Analisti i Rithemelimit 'tradhton' Berishën: Na duhet edhe Basha, ka lidhje me ndërkombëtarët

6 Dhjetor 2023, 19:49| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 19:54

  • Share

 

Analisti Shpend Gashi, mbështetës i Rithemelimit dhe Sali Berishës shpreh një këndvështrim ndryshe sa i takon aksionit opozitar. 

Në “Studio Live” me Arbër Hitajn, në Report Tv, Gashi tha se duhet të shkohet drejt bashkimit të opozitës.  Ai theksoi se Basha ka lidhje me ndërkombëtarët dhe si i tillë pjesa tjetër e opozitës duhet të bashkohet me të. 

“Duhet një emërues i përbashkët sepse kundërshtari real është Edi Rama dhe Rilindja. Duhet njohja e Lulzim Bashës në Amerikë, duhet dhe mbështetja apo diplomacia që Basha po kryen, mirë apo keq, e pëlqej unë apo jo, në strukturën opozitare është një armë të cilën nesër mund ta përdorim. Pse? Sepse na duhet faktori ndërkombëtar”, tha Gashi. 

Pedagogu dhe analisti shtoi ndër të tjera se karta që ka PD zyrtare është se nuk ka non grata dhe ka marrëdhënie të mira me euroatlantizmin dhe Amerikën.

“PD zyrtare do të kapet pas amerikanizimit dhe vizitave në Amerikë”, tha ai duke iu referuar vizitës së Lulzim Bashës në Uashington.


Lajmi kryesor:

Basha në SHBA, Çollaku përplaset me Kikinë: Mos u çudisni, është kryetar i PD! Analisti: Vizita s'e bën politikan më të mirë! Gashi: Karta e PD, që s'ka non grata


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?