Politikë

Ilir Yzeiri: PD është një çetë milionerësh, nuk synon të marrë pushtetin, i intereson të rrijë në opozitë

23 Shtator, 13:35| Përditesimi: 23 Shtator, 14:09

  • Share

 

Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri thotë se Partia Demokratike në opozitë nuk ka frymë dhe nuk i intereson që të marrë pushtetin.

I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Yzeiri e quajti një “çetë” opozitën, sipas tij me milionerë të cilët janë mbledhur rreth Sali Berishës.

Yzeiri shprehet se opozitës që drejtohet nga Partia Demokratike nuk i intereson që të fitojë pushtetin, por sipas tij, synon të qëndrojë në opozitë.

“Ne sot nuk kemi opozitë, kemi një çetë, milionerësh të mbledhur rreth Sali Berishës. Këta kanë zaptuar opozitën shqiptare dhe kanë zënë vendin atje, kanë shpallur opozitën e përjetshme dhe nuk ka vullnet për të ndryshuar pushtetin. Ajo është bërë palë në bashkëqeverisje duke shfrytëzuar benefitet që mund të ketë si të qenit partia kryesore e opozitës. Kontrollon qeverisjen për të marrë pjesë në tortën e tenderave, në Shqipëri është shuar ideja se pushteti mund të ndërtohet me anë të opozitës. Kjo opozitë e ka shpallur edhe vetë që nuk është në idealin e saj marrja e pushtetit, qëllimi i saj është të rrijë kështu si është. Nga e djathta në Shqipëri nuk po del një njeri që ta riorganizojë. Tani mendoj që Lulzim Basha paska qenë njeriu i duhur që mund ta mbante të bashkuar PD-në”, tha analisti Ilir Yzeiri.

 


Lajmi kryesor:

Analisti Ilir Yzeiri: Nuk jam dakord me vendimin e Ramës për të shkarkuar Veliajn! Opozita, një çetë milionerësh rreth Sali Berishës (VIDEO)


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?