Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion

1 Maj, 19:47| Përditesimi: 1 Maj, 22:54

  • Share

Nga amnistia penale, të miratuar më pak se një muaj më parë me votat e socialistëve dhe Rithemelimit, përfituan edhe rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga neni i i shumëdebatuar për subjektet  e GJKKO, SPAK ka bërë me dije për Report Tv se kanë përfituar falje të dënimit 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës kanë përfituar ulje të dënimit sipas ligjit për amnistinë, përkatësisht 1 vit e gjysmë për burrat dhe 2 vite për gratë.

Nga 60 të korruptuarit që kanë përfituar u është ulur dënimi 16 funksionarëve publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarëve dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit. Dy prej përfituesve janë dënuar për shpërdorim të detyrës.

Nga personat që kanë përfituar ulje të dënimit 16 janë të dënuar me burg nga të cilët 15 janë liruar se u kishte mbetur më pak se 1 vit e gjysmë. Në listën me 60 përfitues sipas shifrave të konfirmuara nga SPAK vetëm 8 janë për vepra penale që nuk përfshijnë korrupsionin apo funksionet publike. Këtu janë 5 të dënuar për kultivim e prodhim droge, 1 i dënuar për dhënie ndihme në kalimin e kufirit dhe 2 të dënuar të tjerë për thirrje dhe propagandë që nxit terrorizmin.

Pas publikimit të këtyre shifrave Partia Demokratike kërkon sqarim nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Në kërkesën për interpelancë, deputeti Enkelejd Alibeaj rendit 16 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje, ndërsa e cilëson pazar në kurriz të shqiptarëve. Ligji për amnistinë penale u miratua me 110 vota por pas dakordësisë së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

SUBJEKTE TË GJKKO QË PËRFITUAN
Gjithsej                 100 të dënuar
Falje dënimi          40 të dënuar
Ulje dënimi           60 të dënuar
Për korrupsion       16 zyrtarë
Për korrupsion       7 gjyqtarë
Për tenderë            11 zyrtarë
Shpërdorim detyre  2 zyrtarë

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?