Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për anijet me 816 mbetje toksike. Në një deklaratë për mediat, Meta e quajti një skandal, ndërsa theksoi se do të kërkojnë hetim parlamentar.
Meta u shpreh se deputetët e PL do të bashkohen me ligjvënësit e tjerë të opozitës dhe do kërkojnë një hetim parlamentar mbi këtë çështje, sipas të cilit dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Pyetje: Zoti Meta, pas skandalit me mbetjet KURUM ka mbyllur uzinat, duke lënë të papunë rreth 500 punëtorë. Nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e qeverisë shqiptare, ndoshta dhe për të negociuar me kompaninë, në lidhje me këtë mbyllje të befasishme.
Ilir Meta: Është shumë e qartë, se kemi të bëjmë me një veprimtari mafioze, përgjegjësinë për të cilën e mban Edi Rama. Sepse, ai ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Nuk ka SHISH. të pavarur, SPAK. të pavarur dihet që nuk ka, e nuk mund të ketë me Edi Ramën. Nuk ka polici të pavarur, kjo dihet botërisht. Nuk ka asnjë agjensi shtetërore të pavarur.
Të thuash pastaj që ka dogana të pavarura, apo institucione të tjera. Apo porti të jetë një institucion serioz, me integritet të lartë. Diheti vetmi suksese I portit të Durrësit, është rritur 60 herë importi I bananave, apo jo?! Kjo është nga Kolumbia. Ky është suksesi më I madhe. Që kështu dhe këtë import-eksport të mbetjeve toksike, padyshim që janë në nivelet më të larta. Ky është një skandal, që siç e kam thënë.
Ne kërkojmë hetim parlamentar, dhe do t’i kërkojmë deputetëve tanë për tu bashkuar me deputetët e gjithë opozitës për të bërë një hetim të thellë, dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet prestigjoze ndërkombëtare, që kanë dhënë alarmin për këtë krim të jashtëzakonshmë, që dëmton imazhin e Shqipërisë në botë 1. Dhe e dyta, që dëmton shumë rëndë imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik I besueshëm.
Lajmi kryesor:
Pas skandalit me mbetjet KURUM mbyll uzinën! Braçe i ashpër: Po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore! Të mos tolerohet më
SI.E.//ReportTv.al