Politikë

Anëtarësimi në BE, Rama: Serbia dhe Mali i Zi i kanë nisur negociatat shumë kohë para nesh, Shqipëria sot është vetëm dy vite larg

11 Prill, 19:14| Përditesimi: 11 Prill, 19:30

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe me vajzat, u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në BE.

Ai mori shembullin e Serbisë dhe të Malit të Zi, për të cilët tha se kanë vite që i kanë nisur negociatat dhe janë sot në të njëjtin pozicion me Shqipërinë. Kryeministri tha se vendi ynë është vetëm dy vite larg anëtarësimit në BE.

'Thanë që më kishin lënë pa ngrënë se isha sjell si bandit dhe pastaj u publikua se 14 prilli do të jetë konferenca e 4 dhe do të hapim një seri tjetër kapitujsh. Ju i dëgjoni ata që thonë ca është ky muhabetë Rama kishte kohë që të na fuste në BE dhe tani thotë na jep edhe një mandat.

Po Mali i Zi i ka nisur në 2012 negociatat dhe Shqipëria jo vetëm që nuk ishte vend kandidatë por ishte dele e zeze dhe sot ne jemi në të njëjtin pozicion me Malin e Zi dhe jemi dy vende që jemi kandidatë për në BE.

Thuajini që Serbia i ka nisur në 2014 dhe deri dje ne i shihnim targën Serbisë se ishte para nesh dhe sot është pas nesh, ne jemi vetëm dy vite larg nga mbyllja e negociatave, kemi edhe Maqedoninë e Veriut që ndërruan edhe emër ata, e imagjinon ndonjëra që të ndërrosh emër për të marr burrë dhe burri të thotë nuk të dua, ndërruan emër në 2005 dhe janë mbrapa nesh. Kush e do Shqipërinë dhe këtë vend që të bëjë prokopi duhet ta dojë më shumë se partinë, duhet që ta dojë flamurin më shumë se flamurin e kënetës dhe të çdo moçalishte të re që është krijuar’, tha ai.


Lajmi kryesor:

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?