Partia Demokratike kërkon sqarim nga ministri i Drejtësisë për amnistinë penale, të kaluar 25 ditë më parë me votat e PS dhe Rithemelimit, nga e cila raportohet se kanë përfituar rreth 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO.
Në kërkesën për interpelancë, deputeti Enkelejd Alibeaj rendit 16 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
'25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN Albania dhe Investigative Network Albania kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).
Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.'- shkruan Alibeaj.
Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër Kuvendi i dha dritën jeshile amnistisë penale nga e cila përfituan 780 të dënuar, ndërsa për 2662 persona të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi.

Lajmi kryesor:
U amnistuan 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se nuk përfitonin të dënuarit nga GJKKO
M.Q./ReportTv.al