ku nuk kemi axhenda që janë ndryshe nga partnerët tonë atlantikë.

Ajo çfarë ju ngrittë është paksa me shumë uckël, është mënyra e përsosur e be për ti bërë gjërat me uckël. Si? Do t’iu them që ata sjellin para këtu. Ka ins financiare që nuk janë banka që e bëjnë të mundur që deri në 10 mijë uro ti dërgosh dhe mos ti thuash askujt asgjë. Mund ta bësh shumë herë. Më duhet t’iu them që ka diçka që quhet kriptomonedhë, mund ti këmbejnë paratë me kriptomonedha të vijnë me një USB në aeroport dhe ti kenë paratë në telefon dhe çfarë të bësh pastaj, të punojmë sëbaSHku për të gjetur rrugën më të mirë. Ne punojmë ju na monitoroni, kjo është mirë kjo jo, por mos guxoni të na thoni mos e bëni kjo nuk është e mirë.

Ora 13:15
Rama: Dhomat e tregtisë shesin toka, por bëjnë letër ndryshe për shtetin shqiptar e tjetër për blerësin

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Dhomat e Tregtisë në vendin tonë shesin toka dhe bëjnë letër tjetër për shtetin dhe tjetër për blerësin.

“Sa pasuri të deklaruar ka Shqipëria sot në aspektin e pasurisë së patundshme? Kemi bërë rivlerësim të pasurisë dhe prapë nuk i kemi shkuar deri në fund. Janë 1 miliard dollarë që kanë dalë në sipërfaqe nga e drejta e rivlerësimit të një kontrate të bërë për të marrë një apartament apo shitur një tokë. Ka Kryetarë të Dhomave Tregtisë që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre të mos keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat, dhe janë kundër amnistisë normal, ky është thelbi.

Unë e kam në parim. Nuk kam asgjë me asnjë dhomë. Kam respekt për të gjitha dhomat dhe të gjitha kuzhinat. Nuk mund të ketë dhomë tregtie reale që përfaqëson interesat e sipërmarrjes që të thotë jemi kundër amnistisë. Kjo nuk është dhomë tregtie pastaj.. Mënyra si e ngrini ju çështjen është debat. Janë argumente. Ligji i amnistisë fiskale është i vështirë, nuk është i thjeshtë. Por në fund fare thelbi është kundërshtimi apriori është i papranueshëm. Çdo kundërshti debatohet. Jo për shkak të anëtarëve të nderuar të dhomës suaj por për shkak të një sistemi që funksionon prej 30 vitesh dhe nuk ka bërë asnjëherë formalizim të parasë. Hyri në jetën e shqiptarëve si një e drejtë konkurrence. Edhe anëtarët e dhomës do kenë çfarë të përfitojnë nga amnistia. Është sistemi. Nuk është problemi i kompanisë. Kryetarë dhomash tregtie kanë prona, shesin toka. Bëjnë tjetër letër për shtetin, tjetër letër për blerësin. Pse duhet të vihen në këtë pozitë kur kanë flamuj të shteteve të mëdha. Për këtë duhet amnistia që edhe ata të çlirohen nga barrat e të kaluarës. Ne nuk kemi bërë asgjë. Mekanizmi është klasik”, tha Rama.

Ora 13:04
Ironia e Ramës: Të huajt të na e sjellin një propozim ‘diktatorial’ për amnistinë, por dyshoj! Të tyret i kanë shumë ‘demokratike’

 

Kryeministri Edi Ram ndalur sërish në kritikat për të huajt të cilët kanë kundërshtuar amnistinë fiskale, i ftoi ata që t’i sjellin shembujt që kanë bërë në vendin e tyre. Rama tha se nëse i kanë më të shtrënguar do ta ndryshojnë ligjin direkt, pa asnjë lloj kushti.

Kreu i qeverisë bëri edhe një ironi, duke thënë se nuk beson se do të na ndihmojnë gjithsesi, pasi i kanë amnistitë shumë demokratike.

“Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është i s Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, tha Rama.

Ora 12:51
Rama për amnistinë fiskale: Duhet parë si trampolinë! Kriminelët janë armiq të përbashkët

 

Kryeministri Edi Rama tha se duhet ta cilësojmë amnistinë si trampolinë. Sipas tij, ka njerëz që e meritojnë pasi kanë punuar shumë.

'Është tamam si Holanda pas luftës dhe në këtë sens amnistia duhet parë si trampolinë.  I kemi parë proceset. Ne nuk e kemi formalizuar paranë dhe çdo para është e dyshuar. Si mund ta dyshojmë ne, në emër të kujt? Dhe pse në disa vende bashkohen të gjithmonë, kur ka zgjedhje ka njerëz kriminel kur s;ka janë njerëz të mençur. Ka shqiptarë që janë me kriminale dhe janë armiq të përbashkët por ka dhe shumë e shumë shqiptarë sesa ata të cilët duhet të paguajnë prokurorët

Po përmend ballin që mos përmend pjesë të tjera, sepse kanë punuar shumë shqiptarët. Ky është minimumi jetik i respektit, ose maksimumi i mos respektit.'- tha Rama.  

Ora 12:29
'Nuk kanë faj ndërkombëtarët, se japim raportet BIO', Rama i ashpër me partnerët: Nuk na bëni dot për budallenj

 

Duke folur për amnistinë fiskale dhe rezerva që kjo amnisti ka marrë nga ndërkombëtarët Rama ka reaguar ashpër. Sipas tij nuk ndërkombëtarët nuk bëjnë dot njeri për budallenj.

