Rio de Janeiro - Carlo Ancelotti u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Brazilit në futboll. Tanimë për tifozët e "Seleçao" ai do jetë "Carlinho", duke u bërë trajneri i parë italian në historinë e këtij ekipi që ka fituar pesë herë Kupën e Botës.
Prezantimi ishte madhështor, pritja pak më shumë; me qindra tifozë që kishin dalë të prisnin trajnerin 65-vjeçar, me objektivin e përbashkët për të fituar Kupën e Botës 2026. Më shumë se 200 gazetarë nga e gjithë bota kishin kërkuar të ishin pjesë e këtij prezantimi, duke treguar kështu rëndësinë.
Ancelotti vjen me risi në listën e të grumbulluarve, Carlos Augusto nga Interi dhe Ederson nga Atalanta, janë “italianët” në listën e parë të Ancelottit.
Pas një dëmtimi, Neymar është rikthyer në stërvitje, por ende nuk është gati. Trajneri i ri nuk e përjashton atë për të ardhmen: "Ne po mbështetemi tek ai. Kam folur tashmë me Neymar edhe sot (dje)", zbuloi Ancelotti në pyetjen e parë.
Midis të thirrurve është Vinicius Junior, i cili nuk ka performuar kurrë në të njëjtin nivel si me Realin në ekipin kombëtar. "Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për 'Seleçaon'", shpjegoi trajneri i ri, i cili e njeh mirë atë pas 4 vitesh së bashku në Madrid.
SFIDA - “CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) punësoi një nga trajnerët më të mirë në botë”, deklaroi presidenti i ri i federatës braziliane, Samir Xaud, pas shkarkimit të paraardhësit të tij Ednaldo Rodrigues, i cili kishte arritur një marrëveshje me trajnerin italian. "Ai do të ketë autonomi të plotë për të punuar", vazhdoi Xaud.
Më pas fjalën e mori trajneri. “Është një nder të drejtoj ekipin më të mirë kombëtar në botë. Brazili ka fituar pesë Kupa Bote dhe më zgjodhi mua për të fituar të gjashtin. E marr këtë përgjegjësi me kënaqësi. Kjo punë kërkon shumë përgjegjësi. Sfida është e madhe. Do të përpiqem të arrij nivelin më të lartë.
Lidhja ime me Brazilin filloi në vitet ’80 me Falcãon, Toninho Cerezon”, tha ai, duke kujtuar kohën kur luajti me dy brazilianët te Roma.
Menjëherë pas kësaj, ai u prit nga Luiz Felipe Scolari, trajner kampion bote me Brazilin në vitin 2002 dhe i katërti në Kupën e Botës 2014 në krye të 'Seleçao'.
"Do të jem gjithmonë me ty në çdo situatë. Më të mirën për Brazilin tonë", tha Scolari.
ITALIA - Një pyetje në lidhje me ekipin kombëtar italian nuk mund të mungonte. Ancelotti sqaroi se stoli i "të kaltërve" nuk iu ofrua kurrë. "Italia nuk më kontaktoi kurrë. Italia tani ka një trajner të shkëlqyer, i cili është gjithashtu një mik, Luciano Spalletti. Interesi erdhi nga Brazili dhe jam shumë krenar që jam këtu sepse historia thotë se kjo është kombëtarja më e fortë në botë", tha Carlo.
Ancelotti nis nga puna
Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e 5 qershorit kundër Ekuadorit në Guayaquil dhe më 10 qershor në Sao Paulo kundër Paraguait për kualifikueset e Kupës së Botës.
Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians).
Mbrojtës: Alex Sandro (Flamengo), Alexandro Ribeiro (Lille), Beraldo (PSG), Carlos Augusto (Inter), Danilo (Flamengo), Leo Ortiz (Flamengo), Marquinhos (PSG), Vanderson (Monaco), Uesley (Flamengo).
Mesfushorët: Andres Pereira (Fulham), Andrey Santos (Racing Strasburg), Bruno Guimarães (Neucastle), Casemiro (Manchester United), Ederson (Atalanta), Gerson (Flamengo).
Sulmues: Antony (Real Betis), Estevão (Palmeiras), Gabriel Martinelli (Arsenal), Matheus Cunha (Uolverhampton), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham), Vinicius Junior (Real Madrid).
RENDITJA - Brazili është i katërti në grupin e Amerikës së Jugut. Nga dhjetë ekipet kombëtare, gjashtë të parat kualifikohen direkt. Me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur, Brazili ka një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Venezuelës së vendit të shtatë.
Pas prezantimit si trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti ka bërë edhe listën e parë të të grumbulluarve për dy sfidat kualifikuese në Kupën e Botës 2026, kundër Ekuadorit dhe Paraguait.
Antony ka marrë një ftesë, por Neymar nuk është ftuar nga ish-trajneri i Real Madridit. Ylli i sulmit ende nuk e ka lënë pas lëndimin. Ancelotti vjen me risi në listën e të grumbulluarve, Carlos Augusto nga Interi dhe Ederson nga Atalanta, janë “italianët” në listën e parë të trajnerit.
Lista:
Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians).
Mbrojtës: Alex Sandro (Flamengo), Alexandro Ribeiro (Lille), Beraldo (PSG), Carlos Augusto (Inter), Danilo (Flamengo), Leo Ortiz (Flamengo), Marquinhos (PSG), Vanderson (Monaco), Uesley (Flamengo).
Mesfushorët: Andres Pereira (Fulham), Andrey Santos (Racing Strasburg), Bruno Guimarães (Neucastle), Casemiro (Manchester United), Ederson (Atalanta), Gerson (Flamengo).
Sulmues: Antony (Real Betis), Estevão (Palmeiras), Gabriel Martinelli (Arsenal), Matheus Cunha (Uolverhampton), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham), Vinicius Junior (Real Madrid).
Komente
