Nga mbledhja e KAS

Politikë

Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, KAS e rrëzon! Sefa: Të respektohet kuota gjinore sipas ligjit!

30 Korrik, 11:19| Përditesimi: 30 Korrik, 14:04

  • Share

1753867285_andiaulliri.jpg

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione rrëzon ankimimin e kandidates së PD-së Andia Ulliri dhe lë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.

Vendimi u mor orët e pasdites, pasi Komisioni e shqyrtoi në pikën e parë të rendit të ditës, ankimimin e kandidates së për zgjedhjet e 11 majit për qarkun Durrës, deputetes aktuale Andia Ulliri, e cila nuk u rizgjodh dot nga lista e hapur për legjislaturën e ardhshme.

Ligjvënëses i mbetet tashmë rruga e apelimit në Kolegjin Zgjedhor, ku pritet të vijojë betejën ligjore të saj.

Kandidatja kërkoi që të zbatohet Kodi Zgjedhor për kuotën gjinore, dhe t’i jepet asaj mandati i deputetes që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.

Ulliri u përfaqësua në këtë mbledhje nga mbrojtësi i saj ligjor Indrit Sefa, i cili deklaroi se duhet të respektohet Kodi Elektoral për kuotat gjinore, pasi vihet re se në listat e mbyllura, jo vetëm në Durrës por edhe qarqe të tjera, nuk është respektuar.

Ai tha se në raste si lezha ka vetëm burra në listat e mbyllura dhe se mandati në Durrës i takon kandidates Ulliri, pasi nga 5 fituesit e listës së mbyllur aty gjendet vetëm një grua dhe sipas kuotës 30%, emri i radhës, pra i gjashti, i takon pikërisht Ullirit.

Përfaqësuesit e KQZ u shprehën kundër, duke deklaruar se është bërë shpërndarja e mandateve sipas listave përkatëse, të mbyllura dhe të hapura në listë rendore, apo fituese.

Rreth orës 14:00, KAS shpalli edhe vendimin, duke rrëzuar kandidaten.


Lajmi kryesor:

Edhe kushërira e Lapajt ngel pa mandat, KAS rrëzon Celibashin dhe ia jep Ana Dajkos: Dorëheqjet në 'bllok', nul


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?