'Nuk kanë faj partnerët dhe ne këtu shqiptarët nxijmë ua hedhim ne me këtë raporte. S'kanë faj ata se ua japim raportet BIO nga Shqipëria, po kjo është punë tjetër. Nuk kemi si ta bëjmë njëri tjetrin për budalla këtu. Jemi një vend që po e tregojmë sesa serioz jemi në marrëdhënie ndërkombëtare, kemi të meta e prapambetje, sigurisht. Po nga mendja jemi në rregull, nuk vëmë  njeri përpara kur vjen puna për respekt.'- tha Rama.

Ora 12:20
Amnistia Fiskale, Rama: Ç’punë ka Dhoma Amerikane e Tregtisë ta kundërshtojë, mungesë respekti! Më thoni një biznesmen që e kundërshton

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e Dhomës Amerikane të tregtisë për amistinë fiskale.

“Argumente që na u dhanë ishin të vlefshëm prandaj e shtymë këtë proces edhe pse do e kishim shumë më të lehtë të merrnin votat në parlament në atë kohë. Ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur. Sot e kemi të ngritur të gjithën. E dyta strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin të ngritura. Procesi i fiskalizimit nuk ishte i ngritur, sot është i ngritur. Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie. Ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia”, tha Rama.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, ky projektligj nuk ofron garancinë e mjaftueshme që individët me të precedent penal apo veprimtari kriminale të përjashtohen nga kjo amnisti. Miratimi i këtij legjislacioni, do të ndikonte në klimën e bizneseve të ndershëm dhe investimeve duke krijuar një konkurrencë të padrejtë", tha Rama. 

Ora 12:14
Amnistia fiskale, Rama: Është bërë edhe nga vendet që sot na bëjnë 'moral'

 

Kryeminsitri Edi rama tha se amistia fiskale është bërë edhe nga vendet e tjera që po i bëjnë 'moral' Shqipërisë për këtë projektligj. 

'Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Për këtë arsye unë kam ftuar bashkë me mua zv sek e këshillit të ministrave e cila është në të njëjtën kohë edhe juriste për të bërë një paraqitje të shkurtë r të këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them ca gjëra që mbase nuk u prekën. Dua t'iu kujtoj të gjithave së pari ju dhe ndërkombëtarëve

Bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria i ka marrë një vendim, me një kosto shumë të lartë, një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, do të bëhet i papërballueshëm. Kjo faturë e cila po i afrohet 500 euro për megavat para 50 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë dhe familje e dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para?

Ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa jonë e parë për më të prekurit nga inflacioni nuk e ka zgjidhur të gjithë hallin, por halli vazhdon. ideja e amnistisë është ide e vjetër dh asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s'ka qenë në kushte t e duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Por se kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha siç nuk i kishte ardhur koha kanabisi mjekësor. E bëmë pasi na ra një gjëme e madhe në kokë siç ishte tërmeti.

Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqve u them: respekti reciproke është A -ja e punës sime në funksion të republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe ide. '- tha Rama.

Ora 11:51
Ministri i Drejtësisë: Ja katër arsyet për Shqipëria është gati për amnistinë fiskale

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë katër arsye përse vendi ynë është gati për këtë amnisti fiskale.

Reforma në drejtësi ka krijuar mekanizmat e duhur ligjorë për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Ka një kuadër të plotë ligjor penal dhe administrativ për të parandaluar pastrimin e parave.

E dyta do listoja faktin që kem duhur administratore dhe tatimore për monitoruar si duhet këtë proces. Mjafton t’iu sjell si shembull procesin e fiskalizimit.

Për shkak të digjitalizimit kemi një ndërveprim të institucioneve të të gjithë data base shtetërore dhe jemi në gjendje ta monitorojmë këtë proces.

Do të bashkëqeverisim me qytetarët dhe Këshillimi Kombëtar nuk ishte një proces konspirativ, një proces që më pas ta kthejmë në nismë ligjore. 66% e shqiptarëve iu përgjigjën pozitivisht. Unë e shoh si shenjë të përgjegjësisë sonë të qeverisjes”, tha Manja.

Ora 11:32
Amnistia fiskale, Ahmetaj: Përjashtohen personat me të shkuar kriminale, si edhe subjektet e OFL

Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj bëri të qartë se të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni nuk do të amnistohen. Në fajlën e tij, Ahmetaj u shpreh se amnistia është shumë e rëndësishme për shkak të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendit. Ai theksoi se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë për 5 vite.

"Tërmeti i 2019, goditi mbi 7% të PBB, dëmi mund të shkojë edhe 9%. Dëme që duhen riparuar. Është pandemia, ka goditur të gjithë vendet e globit. Shqipëria e ka përballuar me sukses por goditjet ekonomike kanë qenë të ndjera me gjithë paketa injektuese. E treta është invazioni rus në Ukrainë dhe kriza ekonomike me treguesin më të prekshëm që është inflacioni dhe në kategori të ndryshme të popullsisë është më i lartë. Ky kontekst ekonomik prek buxhetin. Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë dhe tenton të garantojë likujditete e domosdoshme. Është hera e parë që propozohet legalizimi i kapitalit. Nuk bëhet fjalë. Amastia penale nuk do të thotë që dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale amnistohet. 

