Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Propozimi i Ramës, Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë, nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave

29 Shtator 2023, 19:35| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 23:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka kontaktuar drejtuesit e NATO dhe ka marrë prej tyre garancinë se do të marrin nën kontroll situatën në Veri të Kosovës. Rama i ktheu gjithashtu përgjigje kritikave në Prishtinë e Tiranë duke bërë thirrje që të fokusohen 100% te sfida e jashtëzakonshme që kanë, ndërsa shtoi se KFOR është NATO dhe jo forcë pushtuese për llogari të Serbisë.

Teksa nënvizoi se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani, Rama ripërsërit apelin që KFOR-i duhet të marrë në kontroll  veriun një orë e më parë pasi ka rrezik që situata të degradojë.

Një reagim për këtë deklaratë të Ramës e ka bërë sot presidenca e Kosovës. Në deklaratë thuhet se Vjosa Osmani e ka thënë në çdo takim që ka pasur me aleatët e Kosovës, se mandati i KFOR-it është vetëm si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë. Sipas zyrës së shtypit të presidentes, Osmani ka thënë se s’bëhet fjalë për marrjen e kompetencave të institucioneve nga KFOR-I, por për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, thuhet në reagim.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?