TIRANË- Ndonëse Erion Veliaj po ‘lufton’ në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Bajram Begajt, kryesocialsiti Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, duke u shfaqur krah kandidates Ogerta Manastirliu në podcastin “Flasim”. E ulur përballë Manastirliut, e cila rrëfeu detaje nga jeta e saj, që nga fëmijëria, rrugëtimi politik e deri tek gara për Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama iu dha përgjigje edhe disa pyetjeve që kanë dominuar debatin publik që pas shpalljes së zgjedhjeve me dekret të presidentit Begaj.
"Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur", tha Rama.
Arsyen se përse zgjodhi të shkarkojë Veliajn dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama e shpjegoi se kryeqyteti nuk mund të presë më, pasi duhet të ecë me ritmin e duhur. Por, kryeministri u kujdes të theksojë se Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u dërgua në paraburgim, mes një procesi që sipas tij, po zhvillohet me standarde të dyshimta.
“Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që janë të dyshimta”, tha Rama.
Jo vetëm opozitës, por shumëkujt që dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë e ka quajtur antikushtetues, iu thotë se nuk kanë intelektin e këshilltarit ligjor të Presidencës, Ilir Rusmailit. E kundërshtarëve politikë, të cilët ende nuk e kanë një emër për garën për Tiranën, iu kujton integritetin që ka Rusmaili përmes dorëheqjes së tij si ministër i drejtësisë gjatë qeverisjes së PD, në kohën kur shpërtheu Gërdeci.
“Tirana nuk mund të presë. Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.
Ndërsa i cilësoi zgjedhjet e Tiranës të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama e ruajti për vete “ekskluzivitetin” e intervistës së parë me Manastriliun dhe me bindjen e fitores e prezantoi si të parën grua në krye të bashkisë së Tiranës.
"Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare bashkie që nuk do mbetet jashtë atij grupi njerëzish që, në këtë qytet, kanë bërë histori”, tha Rama.
Manastirliu foli për fëmijërinë e saj në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku shoqëronte të ëmën valltare, për profesionin e babait si ushtarak, vendimin në moshën 14-vjeçare për tu kthyer nga Bari në Shqipëri, studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, angazhimin si vullnetare në një grup të rinjsh për zgjedhjet e vitit 2000 për Tiranën ku kandidati i Partisë Socialiste ishte Edi Rama, deri te gara e saj sot për Tiranën, të cilën e quajti një mision historik.
“Tirana është rritur; është 1 milion banorë. Është qyteti ku duhet të bëjmë përditshmërinë më të jetueshme e më të gëzueshme. Për mua nuk ka rëndësi karrigia; ka rëndësi kontributi,” tha Manastirliu.
Kandidatja e PS tregoi edhe si e priti familja kandidimin e saj, ndërsa edhe kryeministri Edi Rama rrëfeu për herë të parë se përse ia besoi këtë garë pa e pyetur fare.
"Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë", tregoi Manastirliu.
"Në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte – me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar – dhe kam dhe dëshmitarë për këtë. Kjo ishte arsyeja që unë s’kisha ç’të pyesja, edhe pse prapë do pyesja; por, domethënë, kjo ishte akoma më e thjeshtë", tregoi Rama.
Para bisedës me Manastirliun, në podcast Rama u ndal edhe tek procesi i Integrimit Evropian, teksa nuk e fshehu ambicien që vitin e ardhshëm Shqipëria të nisë mbylljen e grupkapitujve të negocimit. Ndërsa krijesën e tij, ministren e parë Virtuale në botë, Diellën, e cilësoi një histori suksesi që sipas tij i ka ndryshuar imazhin vendit si kurrë më parë.
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin “Flasim” Ogerta Manastriliun, së cilës gjatë bisedës i tregoi edhe arsyen se përse vendosi ta kandidonte në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Nga të gjitha anketimet, Rama tha se Manastriliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte.
“Tani dua të them dhe unë një gjë këtu. Je dëshmitare, në gjithë këtë rrugëtim të gjatë, që unë i analizoj shumë gjërat që kanë lidhje me vendimet; dhe kur vjen puna te ndarja e detyrave, ka dy kategori vendimesh lidhur me detyrat. Njëra është kategoria e vendimeve kur është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit; dhe njëra është kategoria e vendimeve që ti nuk mund ta dish se çfarë mendojnë njerëzit, sepse duhet të marrësh përsipër risk lidhur me njerëz të rinj që ti nuk mund t’i pyesësh njerëzit: “A mendoni ju që Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për QSUT?” Por ama, kur vjen puna te kandidatura për deputet, gjithnjë flas për atë pjesë të njerëzve që duhet të jenë “shalqi me provë”, jo për pjesën e më të rinjve – është shumë e thjeshtë, të paktën mua më është bërë shumë e thjeshtë, si nga eksperienca, edhe nga zhvillimi që kemi bërë me sondazhet dhe me anketimet; dhe ti e di shumë mirë që kemi bërë anketime të vazhdueshme dhe dimë çfarë mendojnë njerëzit për temat, për shqetësimet, edhe, në një farë mënyre, dimë edhe si t’i interpretojmë. Dhe, në rastin konkret, në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte – me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar – dhe kam dhe dëshmitarë për këtë. Kjo ishte arsyeja që unë s’kisha ç’të pyesja, edhe pse prapë do pyesja; por, domethënë, kjo ishte akoma më e thjeshtë. Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare bashkie që nuk do mbetet jashtë atij grupi njerëzish që, në këtë qytet, kanë bërë histori”, tha Rama.
Kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu rrëfen në podcastin “Flasim” reagimin e familjes së saj, kur nga Asambleja e PS morën vesh lajmin se do të garonte për zgjedhjet në kryeqytet. Ishte vetë kryeministri Rama që pyeti Manastirliun se si e priti familja këtë lajm. “Si ka mundësi që nuk të pyeti”, ishte ky reagimi i një prej vajzave të Manastirliut. Kjo e fundit tregoi edhe për bisedën me bashkëshortin, ndërsa kandidimin në Bashkinë e Tiranës e quan mision historik.
Edi Rama: A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?
Ogerta Manastirliu: Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë.
Edi Rama: Jo, jo, nuk dua të futem në detaje; thjesht doja një impresson, më shumë për të privilegjuar ata që po na ndjekin akoma dhe nuk besoj se janë mërzitur, sepse thuhet “bisedë ekskluzive”, “intervistë ekskluzive” etj. Por unë, p.sh., 85% të gjërave që dëgjova këtu, si i dija as vetë.
Ndërkohë, dua ta mbyll… Dakord, në rregull, pse s’të tha? Përgjigjja pse s’të tha: nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta. Por, përtej kësaj dhe përtej momentit të parë, ti vetë si e ndjen këtë barrë mbi supe?
Ogerta Manastirliu: Mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar – për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar – është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian. Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës – e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime. Dhe besoj se ajo që më bën ta dua punën time – të gjitha punët – është, besoj, një prej pikave të mia të dobëta, mund ta konsiderosh: që unë “dashurohem” me punën që bëj, pavarësisht çfarë detyre mbaj; pra, futem e tëra dhe përfshihem në punë. Ua kam thënë dhe juve: për mua nuk ka rëndësi as pozicioni, as karrigia; nuk ka rëndësi fare ku jam në skuadër. Për mua ka rëndësi kontributi dhe ka rëndësi që secili, në njësinë e kohës që i është dhënë për të kontribuar, të bëjë më të mirën e vet, të japë më të mirën nga vetja. Skuadra ka rëndësi; suksesi është i skuadrës, nuk mund të jetë i njeriut. Patjetër, në një detyrë të caktuar ka dikush që udhëheq; është si një skuadër në sport – dhe unë nga sporti fillova të kuptoj edhe më shumë në detyrën që bëja: është fiks si në sport; ka kush mbron, ka kush sulmon, ka kush bën strategjinë, dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet për të bërë atë që i është dhënë për të bërë. Historia ime – s’e kisha menduar asnjëherë, tani që i rikthehem – nuk është një histori e parashkruar; është një histori besimi, patjetër nga ju që më keni njohur përmes punës, nga njerëzit me të cilët kam punuar në shumë sektorë, dhe mbi të gjitha nga qytetarët e Tiranës.
E ftuar në podacstin e kryeministrit Edi Rama, kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu tregoi se si kishte shkuar të studionte në Bari dhe si e mori vendimin për tu kthyer në Shqipëri. Viti 1997 ishte një traumë e shoqërisë tha Manastriliu.
"Në moshën 14-vjeçare shkova në Bari, bëra studimet një vit në Liceun klasik, por kisha një ndjesi, ndoshta isha ende e vogël, por lidhjen me familjen dhe vendin... Dëgjoja nga telefoni paralel i dhomës sime, kur halla fliste me mamin dhe babin, për pasigurinë që ishte në Shqipëri, dukej sikur kisha lënë një pjesë timen dhe ashtu si adoleshente që isha mendoja qe duhej të kthehesha, nuk mund ta lija familjen time të humbte një pjesë nga unë dhe mbështetja që mund t’iu siguroja, edhe pse isha shumë e vogël. Vendimi për tu kthyer ishte një vendim që im atë ma ka lënë vetë. I thash pas 3 muajsh që babi do kthehem, më tha bëj si të duash. E mbylla atë vit, por u ktheva me ndjesinë që këtu kishte diçka që nuk mund të shkonte, por kishte shumë arsye që unë duhej të isha këtu me familjen u ktheva tek “Sami Frashëri”, dhe periudha ishte shumë e vështirë. ‘97 për të gjithë brezin tonë ishte një moment i vështirë i historisë së Shqipërisë por edhe një traumë e shoqërisë që ne na ka shënjuar si brez", tha Manastirliu.
Ogerta Manastirliu ka treguar se bashkëshorti i saj është mbështetja më e madhe për rrugëtimin e saj në politikë. Ajo tregon se koha e saj për tu përkushtuar në familje është e limtuar.