Te kategoritë e përjashtuarado ta kuptoni që personat e dënuar janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Ecim me logjikën juridike të prezumimit të pafajësisë. Unë nuk dua të marr kohën tuaj me atë që kemi bërë. Përpjekjet tona për formalizimin janë shumë të rëndësishme dhe prekshme. Ata që e kanë ndjekur përpjekjen e qeverisë ndër vite të ardhurat ishin 24%, sot janë 28% e prodhimit të brendshëm. Është një kërcim shumë i rëndësishëm. 4% janë gati 600 e kusur milion dollar.

 E rëndësishme për të thënë është qëllimi i amnistisë siç u referuam. Rishikimi i pasqyrimit financiar. Afron ashtu si rëndomtë në amnistitë fiskale ruajtjen e sekretit dhe mosfillimin e procedimit penal ndaj subjekteve përfituese. Deklarimi vullnetar është koncepti shtyllë mes qytetarëve dhe shtetit. Në rastin konkret tatimi i posaçëm. Përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm, politikanët dhe familjarët e tyre.

Fjalët që qarkullojnë për ta kontamimuar si koncept, amnistia fokusohet te qytetarë. Përjashtohen individët e skeduar globalisht me rekorde kriminale dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar. Pasuritë e amnistuara nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite. Si e theksova të gjithë zyrtarët dhe funksionarët e lartë. Pasuritë e deklarueshme që është  shumë e rëndësishme. Tatimi i posaçëm është 7% në 4 muajt e parë.. Kjo ka të bëjë me urgjencën që kemi ne si qeveri dhe ekonomia sa më parë për të parë atë pjesë që e i takon buxhetit për shkak të merakut që ka kryeministri për të parë të materializuar pasurinë për shkak të valës së invazionit rus.

2 mln euro nuk është kufiri vetëm për individin por për të gjithë certifikatën familjarë. Paratë nuk mund të tërhiqen deri në zbatimin e ligjit. Kamatvonesat për deklarimin e pasurisë falen nëse kryhet regjistrimi. Afati i zbatimit është 9 muaj", tha Ahmetaj.

Ora 11:21
Amnistia fiskale, Ministrja e Financave: Do ketë afat 9 mujor! Qëllimi të parandalojmë evazionin në të ardhmen

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje nga projektligji për amnistinë fiskale. Ajo tha se do të ketë nëj afat mujor prej 9 muajsh.

"Afat 9 mujor. Në zbatim të këtij ligji do krijohet një njësi special të ndërveprojë aktivitetin e saj me të gjitha institucionet që kanë si objekti korrupsionin, krimin. Në një kohë prej 5 ditësh do analizojë të gjitha kërkesat nga subjekte apo tatimpagues, duke ndërvepruar me të gjitha institucionet që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

Të finalizohen të gjitha projekt që kemi të parashikuara. Kemi një historik ku prej 30 vitesh kemi pasur normë informaliteti të lartë, është e nevojshme të ngrihen struktura që të krijohet vit 0 ku të mos ketë më që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Nëpërmjet amistisë fiskale do bëjmë të mundur që paratë nga puna e padeklaruar, pasi të padeklaruara të krijuara në një historik 20 vjeçar të mund të legalizohen. Në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute", tha Ibrahimaj. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 18/07/2022 00:01

    BEJE AMNISTINE RAMA,,,POR MOS LEGALIZO PARA QE VIJNE NGA ANGLIA,,,HOLLANDA,,,BELGJIKA,,ITALIA,,GREQIA,,GJERMANIA,,,PA U HETUAR SESI I BENE PARATE KETA QYTETARE SHQIPTARE,,,PO QE SE KA DYSHIME PER DROGE,,APO VEPR,, TE TJERA PENALE E KORRUPTIVE TE MOS LEJOHEN,,,DUHET TE KALOJNE NE NJE FARE SITE,,,,SEPSE NE ANGLI E KUDO NE EUROPE KA LLOJ-LLOJ ALABAKU QE KA SHITUR DROGE.....

    Përgjigju
  • Iris: 16/07/2022 03:49

    Arroganca, tangerlleku dhe harbuteria e Rames po behet e padurueshme.Kur te huajt te thone qe e ke gabim,apo ki kujdes, e kane nje arsye te forte dhe vertet qe amnistia mund te jete bere ne vendet e tyre,por a mund te krahasohet sistemi i drejtesise,financiar,etj i Shqiperise me keto vende? Per mendimin tim,lepuri fle diku tjeter.Nervozizmi dhe humbja e qetesise nga Rama per kete problem,tregon se kemi te bejme me nje problem te madh qe kerkon nje zgjidhje emergjente dhe cdo /ndihme/ qofte kjo dhe /amnisti fiskale/ vlen.Sa ka vajtur borxhi kombetar qe duhet shlyer dhe shpejt?Ka njeri te na jape info.?

    Përgjigju
  • Goni: 15/07/2022 22:17

    Po na vjedhin haptazi fare, nuk ja ben syri terr, tani dhe nje levizje tw fundit per ti legalizuar ato qe vjedhin, dhe ne te gjithw sbejme asgje

    Përgjigju
    • A. N.: 15/07/2022 23:35

      Jemi vend pa opozite qe do te thote vend i pa shprese kshq s'kemi c'te bejme.

