Real Sociedad 1-1 Manchester United

Sport

GOLAT/ Anglezët dështojnë në Europa League, Roma fiton me përmbysje! Rangers befason Mourinhon, Lazio triumf me 9 lojtarë

7 Mars, 09:09| Përditesimi: 7 Mars, 09:13

  • Share

Europa League mbylli aktin e parë të ndeshjeve të fazës së 1/8. Veç Bodo/Glimt dhe Lyon, duket se të gjitha ndeshjet mbeten të hapura për përballjet e kthimit që luhen më 13 mars.

Në "Olimpico", Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Athletic Bilbaos. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Inaki Williams shënoi për spanjollët në minutën e 50-të. Vendasit do reagonin shpejt dhe pas gjashtë minutash Angelino do vendoste ekuilibrat. Miqtë mbetëm me një lojtar më pak në minutën e 85-të, me Alvarez që doli jashtë pas dy kartonave të verdhë. Duhej shtesa e tretë që festa të pushtonte stadiumin, aty ku Shomurodov gjeti golin e përmbysjes për vendasit. Spektakël në stadium nga tifozët, të cilët kishin shkuar në tribuna me nga një flamur të Romës, duke dhuruar një atmosferë fantastike.

Në ndeshjet e tjera, AZ Alkmaar mposhti 1-0 Tottenhamin me autogolin e Bergvall. Në "San Sebastian", Real Sociedad barazoi 1-1 kundër Manchester United. Zirkzee kaloi në epërsi anglezët, para se baskët të barazonin me Oyarzabal.

Në Amsterdam, Ajaxi u befasua 1-2 nga Eintracht. Bie në sy fitorja 1-3 e Rangers kundër Fenerbahces në Stamboll, apo triumfi i Lyon në Bukuresht. Sukses për Lazion në Çeki, me italianët që fituan 1-2 kundër Viktoria Plzen paçka se e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë.

Europa League, faza e 1/8 - ndeshjet e para:

E enjte, 6 mars 2025

AZ Alkmaar 1-0 Tottenham

FCSB 1-3 Lyon

Fenerbahce 1-3 Rangers

Real Sociedad 1-1 Manchester United

Ajax 1-2 Eintracht Frankfurt

Roma 2-1 Ath. Bilbao

Bodo/Glimt 3-0 Olympiacos

Plzen 1-2 Lazio

Ora 09:11
VIDEO/ Roma përmbys 2-1 Bilbaon në aktin e parë, tifozët shkëlqejnë në 'Olimpico'


Në "Olimpico", Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Athletic Bilbaos. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Inaki Williams shënoi për spanjollët në minutën e 50-të. Vendasit do reagonin shpejt dhe pas gjashtë minutash Angelino do vendoste ekuilibrat. Miqtë mbetëm me një lojtar më pak në minutën e 85-të, me Alvarez që doli jashtë pas dy kartonave të verdhë. Duhej shtesa e tretë që festa të pushtonte stadiumin, aty ku Shomurodov gjeti golin e përmbysjes për vendasit. Spektakël në stadium nga tifozët, të cilët kishin shkuar në tribuna me nga një flamur të Romës, duke dhuruar një atmosferë fantastike.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?