Ogerta Manastirliu: Me Ermalin jam dashuruar në gjimaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë po njëri-tjetrit në 2005, 20 vite më parë. Mbasi mbaruam shkollën. Familja e dinte, kanë qenë të hapur. Shkoja tek shtëpia, nuk kishim pengesa. U bëra nënë po në të njëjtin vit që u martuam. Ndërsa vajza e dytë erdhi në vitin 2009. Cdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Të marrit vendime për të pasur familje më të madhe duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar. Koha ime ka qenë e limituar për shkak të këtij rrugëtimi. Familja është forca ime e madhe. Ermali është kolona ku mbështetem dhe gjej prehjen sepse më ka lehtësuar nga angazhimet që duhet të kisha si nënë në raport me vajzat. Komplimentojmë njëri-tjetrin.
Edi Rama: E di cfarë domethënë të kesh burrin kryetar bashkie e kryeministër. Është një peshë dhe një sakrificë që askush nuk e kupon. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj po as un nuk e kuptoj. Sesi është për burrin që ta ketë gruan në një detyrë që kërkon kohë e energji. Ti nuk je njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në 4 mbyll derën.
Ogerta Manastirliu: Do të ishte mirë që të merrnim një bashkëvuajtës për ta kuptuar tamam.
Edi Rama: Nuk kam kurajo ta bëj këtë përballje se jam fajtori kryesor.
Kandidatja e PS për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastilriu, rrëfen në podcastin “Flasim” fëmijërinë, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj. Manastilriu tregoi se ka lindur dhe është rritur në një familje tiranase, ndërsa ndalet edhe tek dy prindërit e saj, e ëma asokohe valltare e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa babai ushtarak. Manastilriu rrëfen për fëmijërinë mes korridoreve të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?
Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.
Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë.
Në episodin e parë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për negociatat me BE. Rama tha se vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve.
“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord”, tha Rama.
Ogerta Manastirliu tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë do të ishte pjesë e politikës. Ndërsa studimet i ka mbaruar në fushën e Kimisë, ishte telefonata e një shoqes së saj që e ftoi të bëhej pjesë e grupit të PS gjatë fushatës lokale për Tiranës, kur Edi Rama ishte kandidat.
Ndërkohë sot, Ogerta është kandidate për Bashkinë e Tiranës, dhe Rama e Partia Socialiste janë në mbështetje të saj.
“Drejtësia ime ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita të fitoj degën por gjyshja ime që ka pasur një rol të rëndësishëm tek unë, më thoshte ‘mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’. Shekncat e natyrës më kanë tërhequr gjith monë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimi i dy elementëve, llogjikës dhe imagjiantës. Më pas e arrita ta përkthej si një metaforë për jetën që sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet për kimi më kanë dhënë shumë në raprot me aftësitë analitike por dhe për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Shumë e rëndëshishme të dish të vendosësh balancat e duhura. Ka qenë një degë apo një përgatitje për një profesion të mesëm. Nuk e kisha menduar që do të punoja në këtë fushë mendoja që do e shihja veten në laborator shkencor duke punuar pë cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume apo për barna.
Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetsor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat.
Pranova. Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës.
Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi ti vinte ngjyra”, tha Ogerta Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka deklaruar se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend. Ai e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit.
“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati. Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama.
Në hapje të podkastit Rama komentoi gjithashtu dhe të gjitha kritikat e lëshuara ditët e fundit drejt presidentit Begaj pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Ai tha se askush nuk ka pavarësinë inteletuale të ish-ministrit të Drejtësisë të PD dhe njëkohësisht këshilltar ligjor i presidentit, Ilir Rusmalit. Kundërshtarëve politikë, të cilët ende nuk e kanë një emër për garën për Tiranën, iu kujton integritetin që ka Rusmaili përmes dorëheqjes së tij si ministër i drejtësisë në PD, në kohën kur shpërtheu Gërdeci.
“Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur. Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.
Në çelje të podkastit, Rama ka folur dhe për zgjedhjet e parakoshme që do të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm. Shkarkimin e Veliajt ai e ka konsideruar si një domosdoshmëri për Tiranën, por burgosja e tij erdhi si pasojë e një procesi të dyshimtë që po zhvillohet nga drejtësia.
“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u cua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.
Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për ministren e parë virtual në botë, Diellë, për të cilën tha se në kaq pak kohë ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në botë. Ndërsa ironizoi lajmet që qarkulluan për Diellën, e cila u shfaq me 6 gishta, kryeministri Rama tha se nuk ka dyshim që Diella do jetë një histori suksesi.
“Bota vazhdoi të fliste për Diellën, ministren e parë të inteligjenëcn artificiale në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend herë tjetër, kur kërkesat për intervista drej zyrës sime të kenë qenë të panumërta, nuk besoj se ka pasur herë tjetër një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur pa asnjë ekzagjerim, të gjitha anketat e plantit dhe të gjitha faqet. Kuriozitet të madh ngado, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë përvete s’kam asnjë dyshim që Diella do jetë histori i bukur suksesi, por ajo në kaq pak kohë, ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në borë, saqë është kaq do mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte me asgjë tjetër”, tha Rama.
Komente