  • Arbërori: 15/07/2022 17:59

    Ahhh Edvin shkjau shqipfolës që e shkatrrove këtë Shqipëri të bekuar, u kishe nga shkjau dhe e hëbgre kokën tënde edhe ate shumë shpejt numrimi për ty vetëm ka filluar…

    Përgjigju
    • Beni: 15/07/2022 23:05

      Ca shkjaubmor toc shko shif ato shkjaut andej nga ana jote.

    • Tani: 15/07/2022 19:53

      Ishte me mire Saliu shiste vetem nafte tek shkjau ,u ndimoj shume juve kosovareve..

  • Entoni: 15/07/2022 17:36

    Kam gati 8 vite si person fizik. 6 vitet e para pagova TVSh, taksa edhe Tatim fitimi (5%), ne nje total 180 mije euro. E pezullova para dy viteve. Kur qeveria doli edhe tha qe hiqen tatim fitimi (deri me 14 mil leke xhiro) deri me 2029 e hapa prape. Tani ky i gjati thote qe ju do paguani tatim fitim 23% sepse eshte e pandershme kundrejt buxhetoreve qe paguajne taksa. Si rrjedhim 70% e xhiros se nje bisnesi te vogel do tatohet 23% tatim fitimi. Nderkohe qe tatim fitimi per dividentet e bizneseve te medha ulet deri me 6% . Per ti vene kapakun amnistia fiskale taton 5-7%. Pra ai qe i ka fituar leket ne te zeze edhe ka bere evazion fiskal tere jeten duhet te paguaj 7 %. Une qe kam qene tere jeten korrekt duhet te paguaj 23%. E thene ndryshe ate 180 mije euro te permendur me lart. Do kisha bere mire te mos te ia paguaja shtetit, te punoja ne te zeze edhe ti legalizoja tani duke paguar 7% te shumes vetem 12600 euro. Diferencen do ta kisha ne xhep. Flmn o shtet per mesimin qe me dhe. Qe neser do iki ta mbyll perfundimisht niptin.

    Përgjigju
    • A. N.: 15/07/2022 23:32

      Keto vit per vit ndryshojne ligjet. Tha qe sdo tatohej fitimi ngaqe ra termeti e covidi. Sivjet del e thote te taksohen se spo paguajne taksa personat fizike. Nderkohe i rras amnisti te pandershmit. Kushedi se cfare do shpikin vitin tjeter.

  • aicuni: 15/07/2022 16:24

    bravo trimi xhajahos tamam si god father je bo. jepi

    Përgjigju
    • Sondazhi: 15/07/2022 18:01

      Nuk ka.leverdi të hyjë ne BE. Kush do bëj 50 mln i km rrugë.

  • Rasim: 15/07/2022 15:39

    Sistemin e kemi "elektronik" thote Rama. E ka bere gati skemen. Si puna e ketyre firmave fantazme. 1 me letra 100 me mashtrime. Dhe do ti kete te lidhur me portalin live te Patronazhisteve se edhe zgjedhjet po afrojne....

    Përgjigju
  • Turi: 15/07/2022 15:35

    Vetem ata qe jetojne me asistence sociale komentojne , o barbona cfare do lloj leku te jete do mar shteti taksen dhe do te rritet ekonomia nese futet leke e kuptoni apo doni qe te gjithe si ju te jetojne me asistence . Sa per boten qe po na cajne trapin te gjithe e kane bere amnistine fiskale kush me heret dhe kush me vone kur shteteve u duhej leke prandaj qofte e bere dhe hallall ai qe ka leke , kurse morracaket te hana fara luledielli

    Përgjigju
    • Bububu: 15/07/2022 23:07

      O shqipria ca leshin hyn ke apo jo besim ajo esht per te gjith Ata emigrant we mbajn kte vend me te ardhura o plep se mbetet tek rruga rruga rruga

    • Shqipëria: 15/07/2022 18:02

      O idiot, ke besim ti të këto plehra? Krahason Ben tigrin me Europën, këtu i km rruge shkon 70 mln euro, ne Europë 3. Idiot

  • A. N.: 15/07/2022 15:23

    Gjoja po i qan hallin parave te emigranteve ky. Po ku ka emigrant qe me djersen e ballit te kete bere deri ne 2 milion euro qe ti amnistoje? Cili emigrant u ankua qe ti behet amnisti se spo e kuptoj? Kuptohet qe kjo amnisti eshte per oborrin qeveritar si dhe menyra me e mire per te pastruar parate qe vijne me thase nga droga qe po trafikohet ne gjithe boten.

    Përgjigju
    • Askushi: 15/07/2022 23:08

      Po mi po te behet qe cke me te po ju aq kuptoni aq flisni

    • Arbërori: 15/07/2022 20:39

      Para krimi që ka vjedhur vet dhe ua ka fut disa emigrantve fiktiv në konto, si dhe para droge…për këtë arsye ky Edvin shkjau shqipfolës ështé çmendur totalisht sepse rrezikon që i humb të vjedhurat…!!!

    • Lola: 15/07/2022 19:23

      E sakte.

  • Maksi: 15/07/2022 15:21

    Nese dhomat me flamuj do te ishin pro idese te legalizimit te parave te krimit te organizuar, do ti kishte "shpartalluar" KM si cenuese sovraniteti??? Sipas KPenal eshte krim i rende cenimi i sovranitetit. Te nderseje valle lukunine e polici per ti "arrestuar" cenuesit? Nese nuk e ben ose shpif (dhe eshte shkelje penale kjo) ose shperdoron detyren (krim)? Me cdo fjali ky gjeneron minimumi dy vepra penale. Ne total ka gjase te kete konsumuar gjysmen e KP!!!

