Vrasja e policit në Kosovë, Rama: Partnerët na dhanë gatishmëri maksimale që KFOR të marrë kontrollin në veri! Janë pjesë e NATO-s, nuk do ndajnë territorin

29 Shtator 2023, 17:56| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 20:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zhvillimet dramatike në veri të Kosovës ku shkruan se ka marrë një gatishmëri maksimale nga partnerët që KFOR të marrë nën kontroll veriun.
Rama shkruan se Shqipëria i ka ripërcjellë niveleve më të larta të alencës euro-atlantike moslinjëzimin e vendit tonë me një deklaratë të BE-së.

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.”- shkruan Rama.

Rama komentoi edhe deklaratat kundërshtuese nga ana e Prishtinës zyrtare lidhur me propozimet e tij ku theksoi se KFOR nuk është forcë pushtuese, por krijesë e NATO-s që do të thotë se nuk ka sesi të ketë synim për ndarje territoresh.

“Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!’- vijon Rama.

Kryeministri u ndal edhe njëherë dobinë që ka veriu për t’u kontrolluar nga KFOR pasi situata është shumë e tensionuar.

“2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll  veriun një orë e më parë.”- vijoi ai.

Deklaratat politike në këtë situatë të vështirë në Kosovë, Rama i cilëson shterpë, ndërsa shton se qëndrimet e tij në Kosovë janë demformuar.

3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur! “- shkruan Rama.

Kujtojmë në një konferencë me gazetarët, ditën e djeshme Rama rikthehu edhe njëherë në vëmendje planin franko-gjerman si dhe thirrjet e tij edhe më të hershme që veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR, para se të jetë shumë vonë. Rama tha se çdo neglizhim i sotëm, mund të sjellë dobinë e më shumë trupave, si dhe të një nyjeje të vështirë për t’u zgjidhur në ditët në vijim.

“KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Çdo justifikim sot që ‘s’kemi trupa’ mund të bëjnë nesër ndërhyrjen shumë më të madhe në trupa por edhe në vështirësi.”- tha dje Rama.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. 

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 29/09/2023 22:06

    Ende pa koment mbi subversionin terrorist te Serbise nen orkestrimin e Vucic. Ende pa koment dhe permendje te emrit te Kurtit. Ende pa vizituar heroin e Kosoves rene per shqiptarizem. Ende ne sinkron me Vucic si te lene barren jetim me letra te keqshkruara. Ende duke sulmuar shembullin e demokracise, lirise dhe sundimit te ligjit - Kosoven. I ashtuquajturi 'Ballkan i Hapur' tashme konfirmohet si nje operacion privat i mbuluar nen zyrtaret e korruptuar te SHBA dhe BE ne bashkepunim me mafien e kuqe Enveristo-Sllobodaniste te dyshes Rama-Vucic. Targetimi i Kurtit dhe pas tij Berlinit, synon te minoje idene se demokracia edhe ngadhenjen mes trashegimise kriminale komuniste. Ne fakt, jo Kurti por populli i Kosoves eshte hero i vertete: ndershkoi "te luftes" per hajduterine alla serbo-shqiptare te pasluftes; u tha JO, si Greqia nje here e nje kohe, pazareve te ndyra te McGonigaleve te DASH-CIA-FBI dhe kusarise Rama-Vucic, dhe deshmon dite e me shume vendosmeri, dinjitet, dhe sundim ligji. Nuk synojne Kurtin por shembullin e Kosoves per te zgjedhur te lire, pa u ndikuar dhe pa korruptim. Sic kane kapur dy monstrat nekomuniste Tiranen dhe Beogradin.

    Përgjigju
  • Atdhetari: 29/09/2023 20:46

    Z. Kryeminister, qasja me e mire per rolin e KFOR do ishte patrullim I intensifikuar I KFOR ne bashkepunim me Policine e Kosoves dhe EULEX pergjate gjithe brezit kufitar Serbi-Kosove.

    Përgjigju
  • lazy: 29/09/2023 20:37

    Thjesht mbylle njehere ate halen, se nuk i duhen njeriu xhevahiret e tua.

    Përgjigju
  • Gabim: 29/09/2023 19:55

    Jo or jo, atë do Serbia që të thuhet se Kosova nuk e mban dot veriun me forcat e veta. Deri tani është provuar që ndërkombëtarët nuk dinë të sillen me Serbët. Ose nuk munden

    Përgjigju
  • Titi: 29/09/2023 19:54

    Besoj se be do marri nje vendim te sakt dhe te mirfillt

    Përgjigju
  • Ina: 29/09/2023 19:02

    Nje situate ku eshte prekur i gjithe rajoni dhe duhet vene sa me shpejt ne zbatim drafti

    Përgjigju
  • Ema: 29/09/2023 19:00

    KFOR duhet te zgjidhe sa me shpejt situaten qe eshte krijuar ne veri te kosoves

    Përgjigju
  • Toni: 29/09/2023 18:47

    Duhet te mbaroje sa me shpejt kjo situate e veshtire

    Përgjigju
  • Eni: 29/09/2023 18:45

    Kjo situate duhet te zgjidhet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Adi: 29/09/2023 18:27

    Ty asnjë shqiptar i Kosovës nuk të do! Shko në dreq të mallkuar! Ke bërë shtetin mafioz, çdo ditë të vrarë e të droguar, marre të kjoftë! Zgërdhihesh me burrështetas që kan ndërtuar shoqëri demokrate ndërsa shtetin që udhëheq ke katandisur në fund të pusit. Ke vrarë ëndrrat edhe të Kosovës me ballkanët e hapur e me bashkpunime kriminelësh me Sandrin tëndë. Berisha me naftë, Meta me dodikun.....po ju nuk jini normal......

    Përgjigju
    • Or tej: 29/09/2023 22:20

      Eshte me raporte psikiatrie or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?