Berisha i dorëzon Rithemelimin të bijës, Argitës? Çollaku: E penalizon non grata! Kikia: Pinjollët politike s’janë marrë prej dore nga prindërit

6 Dhjetor 2023, 18:53| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 18:55

  • Share

Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.

Nënkryetari i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj deklaroi se një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata, si Sali Berisha.

“Fakti se do ti futet politikës është një supozim. Unë e njoh Argitën në mënyrë të pjesshme kemi qenë në grevën e urisë në 91 pastaj pedagogë në universitet. Ndaj një respekt të ndërsjellë. Nëse do kishte qenë disa vite më parë do kishte qenë histori interesante. Sot ka faktorë kundër, pro dhe faktor kohë. Argita fatkeqësisht për shkak të sanksionimit të Berishës është e sanksionuar. E dyta trashëgon një situatë politike në një përçarje shumë të thellë dhe me një krizë në kuota të ulëta. Rithemelimi mezi mori 6 bashki.

Me sa e njoh Argita po e shoh shumë më racional se Berisha. Mendoj se Rithemelimin sot një sjellje më racionale mbase do e ndihmonte. Mbase për të shuar këtë konfliktin inatçor të inatit me Bashën por në thelb të të gjithë aksionit të Rithemelimit qëndron mërzia e zotit Berisha me Bashën dhe me të tjerët. Mendoj se do ishte një njeri më racional më pak heroike. Do kishte krijuar një ndalim inatesh. Mund ta kishte krijuar”.

Kundër marrjes së drejtimit të Rithemelimit nga Argita Berisha, u shpreh edhe analisti Mentor Kikia.

“ Në PD nuk duhet trashëgimi i drejtorllëkut, sepse kryetari i partisë nuk është administrator, CEO. Duhet të jetë lider. Lider nuk të bën askush duhet të jesh të ngjallësh frymëzim. Vajza e një politikani nuk është e përjashtuar nga mundësia për të marrë pjesë në politike, nëse do kishte një gjë të tillë s’ka gjë të keqe, por kjo nuk bëhet në emërim. Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit dhe janë vendosur në frone por kanë zhvilluar jetë politike kanë ecur para dhe kanë fituar përmes zgjedhjes së lirë. Vota e lirë brenda kampit të saj është e vetmja mënyrë për të çliruar PD. Ndryshe të dyja partitë do të tkurren në përmasat e organizatave joqeveritare që do jetë e vështirë ti konsiderosh parti politike”, tha Kikia për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Basha në SHBA, Çollaku përplaset me Kikinë: Mos u çudisni, është kryetar i PD! Analisti: Vizita s'e bën politikan më të mirë! Gashi: Karta e PD, që s'ka non grata


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?