    Përgjigju
  • anjeza jo maja: 15/07/2022 15:13

    Amnistia fiskale e con Shqiperine shume hapa larg drejt integrimit Europian. Nuk jam pro-Europes personalisht por ky qe derdellis thote se eshte. Pra te tjera thote dhe te tjera ben. Amnistia fiskale sherben per te lare leket e pista te krimit dhe korrupsionit si dhe per te rritur artificialisht cmimet e pasurise se paluajtshme. Emigrantet ne % shume te larte jane me dokumenta te rregullta dhe nuk kane cfare pasurie te legalizojne nderkohe qe cunat e Londres dhe shoket e tyre kane shume pasuri per te legalizuar.

    Përgjigju
  • Maksi: 15/07/2022 15:02

    Sa here qe ka kritike: per vjedhje zgjedhjesh, perdorim kriminal te te dhenave personale, survejim dhe intimidim zgjedhesish, perdorim kriminelesh ne zgjedhje madje berje e tyre deputet, apo akuza dhe arrestim te zyrtareve te larte ministra e deputete, per dhenie kriminale te pasurise dhe parase publike, nga shendeti tek plehrat, gjithmone kreu dhe Kumbari i seciles del VETE, BALLAZI, dhe pasi u tregon gishtin dhe vendin, vecmas te "jashtmeve" se ua rregullin qefin tek "miqte" neper ambasada apo zyra te fshehta. Teorikisht pak shtete jane te tipit "Mafioz" sepse aktivitete te krimit te organizuar ideohen, konceptohen dhe zbatohen nga vete zyrtaret qe kane detyre te qeverisin. Shqiperia ndoshta eshte e vetmja nder to qe ndermarrja kriminale eshte ne nivel tjeter, me te larte, ku vete Kryeministri jo te ule koken dhe bishtin nder shale, por si dhi e zgjebosur na deshmon se donta coje ne fund misionin per te legalizuar cdo para te krimit te tij te organizuar. Sikur Falkone te qe gjalle dhe ishte shqiptar, ose FBI dhe prokurore gederale amerikane te qene ne vend te ketyre mortjeve SPAKiste, do ta kishin rrethuar Kuvendin dhe arrestuar Ramen dhe bashkepuntoret e tij! Me te vertete nje Mafje hibride mavi!

    Përgjigju
  • E verteta: 15/07/2022 14:21

    Eshte se Rama e deklaron hapur se te gjitha parate dhe ardhurat e krijuara si pasoje e aktivitetit kriminal dhe korruptiv te tij dhe kujtdo poshte tij, do ti legalizoje! Me qarte me nuk vete. Ashtu si Berisha qemoti qe bente be e rrufe se parate neper piramida qene te pastra e te sigurta.

    Përgjigju
  • Shokutarras: 15/07/2022 14:16

    Ti mor i marre do te besh ligj te legalizosh vetem leket e vjedhura te oborrit tend dhe kujton se te huajt nuk kuptojn, se ti je gjeni, do i genjesh sic genjen pensionistat shqiptar. Emigranteve shqiptar si bie me ne mend te vijne as per pushime me ne shqiperi e jo me te investojn. Po jo mor budalla se sdo rrin tete mbushin mendjen ty delegacionet, po thjesht kur te shkosh atje si karagjoz me ju ngjit nga mbrapa me bo foto dhe me i thon na hapni dyert e BE, do te thon jo...Pastaj fillon deliron ti, jo po dasma, jo po krushqit, jo po open balkan, jo turqia, jo emiratet dhe ne fund perseri kthehesh sikur ke ardhur nga pota poty...

    Përgjigju
  • Petrit: 15/07/2022 14:04

    Kam degjuar qe kryeministri u referohet perhere emigranteve si personat te interesuar per legalizim, kjo eshte teresisht e pavertete,Sepse emigrantet,(te ndershmit qe jetojne me pune) 90 % e tyre nuk e shohin Shqiperine si mundesi jetese dhe cdo investim e bejne ne vazhdimsi ne vendin ku banojne , pa diskutuar ketu qe me mijera kane 2 nenshtetsi.Amnistia behet vetem dhe vetem per te legalizuar korrupsionin dhe vjedhjen shteterore te ketyre 30 viteve.

    Përgjigju
  • Niku: 15/07/2022 13:50

    Amnistija behet per hajdutet dhe grabitesit qe kane 30 vjet ne politiken rrumpall, tani duan ti pastrojne eshte shume e thjesh ti legalizoshe ne emer te familjareve dhe te afermeve,,keshtu dhe spaku ska me angari per pasurite e politikaneve dhe ish gjyqetareve.

    Përgjigju
  • Petrit: 15/07/2022 13:45

    Na e cau b...n ky robi qe per 1 sufllaqe ben 20 komente me te njejten kontekst. Shko e lyp si pypsar se eshte me e ndershme.Nuk behet qeveria me e sukseshme nese e lavderon 1000 here e komente.

    Përgjigju
    • Sufllaqist: 15/07/2022 13:49

      Tamam. Te pakten te na thone dhe neve qe lexojme ku te vemi per nje vend pune te tille, meqe gjithsesi po e humbim kohen ketu per hic gje.

