Analisti Ilir Demalia në një intervistë për “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj ka sugjeruar dialogun dhe marrëveshjen për të zgjidhur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit në Veri ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serbë.
“Në politikë nuk është ajo çka ke ti të drejtë 100% por cfarë mund të marrësh ti në atë të drejtë që ke. Kjo ka ndodhur me shumë vende të tjera, nuk është marrë 100% çdo gjë. Perse është bërë fjala marrëveshje, duhet marrëveshje, pra nga vetë fjala është kompromis”.
Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë, analisti tha se ajo duhet ta gjykojë Serbinë me zemrën e Kosovës por me mendje të ftohtë.
“Nga ana e Shqipërisë, Serbia duhet parë me zemrën e Kosovës me gjakun e Kosovës por me mendje të ftohtë që të mos jemi emocionalë. Se duke qenë emocionalë e duke bërë gafa do të na kushtojnë rëndë.”
Ndërsa shtoi se për të zgjidhur konfliktin duhet ndërhyrje më e fortë e amerikanëve.
“Duhet të ketë ndërhyrje të fortë të amerikanëve qoftë ushtrarake dhe diplomatike. Amerikanët dhe Europa duhet ti japin zgjidhje këtij problemi, jo për interesa personale por afatgjatë”, shtoi ai më tej.
Shume e drejte vfare thote Demaliaj
Përgjigjuc'fare analisti eshte ky,,,nuk e di ,,flet kodra mbasa bregut....
Përgjigju