Pamje ekskluzive nga rimorkimi i mjetit me defekt nga roja bregdetare

Kronikë
Top 24

Anija pëson defekt pranë Karaburunit, Forca Detare shpëton tre persona

8 Shkurt 2019, 22:31| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 18:37

  • Share

VLORË - Forca Detare shqiptare shpëton tre persona në rajonin e Shën Janit në Karaburun, pasi anija me të cilën udhëtonin ata kishte pësuar defekt në det të hapur. Ministria e Mbrojtjes njofton se mjeti lundrues rezultoi me defekt në linjën e aksit. Ata kanë kërkuar ndihmën e rojës bregdetare rreth ores 18:55 pasi si pasojë e defektit kishin humbur lundrueshmerinë.

Mjeti lundrues i quajtur “ALEKSI 0435” me 3 persona ne bord e cila kishte pësuar defekt u rimorkiua në Triport nga anija "Mati" e Forcës Detare rreth ores 19:40. 

Tre personat që ndodheshin në bordin e anijes ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?