  • Altin: 15/07/2022 13:40

    Ishalla na ndihmon sado pak ne kete krize qe po kalojme

    Përgjigju
    • Niku: 15/07/2022 19:51

      Nuk bie ne sy fare qe je I njejti person qe komenton me emra te ndryshem..cfare ndime do te vij ty ?? Apo ke para te grabitura qe do ti legalizosh.

  • Klaus: 15/07/2022 13:39

    Boje edo se ke frik me ble i shpi tashi se t cajn trapin bankat ku i more leket , i thu i kam kursime smarin vesh ordinerat

    Përgjigju
  • Luan: 15/07/2022 13:38

    Aplikoje amnistine qe te vijne te investojne n vend t vet shqipot mos t ikin ti cojn leket neper vende tjera

    Përgjigju
  • Ehuuu: 15/07/2022 13:38

    Pirth pirth se lirohesh. Kjo tregon se nuk ke shtet ose nuk kontrollon dot. Ja dhe po u be kjo kush eshte ai budalla qe do tregoj leket.

    Përgjigju
  • Urani: 15/07/2022 13:37

    Kjo do te ndikoje shum e mire ne ekonomine e vendit tone ku do te kene mundesi qe emigrantet te investojne ne atdhe

    Përgjigju
  • Sefer daja: 15/07/2022 13:34

    Paskan plas rilindasit në komente! Po pse nuk pyesni njëherë, me ne që kemi 20-25 vite që paguajmë e jo që nuk na është falur një 100-leksh, por dhe shërbim për pagesat e kryera marrim mbrapsh atë "gjatin" si do veprohet? Kjo para e pisët e pastruar tani, a nuk do të na konkurojë ne në mënyrë të pa drejtë??!! Nëse duan të tërheqin parà, le ti deklarojne, ti depozitojnë në bankat shqiptare, pa mundesi tërheqjeje, per nje periudhe 5-10 vjeçare! Pastaj le te futen këto para në qarkullim!

    Përgjigju
  • Ylber: 15/07/2022 13:34

    Aministia fiskale esht nje gje shum e mire kjo do te uli shum kriminalitetin dhe korrupsionin ne vend

    Përgjigju
    • Alb: 15/07/2022 21:47

      Ca lidhje ka kriminaliteti a ketu kan pjerdh robt sdin ca flasin amnistia behet per ata qe kan lek ne parajsa fiskale ti sjellin ketu ti ken te sigurta dhe ata me krime se nuk do njeri 10 mij euro kursime behet fjal per lek me thas. Kjo kriminalitetin e ben me krah sepse krijon nje lloj pasigurie sociale per ate te thjeshtin qe taksohet dhe gjobitet ose ndeshkohet per evazion fiskal 1mij euro ose 2 gram hashash. PO pati budallenj sinty qe me 150 lek buk e qofte shpeton nga kriza ne rregull eshte ekonomia madje quhet progres po te jet dhe me salc kosi.

  • Ylli: 15/07/2022 13:31

    Shum vende te botes e kane provuar kete gje dhe kane dale me gjera pozitive keshtuqe kemi besim te ju z.rama

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/07/2022 18:02

      As edhe një vend normal nuk e bën këtë shëmti, Edvin shkjau shqipfolës duhet në burg sa më parë . Ky don të amnistojë paran e vjedhur nga populli përmes firmave fantazm…!!!

  • Arian: 15/07/2022 13:27

    Kjo esht nje zgjedhje shum e mire per vendin tone kjo do te beje qe korrupsioni ne vend te ulet

    Përgjigju
  • Luce: 15/07/2022 13:25

    Aministia fiskale esht nje gje shum e mire kjo esht provuar dhe ne vendet e tjera te botes dhe ka ndikuar pozitivisht,sic do ndodhi dhe ketu

    Përgjigju
  • Tonce: 15/07/2022 13:24

    Vendi yne esht zhvilluar shume dhe kjo fal z.kryeminister qe mendon per ta cuar vendin perpara

    Përgjigju
  • Ariu: 15/07/2022 13:23

    Mendoj se duhet të bëjmë një amnisti për suflaxhinjtë që shkruajnë në portalet e ramës

    Përgjigju
  • rambo: 15/07/2022 13:20

    Njeriu mendon per te ardhmen jo vetem tani per tani

    Përgjigju
  • orion: 15/07/2022 13:20

    po askush nuk eshte kundra kesaj amnistie m po ku marrin vesh keta se kane inate qe se bene dot vete ti shofesh ne rradhe tu deklaru leket

    Përgjigju
  • rei: 15/07/2022 13:06

    shqiperia eshte gati per amnistine fiskale, duke qen se eshte provuar do et dicka e vlefshme per ne

    Përgjigju
  • Elena: 15/07/2022 13:05

    Kjo eshte nje zgjedhje shume e mire per ekonomine e Shqiperise

    Përgjigju
  • beni: 15/07/2022 13:05

    mendoj se do jete vertet dicka e vlefshme per ne duke qen se eshte provuar dhe nga vende te tjera

    Përgjigju
  • Emi: 15/07/2022 13:03

    Nje kryeminister qe punon shume per te ardhmen e vendit dhe ekonomine e tij

    Përgjigju
  • Joana: 15/07/2022 13:03

    Rama ka bere nje pune shume te mire me udheheqjen e vendit tone

    Përgjigju
  • Alma: 15/07/2022 13:03

    duke qen se eshte provuar dhe nga shtete te tjera me te fuqishme eshte e provuar qe kjo gje do funksionoje

