Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në SHBA u takua me kongresmenin Brian Babin, përfaqësues i Teksasit me të cilin vlerësoi ndihmën e vazhdueshme që SHBA ka dhënë dhe po jep, për luftën kundër korrupsionit, e forcimin e sistemit të drejtësisë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku foli për “Studio Live” në Report TV për qëllimet e vizitës ndërsa nënvizoi se nuk është një super-lajm që ai po merr pjesë në në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat pasi tashmë është fakt që ai njihet si kryetar i PD nga ndërkombëtarët.
“Qëllimi i vizitës ka dy plane. E para e natyrës më ndërkombëtare, zhvillohet unioni i partive të djathta ndërkombtarisht. E dyta Basha do ketë takime bilaterale në Shtëpinë e Bardhë dhe në DASH”, tha Çollaku.
Por analisti Mentor Kikia ka një qasje ndryshe. Ndërsa shprehet se vizita e Bashës në SHBA është një udhëtim politik që nuk do të sjellë asnjë impakt në PD, sipas Kikisë nuk e bën atë një politikan të mirë.
“Besoj që opinioni shqiptar e ka kaluar atë periudhën e magjepsjes. Unë mendoj tani është koha që politika shqiptare të mos vazhdojë të sillesh sërish me mentalitet foshnjarak përulësi dhe servili por të prezantohet me dinjitetin e një vendi partner. Nuk mendoj se një vizitë e Bashën e bën atë një politikan më të mirë. Një politikan më të mirë do ta bëjnë qasjet ndaj problemeve në Shqipëri, projektet për një qeverisje më të mirë, vizioni për një Shqipëri më të mirë. Qasja ndaj problemeve reale. Vizita është thjesht një udhëtim politik por nuk besoj se do ketë asnjë lloj impakti në qasjet politike në Tiranë”, tha Kikia në “Studio Live” për gazetarin Arbër Hitaj.
Por nga ana tjetër Çollaku tha se nuk ka nevojë për foto për të pohuar faktin që SHBA-të janë në mbështetje të plotë të PD.
“Nuk e kuptoj çudinë tuaj. Është kryetar i PD. S’ka pse të prodhojë një ngjarje apo super ngjarje fotot apo ekspozimi i takimeve. S’ka nevojë për foto për të pohuar një fakt që SHBA janë në mbështetje të plotë të PD. Takimi në SHBA është i madh i partive të qendrës së djathtë në nivel global. Nuk është merak apo strategji nxjerrja e fotove por kur ka aktivitete nuk është ndonjë dramë kur nxirren foto. Kjo është një ndër provat që kursi i PD është në përputhje të plotë me SHBA. Një foto nuk e ndryshon realitetin”, tha ai.
Një “as nën mëngë” për analistin Shpend Gashi është fakti se PD zyrtare nuk ka asnjë të shpallur “non grata” nga SHBA.
“Askush s’ja heq dot Bashës të drejtën për të marketuar veten. Karta e PD është fakti që nuk ka non grata. E vetmja gjë që kapet PD zyrtare është amerikanizimi dhe vizat”, deklaroi Gashi.
Gjatë debatit në Report TV deputeti Çollaku përsëriti sërish deklaratat e tij se brenda mazhorancës ka persona të shpallur non grata nga SHBA që ende nuk janë bërë publikë.
“Ka deputetë të kabinetit të Ramës që janë non grata nga SHBA. Rama i mban të fshehtë. Korrupsioni nuk është histori që prek një segment apo pjesë të trupit. Ka ministra të Ramës të sanksionuar nin grata nga aleati strategjik që Rama i mban të fshehtë. Po e them drejtpërdrejt.”
Kurse përçarjen e PD dhe konfliktin që zgjat prej vitesh tashmë, Çollaku e quajti absurd dhe jo racional.
“Sot jemi një opozitë e ndarë jo përçarë. Jo pse jemi të ndarë qëndron dobësia kryesore. Dobësia kryesore e opozitës është se mungon racionaliteti për ta parë me sy racionalitetin shqiptar. Konflikti i brendshëm në PD është gati absurd dhe jo racional. Nuk arritëm dot ta mbajmë bashkë PD, sot kemi dy realitete të ndara. Grupi i Rithemelimit dhe PD zyrtare që ka forume të veta drejtues të vetë dhe aktivitete të pavarura. Pamë një aktivitet të Rithemelimit që mu duk normal. S’ka pse të jetë një dramë. Në momentin që kuptohet se këto janë dy blloqe të ndara mund të funksionohet dhe në mënyrë të ndarë. Duke luftuar njëri tjetrin këtë subjekte paralizojnë betejën me Ramën”, nënvizoi më tej Çollaku.
