Sidi Hasanaj

Anëtari i Këshillit të PD, Hasanaj: Paloka investitor strategjik i qeverisë, te pronat e tij në Spille do ndërtohen vila dhe holete luksoze! ja dokumentet

2 Nëntor 2023, 16:26| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 16:50

  • Share

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj ka publikuar të tjera dokumente që faktojnë sipas tij se Edi Paloka, deputet i Rithemelimit është shpallur nga qeveria investitor strategjik. 

Sipas anëtarit të PD, kryeministri Edi Rama ka firmosur planin urbanistik ku në zonën e Spillesë, ku Paloka është pronar, do të ndërtohen resorte turistike elitare me hotele 4-5 yje dhe vila luksoze.

"Kërkonte dokumenta sot për akuzën që thashë te Report TV se Paloka ka marrë leje për hotele me 5 yje dhe investime strategjike në Spille, nga Edi Rama. Urdhëroni dokumentat origjinalë të firmosura prej tij, ku shkruan se ka prona në Spille. Vazhdojmë… Urdhëroni dokumentin e KKT (planin urbanistik) të firmosur nga Edi Rama se si gjithë Zona e SPillesë do ndërtohet në: “Për shkak të bregdetit ranor kjo zonë është e përshtatshme për resorte të drejtuara drejt turizmit Elitar. Shërbimet hoteliere duhet të jenë të destinuara për struktura me 4 yje e sipër. 80% e zhvillimit duhet të jetë i destinuar për shërbime në formën e strukturave kompakte apo të shpërndara (vila) dhe vetëm 20% i destinuar për banesa të dyta (real-estate), në formën e strukturave individuale (vila, jo apartamente shumëkatëshe)", shkruan Paloka.

Pas akuzave që bëri dy ditë më parë në Studio Live, në Report Tv, se Paloka, deputet i Rithemelimit, ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria, Hasanaj dje publikoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë të deputetit të Rithemelimit ku rezulton se ka deklaruar disa mijëra hektarë prona në zonën e Kavajës dhe bregdetin e Spillesë. Sipas Hasanajt, "në pronat e Palokës do të ndërtohen resorte turistike strategjike".

Postimi i plotë i Hasanajt: 

Ah palo.kë me kë je ngatërruar! Kërkonte dokumenta sot për akuzën që thashë te Report TV se Paloka ka marrë leje për hotele me 5 yje dhe investime strategjike në Spille, nga Edi Rama. Vetëm një pjesë e vogël e dokumentave!  Tani të nderuar miq të medias, urdhëroni: A ka deklaruar Paloka në ILDKP që ka mijëra m2 prona dhe trualle në Spille?  Në TV sot deklaroi që s’ka, mirë thuthuq po dhe mashtrues. Urdhëroni dokumentat origjinalë të firmosura prej tij, ku shkruan se ka prona në Spille.

Vazhdojmë… Urdhëroni dokumentin e KKT (planin urbanistik) të firmosur nga Edi Rama se si gjithë Zona e SPillesë do ndërtohet në: “Për shkak të bregdetit ranor kjo zonë është e përshtatshme për resorte të drejtuara drejt turizmit Elitar. Shërbimet hoteliere duhet të jenë të destinuara për struktura me 4 yje e sipër. 80% e zhvillimit duhet të jetë i destinuar për shërbime në formën e strukturave kompakte apo të shpërndara (vila) dhe vetëm 20% i destinuar për banesa të dyta (real-estate), në formën e strukturave individuale (vila, jo apartamente shumëkatëshe).

Zona duhet të sistemohet nëpërmjet një shëtitoreje bregdetare dhe një balline ujore, ku në fashën e parë (fasha ranore) duhet të vendosen strukturat e përkohshme të shërbimit të plazhit, në fashën e dytë strukturat e qëndrueshme të shërbimeve gastronomike dhe të mirëqenies, si bare e restorante, spa dhe të ngjashme, ndërsa në brezin e tretë strukturat e shërbimit hotelier. Në fashën më të thellë, duhet të akomodohen strukturat e banesave të dyta.”

Tani Edi Rama thotë që do ndërtohen Hotele me 4 yje dhe më shumë, do ndërtohet port Jahtesh dhe shëtitore (lungomare) plus apartamente elitarë. E firmos me dorën e tij, dhe është firmë e KKT për master plan, pra për gjithë zonën! Kudo ta ketë pronën Palo.ka (lëre që e ka buzë detit) do ndërtohen ose hotele me 4 dhe 5 yje, ose Vila elitare. Plus që qeveria do e ndihmojë me ndërtimin e lungomares dhe port Jahtesh. 

Tani të nderuar gazetarë, Çfarë armiku i ka Rama këta dhe vice versa? Armik që të jep kështu vendime Zhvillimi për hotele dhe vila elitare??? Megjithatë, nesër do dalin edhe më shumë fakte. Kur të mbaroj me faktet dhe dokumentat, pastaj do kalojmë në tjetër aspekt: Atë fjalën “b..ga e Lylit” do e bëj që ti tunden këmbët sa të dëgjoj emrin tim, do i duket grushti i atij llumit të Ramës, A.Prengës si përkëdhelje… por në fillim luftën për të vërtetën! Demokratët pas 10 viteve opozitë, meritojnë të shkojnë pas këtyre thuthuqëve mendorë? Pastaj thuthuqit do ja drejtojë dhëmbët mirë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?