    Përgjigju
  • Myzafer: 15/07/2022 13:02

    Miratimi i amnistise fiskale do te njete nje vendim shume i drejte ku do ndalohet korrupsioni dhe krimi ne vend

    Përgjigju
  • Luli: 15/07/2022 13:02

    Kjo gje do te rris akoma dhe me shume investimet ne vend nga te huajt dhe shqiptaret

    Përgjigju
  • Tani: 15/07/2022 13:01

    Dicka mfajt e mire duke pare dhe kohen qe ndodhemi kjo do te forcojm akoma dhe me shume ekonomin e vendit tone

    Përgjigju
  • Timi: 15/07/2022 13:00

    Dicka mjaft e mire e cila do te rris akoma dhe me shume ekonomin e vendit

    Përgjigju
  • Eno: 15/07/2022 12:57

    Kjo eshte nje zgjidhje shume e mire nga Kryeministri

    Përgjigju
  • Astriti: 15/07/2022 12:56

    Sa shumë sufllaqe po harxhon sot qeveriu!

    Përgjigju
  • Dea: 15/07/2022 12:56

    Amnistia fiskake do te ule numrat e korrupsionit te vendit dukshem

    Përgjigju
  • Aleksa: 15/07/2022 12:56

    Ky ligj do te sjelle permiresime ne ekonomine e vendit tone

    Përgjigju
  • bledi: 15/07/2022 12:55

    me te vertet projektligj i mire qe do ndiko pozitivisht ne zhvillimin e vendit . bravo per punen e palodhur

    Përgjigju
  • besa: 15/07/2022 12:54

    u zgjidhni menyrat me te mira per zhdukjen e korrupsionit dhe kriminalitetit ne vend. mos degjoni fjalet negative se atojan ata qe duan te pengojne zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • alma: 15/07/2022 12:53

    amnistia fiskale do ndikoj pozitivisht dhe kvo eshte vertetuar kur e kan bere te tjera shtete te fuqishme para nesh

    Përgjigju
  • mondi: 15/07/2022 12:52

    kjo eshte menyra me e mire per zhvillimin ekonomik ne vend se do ndikoj ne investimin dhe kriimin e bizneseve ne vendin tone. beni mire dhe faleminderit per me teper qe na informoni per proektligjet e reja qe keni vendosur

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/07/2022 12:52

    Nje Kryeminister per tu marre shembul qe po mundohet dita dites qe te ulet korrupsini dhe krimi i organizuar.

    Përgjigju
  • tani: 15/07/2022 12:49

    rama po ben nje pune shume te mire per zhvillimin e vendit, ata qe flasin negativisht pengojne zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/07/2022 12:48

    Projekt ligj i cili do te ndihmoje shume ne ekonomine dhe zhvillimin e vendit ku do te ndalohet korrupsioni dhe krimi i organizuar

    Përgjigju
  • beni: 15/07/2022 12:48

    kritikat vijne nga ata qe nuk duan qe vendi yne te zhvillohet

    Përgjigju
  • ilvi: 15/07/2022 12:46

    qe ne fillim qeveria jone ka qene transparente ne ate qe ben

    Përgjigju
  • alma: 15/07/2022 12:45

    amnistia fiskale do ndikoje pozitivisht ne vendin tone

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles: 15/07/2022 12:42

    Edi Rama eshte kryeministri me i mire ne Europe. Shqiperia po lulezon nen udheheqjen e tij. (Metode e re propagande qe krijon iluzionin sikur qeveria ka aktivizuar komentues servila. Per ju qe nuk e keni vene re, kjo lloj propagande filloi disa dite pasi supaxhinjt shqipfoles me te cilet une bej ironi - duke u shtirur sikur jam shefi i tyre - u demaskuan ne nje debat me permbajtje historike.)

    Përgjigju
  • ilira: 15/07/2022 12:41

    amnistia fiskale do ndikoje mire dhe pozitivisht ne vendin tone

    Përgjigju
  • Ensuela: 15/07/2022 12:41

    E vetmja qeveri transparente me popullin shqiptar ,fat per ne qe ju kemi ne krye te vendit.

    Përgjigju
  • Irvi: 15/07/2022 12:40

    Sa te jeni ju ne krye ky vend do jete ne duar te sigurta

    Përgjigju
  • Tea: 15/07/2022 12:39

    Trasparenca juaj eshte per tu vleresuar pasi informoni te gjithr qytetaret per cdo informacion

    Përgjigju
  • Erjon: 15/07/2022 12:38

    Nuk e kuptoj pse duhet te kerkojme cdo gje nga nderkombtaret. Nese ka qene e suksesshme ne vendet e tjera pse mos behet dhe ne shqipri

    Përgjigju
  • Arben: 15/07/2022 12:38

    Eshte nje projektligj mjaft i mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Kasi: 15/07/2022 12:38

    Me fat qe ju ksmi ju ne krye dhe mundoheni vetem per te miren e vendit tone

    Përgjigju
  • Klara: 15/07/2022 12:37

    Cdo dit po beni projekte te cikat do te ndikojne shume mire ne zhvillimin e vendit tone

    Përgjigju
  • Klajdi: 15/07/2022 12:37

    Me kete suoer projekt korruosioni ne vendin ton do te zhduket njeher e mire

    Përgjigju
  • Linda: 15/07/2022 12:33

    Shoresoj qe dhe ne vendin tone ky projektligj te eci ashtu sic mendojme

    Përgjigju
    • Loni: 15/07/2022 12:38

      Cfare do heci o njerez cfare do heci... Do heci per oborrin qeverires edhe qenerit qe e rrethojne. Asgje per populli si perhere...

