Carlo Ancelotti

Sport

LISTA/ Ancelotti bën grumbullimin e parë me Brazilin, jashtë Neymar! Pjesë e grupit dy 'italianë'

27 Maj, 11:44| Përditesimi: 27 Maj, 11:45

  • Share


Pas prezantimit si trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti ka bërë edhe listën e parë të të grumbulluarve për dy sfidat kualifikuese në Kupën e Botës 2026, kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

Antony ka marrë një ftesë, por Neymar nuk është ftuar nga ish-trajneri i Real Madridit. Ylli i sulmit ende nuk e ka lënë pas lëndimin. Ancelotti vjen me risi në listën e të grumbulluarve, Carlos Augusto nga Interi dhe Ederson nga Atalanta, janë “italianët” në listën e parë të trajnerit.

Lista:

Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians).

Mbrojtës: Alex Sandro (Flamengo), Alexandro Ribeiro (Lille), Beraldo (PSG), Carlos Augusto (Inter), Danilo (Flamengo), Leo Ortiz (Flamengo), Marquinhos (PSG), Vanderson (Monaco), Uesley (Flamengo).

Mesfushorët: Andres Pereira (Fulham), Andrey Santos (Racing Strasburg), Bruno Guimarães (Neucastle), Casemiro (Manchester United), Ederson (Atalanta), Gerson (Flamengo).

Sulmues: Antony (Real Betis), Estevão (Palmeiras), Gabriel Martinelli (Arsenal), Matheus Cunha (Uolverhampton), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham), Vinicius Junior (Real Madrid).


Lajmi kryesor:

Ancelotti prezantohet me Brazilin: Këtu për të fituar Kupën e Botës! Italia? Kurrë nuk më kërkuan


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?