“Mos e derdhni vajin e qiririt në zjarrin e luftës”. Ishte një shprehje fort e dashur nga kryepeshkopi Anastas.
Fjetja e tij në Zotin, i dha edhe një herë jetë kësaj fjalie, në disa dimensione.
Për ta nderuar erdhën, edhe ambasadori i Rusisë, edhe ai i Ukrainës, pavarësisht zjarrit të luftës që vijon mes dy vendeve.
Foto: Ambasadori rus ne ceremoni
Ambasadori ukrainas, Volodymyr Shkurov
Me zbrazëtinë që krijoi vonesa dy minutëshe e kryeministrit grek, prodhoi këtë fotografi ikonike.
Mitsotakis u prit me një protestë, të cilët ortodoksët në oborrin e kishës, e mbytën me duartrokitje.
Ikja e Fortlumturisë solli kaq pranë, prej një kohe të gjatë konflikti, Edi Ramën dhe homologun e tij grek, Mitsotakis.
Edi Rama dhe Mitsotakis
Edhe pse në sallë, jo larg tyre, ishte edhe molla e sherrit, Fredi Beleri. Kryeministri shqiptar e nderoi kryepeshkopin ndryshe nga ai i Greqisë.
Fredi Beleri
Ulja e shefit të qeverisë greke, mes Ramës e Berishës, ju dha mundësi fotografëve ta fiksonin mes dy miqve, ose mes dy zjarreve.
Foto: Edi Rama dhe Mitsotakis, foto Armanando Babani
Sali Berisha nuk e kishte me vete zonjën e tij, Liri Berisha, dhe u pa duke lexuar disa herë pjesë të ungjillit
Ndërsa vigjilentët nuk e humbën këtë moment mes kryeministrit dhe zonjës së tij.
Të shumtë ishin ata që e komentuan si mrekulli të kryepeshkopit, transmetimin e fjalës së Ramës në Facebookun e vetë Berishës.
Prej të martës e deri në fund të varrimit, ceremonia u ndoq nga dhjetëra media greke, dhe gazetarët u panë shpesh të lotonin gjatë ceremonisë.