  • Aria: 15/07/2022 12:33

    Qeveria jone duke qene transparente na ke ber te besojme edhe me shume ne punen e tyre

    Përgjigju
  • Esi: 15/07/2022 12:32

    Sa ka ardhur kjo qeveri ne krye vendi yne eshte ber nje vend akoma me i mire korrupsioni eshte ulur

    Përgjigju
  • Linda: 15/07/2022 12:32

    gjate koheve te fundit qeveria rama ka ber pune shume te mira ne vendin tone

    Përgjigju
  • Geri: 15/07/2022 12:32

    Jeni nje qeveri shume trsspsrente dhe na vjen shum mir qe ju ksmi ne krye

    Përgjigju
  • Dybekuipartise: 15/07/2022 12:31

    Po barinjte qe kane perfunduar me sukses akademine, a perfitojne?

    Përgjigju
  • kejsi: 15/07/2022 12:30

    amnistia fiskale ul ndjeshem korrupsionin ne vendin tone

    Përgjigju
  • Tea: 15/07/2022 12:30

    Po beni shune mire me kete projektligj pasi do ta ukni shume korruosionin ne vendin tone

    Përgjigju
  • Vera: 15/07/2022 12:29

    Ky orojektligj po ben shum mir qe po behet pasi do te ndikoj shume mire ne vendin tone

    Përgjigju
  • Kevi: 15/07/2022 12:27

    Meqenese esht ber ne vendet e tjera dhe ka ecur shume mire ben mir te behet e ne vendin tone

    Përgjigju
  • Marko: 15/07/2022 12:25

    Po beni dica mjaft te mire duke pare dhe situaten dhe krizat e ndryshme kjo gje do te ndikoj akoma Mjaft pozitishit ne ekomin e vendit

    Përgjigju
  • Tani: 15/07/2022 12:24

    Mjaft pozitive si gje kjo do te rris mdjeshem dhe ekonomin e vendit

    Përgjigju
  • arli: 15/07/2022 12:24

    me vjen mire qe po punohet shume ne vendin tone

    Përgjigju
  • silva: 15/07/2022 12:23

    me kete projektligj do luftohet krimi dhe korrupsioni

    Përgjigju
  • Aldo: 15/07/2022 12:23

    Dicka mjaft e mire e cila do te rris akoma dhe me shume ekonomin e vendit e do te nxis akoma dhe me shume investimet me vend

    Përgjigju
  • Oni: 15/07/2022 12:23

    Projektligji i amnistise fiskale mjaft i nevojshem ne vendin tone e sidomos ne kete situate te veshtire qe ndodhemi

    Përgjigju
  • Lara: 15/07/2022 12:21

    Nje projekt ligj shume transperent karshi qytetareve

    Përgjigju
  • moni: 15/07/2022 12:12

    kjo eshte menyra me e mire per te luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin ne vend. bravo qeveris tuaj qe zgjedh menyra te tilla per te luftuar pastrimin e parave

    Përgjigju
  • ami: 15/07/2022 12:09

    iu falenderojme qe jeni kaq transparent me ne dhe na informoni vazhdimisht per punen dhe projektligjet qe vendosni

    Përgjigju
  • Myzafer: 15/07/2022 12:04

    Ky do te jete nje projektligj shume i rendesishem per rritjen e ekonomise ne vend por dhe per uljen e korrupsionit dhe krimit te organizuar.

    Përgjigju
  • Mondi: 15/07/2022 12:02

    Mendoj se kjo eshte nje gje shume e drejte qe shteti po ben sepse përveç vlerave monetare do të lejohet legalizimi i pasurive të patundshme, bilanceve të biznesit, dhe sende me vlerë si makina, vepra arti dhe gjera te tjera dhe kjo do te jete nje plus per individet qe duan ta bejne kete gje

    Përgjigju
  • Erald: 15/07/2022 11:58

    Eshte nje ligj qe e kane bere shume vende te botes dhe ka rezultuar i suksesshem. Pse jo mos behet edhe ne shqiperi

    Përgjigju
  • Niku: 15/07/2022 11:54

    Do ishte me mire te kryeshin hetime me pare... pastaj te shikohesh amnistia fiskale, por me sa duket i intereson maxhorances, opozites,Spakut,kriminelave,grabitesve,ish gjyqetareve etj... loja eshte per gjasme emigrantet, por emigrantet i kane super te deklaruar ne shtetin ku jetojne..

    Përgjigju
  • nushi: 15/07/2022 11:54

    ky projektligj eshte i duhuri per te luftuar evazionin fiskal dhe kriminalitetet ne vend. keni zgedhur menyren e duhur dhe faleminderit qejeni transparent me ne

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/07/2022 11:47

    Dua te theksoj se me ane te amnistise fiskale mund të deklarohen prona dhe para deri në dy milionë euro

    Përgjigju
  • Ervi: 15/07/2022 11:45

    Mendoj se eshte gjeja me pozitive dhe projekti me i mir qe keni menduar deri tani

    Përgjigju
  • Noel: 15/07/2022 11:44

    Transparenca qe keni me qytetaret eshte per tu vleresuar

    Përgjigju
  • Frensi: 15/07/2022 11:44

    Nje super projektligj i cili do na ndihmoje shume qe korrupsioni ne vend mos te ekzistoje me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?