Politikë

Analisti Ilir Yzeiri: Nuk jam dakord me vendimin e Ramës për të shkarkuar Veliajn! Opozita, një çetë milionerësh rreth Sali Berishës (VIDEO)

23 Shtator, 13:23| Përditesimi: 23 Shtator, 15:45

  • Share

Procesi politik për të shkarkuar Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë së Tiranës, për analistin Ilir Yzeiri është vendim i gabuar.

I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Yzeiri bën kritika edhe ndaj prokurorëve të SPAK, për të cilët tha se po e mbajnë “peng” Veliajn nën masën arrest në burg.

Sipas analistit Yzeiri, Erion Veliaj nuk mund të mënjanohet nga Partia Socialiste.

“Po mbahet ne burg si peng i një grupi prokurorësh që e kanë marrë peng reformën në drejtësi. Rama kishte rastin të na tregonte se reforma në drejtësi ka defekte dhe në programin qeverisës duhet të angazhohej për të rregulluar ato defekte. Pushteti që i kanë dhënë prokurorëve të SPAK është i tepruar dhe përdoret për hakmarrje të vogla.

Kryeministri merr një vendim të gabuar politikisht, merr një vendim të nxituar. Tirana ka nevojë për drejtësi. Ata që mendojnë se mund të shmangin Erion Veliaj nga partia e kanë gabim, nuk i është kundërvënë asnjëherë lidershipit të Partisë Socialiste. Ai lë të kuptojë se do ndjekë hapat ligjore, në moment që do vendosë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ky vendim atëherë bëhet nul. Nuk jam dakord me vendimin e tij për t’i kërkuar këshillit bashkiak për të shkarkuar Veliajn”.

Ora 13:35
Ilir Yzeiri: PD është një çetë milionerësh, nuk synon të marrë pushtetin, i intereson të rrijë në opozitë

 

Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri thotë se Partia Demokratike në opozitë nuk ka frymë dhe nuk i intereson që të marrë pushtetin.

I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Yzeiri e quajti një “çetë” opozitën, sipas tij me milionerë të cilët janë mbledhur rreth Sali Berishës.

Yzeiri shprehet se opozitës që drejtohet nga Partia Demokratike nuk i intereson që të fitojë pushtetin, por sipas tij, synon të qëndrojë në opozitë.

“Ne sot nuk kemi opozitë, kemi një çetë, milionerësh të mbledhur rreth Sali Berishës. Këta kanë zaptuar opozitën shqiptare dhe kanë zënë vendin atje, kanë shpallur opozitën e përjetshme dhe nuk ka vullnet për të ndryshuar pushtetin. Ajo është bërë palë në bashkëqeverisje duke shfrytëzuar benefitet që mund të ketë si të qenit partia kryesore e opozitës. Kontrollon qeverisjen për të marrë pjesë në tortën e tenderave, në Shqipëri është shuar ideja se pushteti mund të ndërtohet me anë të opozitës. Kjo opozitë e ka shpallur edhe vetë që nuk është në idealin e saj marrja e pushtetit, qëllimi i saj është të rrijë kështu si është. Nga e djathta në Shqipëri nuk po del një njeri që ta riorganizojë. Tani mendoj që Lulzim Basha paska qenë njeriu i duhur që mund ta mbante të bashkuar PD-në”, tha analisti Ilir Yzeiri.

 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lule Ramhani: 23/09/2025 14:49

    Zoti Yzeiri keni dhēn njē mendim tē pērsosur njē shtjellim brilant i drejtēsis Shqiptare qē ēshtē njē drejtēsi e njē çete hajdutēsh ordiner komplet plera. Por çdo vēnd mer atē qē i takon nē jet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?