Në episodin e parë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për negociatat me BE. Rama tha se vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve.
“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nis fushatën për Tiranën: Veliaj në burg pa gjyq, por s’presim më! Akuzat e PD për dekretin e Begajt? S’keni intelektin e Rusmailit! Manastirliu: Mision historik
SI.E./I.M/ReportTv.al
