Këshilli i Emërimeve në mbledhjen e sotme mori në intervistë dy kandidatët për anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, vakancë e Presidentit të Republikës. Në mbledhje merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.
Kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo janë paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve dhe ditën e nesërme i dërgon listën përfundimtare të renditjes Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Lajmi kryesor:
Betohet Altin Binaj, anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese! KED i çon nesër Presidentit emrat për vakancën e 6!Kim dhe Soreca njëzëri: Bërja funksionale deri në fund të vitit, brenda mundësive
K.T.//ReportTv.al