Xhixho për amnistinë penale: Iu vu damka në komisionin e ligjeve! Ky është neni që duhet të hiqet nga amendamenti

22 Shkurt, 22:22| Përditesimi: 22 Shkurt, 23:29

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në emisionin ‘Frontline’ tha se ajo çfarë solli refuzimin e opozitës për të votuar projektligjin e amnistisë penale është mënyra sesi u bënë ndryshime në momentin e fundit.

“Kjo amnisti penale në gjithë diskutimet që ka pasur edhe në parlament edhe më tej, manipulimi që u bë në komisionin e ligjeve i vë damkën këtij projektligji. Në momentin që kolegë shktojnë amendamente që kërkojnë të amnistojnë zyrtarë për vepra penale si korrupsioni dhe nga ana tjetër nuk flitet për një amnisti penale që duhet të kalojë në një konsensus, që në këtë moment e ke damkosur këtë gjë”- tha Xhixho.

Në diskutimin që pati me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë ndërhyrjes që ky i fundit bëri në emision, Xhixho tha se opozita do të votojë projektligjin për amnistinë nëse hiqet pika C e nenit 5 që sipas saj është shtuar në momentin e fundit.

“Ka rritje të subjekteve që përfitojnë nga ky projektligj, kjo thuhet në nenin 5 pika c. Ngërçi nuk është se opozita nuk do të miratojë amnistinë, por në nenin 5,c ka një rritje të subjekteve që megjithëse keni thënë se jeni konsultuar me SPAK, këtu futen persona që janë zyrtarë të lartë. Hiqni këtë nen”- shtoi deputetja.


Lajmi kryesor:

Amnistia Penale, debat në ‘Frontline’, Manja: Vetëm 4 zyrtarë të ulët përfitojnë! Spaho: Nëse doni ta votojmë, na jepni bashkëkryetarin e ‘Zgjedhores’! Xhafaj: Kërkoni pazare


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?