Analisti Shpend Gashi, mbështetës i Rithemelimit dhe Sali Berishës shpreh një këndvështrim ndryshe sa i takon aksionit opozitar.
Në “Studio Live” me Arbër Hitajn, në Report Tv, Gashi tha se duhet të shkohet drejt bashkimit të opozitës. Ai theksoi se Basha ka lidhje me ndërkombëtarët dhe si i tillë pjesa tjetër e opozitës duhet të bashkohet me të.
“Duhet një emërues i përbashkët sepse kundërshtari real është Edi Rama dhe Rilindja. Duhet njohja e Lulzim Bashës në Amerikë, duhet dhe mbështetja apo diplomacia që Basha po kryen, mirë apo keq, e pëlqej unë apo jo, në strukturën opozitare është një armë të cilën nesër mund ta përdorim. Pse? Sepse na duhet faktori ndërkombëtar”, tha Gashi.
Pedagogu dhe analisti shtoi ndër të tjera se karta që ka PD zyrtare është se nuk ka non grata dhe ka marrëdhënie të mira me euroatlantizmin dhe Amerikën.
“PD zyrtare do të kapet pas amerikanizimit dhe vizitave në Amerikë”, tha ai duke iu referuar vizitës së Lulzim Bashës në Uashington.
Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.
Nënkryetari i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj deklaroi se një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata, si Sali Berisha.
“Fakti se do ti futet politikës është një supozim. Unë e njoh Argitën në mënyrë të pjesshme kemi qenë në grevën e urisë në 91 pastaj pedagogë në universitet. Ndaj një respekt të ndërsjellë. Nëse do kishte qenë disa vite më parë do kishte qenë histori interesante. Sot ka faktorë kundër, pro dhe faktor kohë. Argita fatkeqësisht për shkak të sanksionimit të Berishës është e sanksionuar. E dyta trashëgon një situatë politike në një përçarje shumë të thellë dhe me një krizë në kuota të ulëta. Rithemelimi mezi mori 6 bashki.
Me sa e njoh Argita po e shoh shumë më racional se Berisha. Mendoj se Rithemelimin sot një sjellje më racionale mbase do e ndihmonte. Mbase për të shuar këtë konfliktin inatçor të inatit me Bashën por në thelb të të gjithë aksionit të Rithemelimit qëndron mërzia e zotit Berisha me Bashën dhe me të tjerët. Mendoj se do ishte një njeri më racional më pak heroike. Do kishte krijuar një ndalim inatesh. Mund ta kishte krijuar”.
Kundër marrjes së drejtimit të Rithemelimit nga Argita Berisha, u shpreh edhe analisti Mentor Kikia.
“ Në PD nuk duhet trashëgimi i drejtorllëkut, sepse kryetari i partisë nuk është administrator, CEO. Duhet të jetë lider. Lider nuk të bën askush duhet të jesh të ngjallësh frymëzim. Vajza e një politikani nuk është e përjashtuar nga mundësia për të marrë pjesë në politike, nëse do kishte një gjë të tillë s’ka gjë të keqe, por kjo nuk bëhet në emërim. Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit dhe janë vendosur në frone por kanë zhvilluar jetë politike kanë ecur para dhe kanë fituar përmes zgjedhjes së lirë. Vota e lirë brenda kampit të saj është e vetmja mënyrë për të çliruar PD. Ndryshe të dyja partitë do të tkurren në përmasat e organizatave joqeveritare që do jetë e vështirë ti konsiderosh parti politike”, tha Kikia për Report Tv.
e cfare do te trotte se paska takuar dike ne amerike basha ... nje gomarrlek me xhufke ... akoma me idiotsira te tilla ?! jo po ka dale ne foto dhe me nie zezak rruges. jo po ka takuar Biden plakushin e rrjedhur apo trump hajvanin ... hahahahaha, pika qe nuk ju bie.
Përgjigju