Adriatik Lapaj

Politikë

KAS e la pa mandat deputeti, Lapaj: PSD-së iu pranuan dorëheqjet, me ne zbatohet ligj tjetër se jemi Gulag!

30 Korrik, 15:30| Përditesimi: 30 Korrik, 15:35

  • Share

Kreu i subjektit politik Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u rrëzua sot nga KAS për ankimimin ku kërkonte që mandati i fituar më 11 maj nga koalicioni që drejton, t’i kalonte atij.

Pas vendimit ai ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, ku vë në dukje dy standardet e KAS, duke e krahasuar me rastin e Tom Doshit. Lapaj shprehet se PSD-së iu pranuan dorëheqjet dhe mandati kaloi te lista e hapur, kurse NSHB-së nuk iu pranua, pasi “zbatohet një tjetër ligj, se ne jemi Gulag”.

Ai shton se është krenar që garoi në listën e hapur dhe se një ditë vendi do ketë garë për atë që kërkojnë.

Por sipas vendimit të KAS dhe KQZ, PSD-së i është pranuar dorëheqja për mandatin dhe jo për kandidatët, kurse partisë së Lapajt nuk i janë pranuar dorëheqjet për kandidatët.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag. Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shkruan Lapaj.

Postimi i Adriatik Lapajt


Lajmi kryesor:

Edhe kushërira e Lapajt ngel pa mandat, KAS rrëzon Celibashin dhe ia jep Ana Dajkos: Dorëheqjet në 'bllok', nul


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?