Amnistia Penale, debat në ‘Frontline’, Manja: Vetëm 4 zyrtarë të ulët përfitojnë! Spaho: Nëse doni ta votojmë, na jepni bashkëkryetarin e ‘Zgjedhores’! Xhafaj: Kërkoni pazare

22 Shkurt, 21:20| Përditesimi: 23 Shkurt, 00:14

  • Share

Debati i munguar prej muajsh në sallën e Kuvendit ku Rithemelimi ka bllokuar seancat nëpërmjet kaosit të shkaktuar, u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ku deputetët e Rithemelimit, PL-së dhe partisë Socialiste së bashku me ministrin Ulsi Manja diskutuan mbi projektligjin e amnistisë penale që u hoq nga rendi i seancës së ditës së sotme të Kuvendit për shkak se nuk i kishte 84 votat për miratim.

Ministri Ulsi Manja ndërhyri gjatë një lidhje direkte për emisionin, për të sqaruar edhe njëherë se pretendimet e opozitës se nga kjo amnisti përfitojnë zyrtarë të lartë të korruptuar, nuk qëndrojnë. Manja riktheksoi se nuk janë subjekt i këtij projektligji të dënuarit nga GJKKO ndërsa saktësoi se nga amnistia mund të përfitojnë rreth 4 zyrtarë të ulët të cilëve u mbaronte dënimi në qershor.

“Në statistikat që disponojmë ne nga ulja e dënimit 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë, kategoria e atyre që janë hetuar nga SPAK-u, janë 3 deri në 4 raste që përfitojnë. Iu kanë ngelur pa vuajtur akoma, 1 muaj, 3 muaj dhe 4 muaj. Dhe janë zyrtarë të nivelit të mesëm që edhe nëse nuk do përfitojnë nga kjo ulje deri në qershor lirohen për shkak të vuajtjes së plotë të dënimit”- u shpreh Manja.

Teksa dha shifrat konkrete për të dënuarit që përfitojnë nga amnistia, Manja tha se nëse projektligji miratohet në Kuvend, atëherë lirohen menjëherë 400 persona ndërsa 1120 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edmond Spaho debatoi me deputetin e PS, Etjen Xhafaj duke i vënë si kusht qeverisë plotësimin e kërkesave të opozitës mbi bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore dhe komisionet hetimore në mënyrë që të votojnë Amnistinë Penale. Xhafaj e konsideroi kërkesën e Spahos si ofertë për pazare.

Pjesë nga debati:

Spaho: Jam dakord të amnistohen ato kategori që janë amnistuar gjithmonë. Nga momenti kur ka dalë propozimi për amnistinë e deri sot kemi thënë nuk keni votat duhen 84, hajdeni na japni atë që na takon, jo më shumë. Bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, komisionet hetimore...

Xhafaj: Ky është pazar

Spaho: Jo nuk është Pazar. Ju doni të vijmë ne t’ju bëjmë fresk që të realizoni ato që keni planifikuar. Mjaft vutë ata hajdutët që propozojnë amendamentet. Dalin e gënjejnë thonë e bëri propozimin deputeti i PD.

Xhafaj: Sa herë ka ndodhur amnistia penale, të gjitha herët e tjera janë falur edhe ata që kanë kryer krime të rënda

Spaho: Nuk është e vërtetë, jep rastet

Xhafaj: Patjetër se nuk janë konsideruar si të tillë. Një pjesë prej tyre janë jashtë. Je ekonomist, nuk je marrë ndonjëherë me këtë pjesë. Ne kemi qenë dhe mbetemi gati të bëjmë një kompromis në favor të qytetarëve dhe atyre që vuajnë për vepra që nuk kanë peshë mbi shoqërinë. Pazari i kleringut më jep këtë të jap atë, këtu hyjmë pastaj tek avazi i opozitës.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se në mënyrë që të votojnë projektligjin e amnistisë penale, duhet që të hiqet pika C e nenit 5 që sipas saj bën që nga kjo amnisti penale të përfitojnë edhe zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Ora 22:30
Manja përplaset me deputetin e Rithemelimit për amnistinë penale, Spaho: Burracakë, ua hidhni topin të tjerëve! Ministri: Gojështhurur!

 

Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv pati një përplasje mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit të Rithemelimit Edmond Spaho lidhur me një propozimin e dorëzuar nga deputeti Bledion Nallbati për amnistinë penale.

Sa i takon pyetjes së bërë nga gazetari Poli Hoxha lidhur me një artikull të publikuar ku shkruhej se Manja kishte deklaruar se propozimi për uljen e dënimit me 1 vit burg për burrat dhe 1 vit e gjysmë për grarë ishte bërë nga deputeti i Rithemelimit Bledion Nallbati, ministri i Drejtësisë sqaroi se bëhej fjalë për një keqkuptim.

Ndërsa i menjëhershëm qe reagimi i Spahos i cili akuzoi ministrin se po përpiqet të shmanget nga deklarata e bërë.

Pjesë nga debati: 

Manja: Kam mesazhet në whatsapp! Gazetarja e ka deformuar përgjigjien time. I kam thënë se amendamenti i propozuar nga Nallbati siguron barazinë para ligjit për atë kategori që ka propozuar Nallbati. Kjo është përgjigjia ime dhe kam qenë shumë korrekt. Nuk kam thënë se Nallbati ka qenë propozues i uljes së dënimit me1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë.  

Spaho: Jeni burracakë, ua hidhni topin të tjerëve. Një pyetje kam unë, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave, përfiton nga kjo amnisti? Këtë thuaj ti.

Manja: Të lutem uljani zërin kur të flas sepse debatin me të duhet ta bëjmë në Kuvend. Këtu jam në kushte të pabarabarta, nuk jam në studio.

