Rama: Dhomat e tregtisë shesin toka, por bëjnë letër ndryshe për shtetin shqiptar e tjetër për blerësin

15 Korrik 2022, 13:15| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 14:32

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Dhomat e Tregtisë në vendin tonë shesin toka dhe bëjnë letër tjetër për shtetin dhe tjetër për blerësin.

“Sa pasuri të deklaruar ka Shqipëria sot në aspektin e pasurisë së patundshme? Kemi bërë rivlerësim të pasurisë dhe prapë nuk i kemi shkuar deri në fund. Janë 1 miliard dollarë që kanë dalë në sipërfaqe nga e drejta e rivlerësimit të një kontrate të bërë për të marrë një apartament apo shitur një tokë. Ka Kryetarë të Dhomave Tregtisë që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre të mos keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat, dhe janë kundër amnistisë normal, ky është thelbi.

Unë e kam në parim. Nuk kam asgjë me asnjë dhomë. Kam respekt për të gjitha dhomat dhe të gjitha kuzhinat. Nuk mund të ketë dhomë tregtie reale që përfaqëson interesat e sipërmarrjes që të thotë jemi kundër amnistisë. Kjo nuk është dhomë tregtie pastaj.. Mënyra si e ngrini ju çështjen është debat. Janë argumente. Ligji i amnistisë fiskale është i vështirë, nuk është i thjeshtë. Por në fund fare thelbi është kundërshtimi apriori është i papranueshëm. Çdo kundërshti debatohet. Jo për shkak të anëtarëve të nderuar të dhomës suaj por për shkak të një sistemi që funksionon prej 30 vitesh dhe nuk ka bërë asnjëherë formalizim të parasë. Hyri në jetën e shqiptarëve si një e drejtë konkurrence. Edhe anëtarët e dhomës do kenë çfarë të përfitojnë nga amnistia. Është sistemi. Nuk është problemi i kompanisë. Kryetarë dhomash tregtie kanë prona, shesin toka. Bëjnë tjetër letër për shtetin, tjetër letër për blerësin. Pse duhet të vihen në këtë pozitë kur kanë flamuj të shteteve të mëdha. Për këtë duhet amnistia që edhe ata të çlirohen nga barrat e të kaluarës. Ne nuk kemi bërë asgjë. Mekanizmi është klasik”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Amnistia Fiskale, Rama: Kush kritikon e ka bërë më parë në vendin e vet, s’na bëjnë dot budallenj! Ne do e miratojmë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?