TIRANË- Prapë mjegull në selinë e Adriatik Lapajt. Komisioni i Ankesave vendosi të ndryshojë emrin e deputetit të vetëm të “Shqipëria Bëhet”. Ai nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.
KAS rrëzoi vendimin e Celibashit që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.
Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”.
"Akti i dorëheqjes nga kandidmi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur, është një akt nul. I pavlefshëm dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që është nul. Heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës së kandidimit të atij subjekti, që pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje. Cka në këtë moment që është zgjedhur të bëhet si strategji politike, është i pamundur si proces", realtoi KAS.
Ana Dajko është një 60 vjeçare nga Saranda, e cila nuk merret me politikë, por u kandidua nga i biri i saj, anëtar i kryesisë së “Shqipëria bëhet”.
Ky koalicion i mbushi listat e mbyllura me familjarë e njerëz besnikë, të cilët firmosën braktisjen e mandatit ditën e zgjedhjeve, me qëllim që të hynte në Kuvend, ai deputet që merrte më shumë vota personale nga lista e hapur.
Por rrugës mosmarrëveshjet brenda koalicionit, sollën krisje, i pari, Zeqir Kordhoni, i afërm i Shabanit, hoqi dorë nga dorëheqja dhe më pas edhe Kleana Xhuveli. Këto lëvizje bënë që Adriatik Lapaj, lideri i koalicionit, të ngelë jashtë Kuvendit.
Gjithsesi, ai e ka edhe një shans të fundit në Kolegjin Zgjedhor.
KAS rrëzoi një tjetër kandidate, Andia Ullirin e cila kërkoi të fitonte mandatin për shkak të gjinisë së saj, edhe pse nuk kishte marrë mjaftueshëm vota. Deputet ngeli Arjan Ndoja, demokrati i Durrësit.
Kreu i subjektit politik Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u rrëzua sot nga KAS për ankimimin ku kërkonte që mandati i fituar më 11 maj nga koalicioni që drejton, t’i kalonte atij.
Pas vendimit ai ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, ku vë në dukje dy standardet e KAS, duke e krahasuar me rastin e Tom Doshit. Lapaj shprehet se PSD-së iu pranuan dorëheqjet dhe mandati kaloi te lista e hapur, kurse NSHB-së nuk iu pranua, pasi “zbatohet një tjetër ligj, se ne jemi Gulag”.
Ai shton se është krenar që garoi në listën e hapur dhe se një ditë vendi do ketë garë për atë që kërkojnë.
Por sipas vendimit të KAS dhe KQZ, PSD-së i është pranuar dorëheqja për mandatin dhe jo për kandidatët, kurse partisë së Lapajt nuk i janë pranuar dorëheqjet për kandidatët.
“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag. Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shkruan Lapaj.
Postimi i Adriatik Lapajt
Komisioni i Ankesave dhe Sanksione rrëzon ankimimin e kandidates së PD-së Andia Ulliri dhe lë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.
Vendimi u mor orët e pasdites, pasi Komisioni e shqyrtoi në pikën e parë të rendit të ditës, ankimimin e kandidates së për zgjedhjet e 11 majit për qarkun Durrës, deputetes aktuale Andia Ulliri, e cila nuk u rizgjodh dot nga lista e hapur për legjislaturën e ardhshme.
Ligjvënëses i mbetet tashmë rruga e apelimit në Kolegjin Zgjedhor, ku pritet të vijojë betejën ligjore të saj.
Kandidatja kërkoi që të zbatohet Kodi Zgjedhor për kuotën gjinore, dhe t’i jepet asaj mandati i deputetes që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.
Ulliri u përfaqësua në këtë mbledhje nga mbrojtësi i saj ligjor Indrit Sefa, i cili deklaroi se duhet të respektohet Kodi Elektoral për kuotat gjinore, pasi vihet re se në listat e mbyllura, jo vetëm në Durrës por edhe qarqe të tjera, nuk është respektuar.
Ai tha se në raste si lezha ka vetëm burra në listat e mbyllura dhe se mandati në Durrës i takon kandidates Ulliri, pasi nga 5 fituesit e listës së mbyllur aty gjendet vetëm një grua dhe sipas kuotës 30%, emri i radhës, pra i gjashti, i takon pikërisht Ullirit.
Përfaqësuesit e KQZ u shprehën kundër, duke deklaruar se është bërë shpërndarja e mandateve sipas listave përkatëse, të mbyllura dhe të hapura në listë rendore, apo fituese.
Rreth orës 14:00, KAS shpalli edhe vendimin, duke rrëzuar kandidaten.
Komente

Per te gjithe ju komentues me poshte, qe u gezuat qe Adriatik Lapaj nuk morri mandatin,prisni dhe shikoni nese Ana Dajko do te jete nje /tulle muri/ qe do te rrije ne Kuvend, e vetem do te marre rrogen paguar nga taksat tuaja duke vegjetuar,apo do te justifikoje mandatin,pra te ngrihet te diskutoje,te propozoje,apo te debatoje projekt-ligjet (nese i kupton,sepse nuk u marrka as me politike e po shkon ne strofken e ujqerve e hienave,nje pjese e mire prej te cileve djallezuar e kalcifikuar prej vitesh e dekadash aty).Adriatiku /mund te vdese per t'u bere nje cike magazinjer/,por aty ne Kuvend,nuk do te zhgenjente,nuk do te ishte as ushtar i bindur dhe as /wallflower/.
PërgjigjuMe behet qejfi qe nuk ja dhan ketij llapaqeni mandatin!na merziti para zgjedhjeve do mar kaq do mar aq!dhe si perfundim mori te gjatin!llapaqeni nuk ngre me kok se ishte ne bande me maskarenj!
PërgjigjuBravo nje zonje e nderuar me shkolle te mesme i mori mandatin avokatit Lapaj qe do " shpetonte" Shqiperine!! Ne zgjedhjet e ardhshme cdo fis te mbledhi gjithe farefisin te formoj nje parti dhe te gjithe ti bej kanditat per deputet dhe po te jete e mundur ti fusi vetem te listat e mbyllura!!
PërgjigjuOre dmth lejohet te zgjidhesh deputet me shkoll te mesme Öse fillore.
PërgjigjuHe mo Lapaj, si ishte ajo puna e grerezes ne poture? hahahahahahahaha I lumte pusha Zeqo Kordhonit, prape ta futi sa krahu. rri tani, se deputet su bere kurre.
Përgjigjuhahahahahah ja futen prape Tik Llapushit.... o Tiko, ike per shele o mjeran. Ik zhduku nga faqja e dheut tani
Përgjigju