Përplasja vijoi edhe gjatë fjalës së mëtejshme të Manjës i cili iu përgjigj akuzave të Spahos me fjalët “Gojështhurur si puna e atij që është bërë gjysh nuk i duhen as politikës e as shtëpisë”.

Ora 22:22
Xhixho për amnistinë penale: Iu vu damka në komisionin e ligjeve! Ky është neni që duhet të hiqet nga amendamenti

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në emisionin ‘Frontline’ tha se ajo çfarë solli refuzimin e opozitës për të votuar projektligjin e amnistisë penale është mënyra sesi u bënë ndryshime në momentin e fundit.

“Kjo amnisti penale në gjithë diskutimet që ka pasur edhe në parlament edhe më tej, manipulimi që u bë në komisionin e ligjeve i vë damkën këtij projektligji. Në momentin që kolegë shktojnë amendamente që kërkojnë të amnistojnë zyrtarë për vepra penale si korrupsioni dhe nga ana tjetër nuk flitet për një amnisti penale që duhet të kalojë në një konsensus, që në këtë moment e ke damkosur këtë gjë”- tha Xhixho.

Në diskutimin që pati me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë ndërhyrjes që ky i fundit bëri në emision, Xhixho tha se opozita do të votojë projektligjin për amnistinë nëse hiqet pika C e nenit 5 që sipas saj është shtuar në momentin e fundit.

“Ka rritje të subjekteve që përfitojnë nga ky projektligj, kjo thuhet në nenin 5 pika c. Ngërçi nuk është se opozita nuk do të miratojë amnistinë, por në nenin 5,c ka një rritje të subjekteve që megjithëse keni thënë se jeni konsultuar me SPAK, këtu futen persona që janë zyrtarë të lartë. Hiqni këtë nen”- shtoi deputetja.

Ora 21:46
Ministri Manja jep shifrat: 400 të dënuar lirohen menjëherë nëse amnistia penale miratohet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë ndërhyrjes që pati për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv dha shifrat mbi kategoritë e të dënuarve që përfitojnë nga projektligji i amnistisë penale.

Manja tha se nëse projektligji miratohet, do të përfitojnë 400 të dënuar të cilët lirohen menjëherë, 1120 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë gjithashtu përfitojnë edhe 2500 persona që janë në shërbim prove.

“Kemi shifra të sakta mbi ata që përfitojnë. Nëse ky draftligj amnistie votohet përfitojnë rreth 400 persona të dënuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm dhe përfitojnë zbritje të dënimit 1120 persona ndërsa rreth 11 mijë persona që janë në shërbim prove, kategori përfituese nga kjo amnisti do jenë 2500 persona”- tha Manja.

Ora 21:43
Pretendimet e opozitës për amnistinë penale, Manja ndërhyn në ‘Frontline’: Janë 4 raste zyrtarësh të ulët që mund të përfitojnë, jo të dënuarit nga GJKKO

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ndërhyrë në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv për të sqaruar opinionin publik mbi akuzat e opozitës që pretendon se ndryshimet në projektligjin për amnistinë penale janë bërë për të amistuar zyrtarët e lartë të korruptuar.

Manja sqaroi se nuk bëhet fjalë për zyrtarë të lartë që përfitojnë nga kjo amnisti duke theksuar se projektligji mund të përfshijë vetëm 3 apo 4 raste zyrtarësh të ulët apo të mesëm që gjithsesi do të përfundonin dënimin e tyre në qershor.

“Janë 3 apo 4 raste zyrttarësh të ulët e të mesëm që edhe nëse nuk përfitojnë nga amnistia në qershor lirohen sepse përfundojnë dënimin. Absolutisht asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga kjo amnisti. Amendamenti u jep mundësinë të uljes nga dënimi 1 vit burrave dhe 1 vit e gjysmë grave. Nuk përfitojnë nga amnistia të dënuarit nga GJKKO për korrupsion apo krim të organizuar. ”- tha Manja.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/02/2024 01:48

    Ore Spaho,por cfare bashkekryetar te reformes zgjedhore kerkoni?! Ju nuk jeni parti e njohur ligjerisht edhe sikur te ishit,jeni shume pak qe te kerkoni pjesen e luanit.Ju jeni nje fraksion i shkeputur minorance politike i paligjshem i nje partie te ligjshme.Nuk keni asnje te drejte juridike e politike jo qe te keni bashkekryetarin e RZ,por as te drejte te uleni ne ate tryeze si perfaqesues partish politike.Dhe pervec kesaj kush tha se PS nuk i ka votat per amnistine qe eshte me probleme dhe keshtu sic eshte?! A e pate si u votua marreveshja e paturpesise me Italine? Duket qe PS e ka gjetur nje /kingmaker/ te ri-PDIU.Kjo parti po ben rolin e LSI te dikushme dhe Metes,po bashkon votat me PS qe eshte njekohesisht dhe nje shkelje syri per zgjedhjet e ardhshme e aleancen e mundeshme.

    Përgjigju
    • Besi: 23/02/2024 08:25

      po po 16 mln euro ne vit per Shqiperine apo edhe humanizmin do duhet ta shohim tani si turpin e 2013 po as tani nuk e thua dot qe Iliri nuk eshte kingmaker race

  • Goni: 22/02/2024 23:08

    Si person qe kam jetuar gjithmone ndershmerisht se kuptoj pse duhet bere patjeter amnistia! Po flasim per persona qe jane ne burg per krime. Le ta shlyejne deninim deri ne fund. Politika duhet te shqetesohet me shume per luften ndaj krimit sesa me nxjerrjen e te denuarve nga burgu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?