TIRANË- Deputeti Socialist ErIon Braçe ka reaguar lidhur me dy anijet me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të dala nga KURUM në Elbasan, dhe nga porti i Durrësit janë transportuar drejt Tajlandës.
Në një reagim për Report Tv ministria e Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro tha se mbetjet kishin dalë nga fabrika e Kompanisë turke “Kurum International” operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. E ndërsa prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojne çështjen, kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe pezulluar aktivitetin.
Për deputetin socialist ky është një shantazh që kompania turke po bën ndaj qeverisë dhe i kërkon kësaj të fundit të mos tolerojë. Në videon e postuar në facebook ai thotë se duhet të nisë hetim menjëherë për kompaninë KURUM, pasi nuk mund të marrë peng punonjësit duke mbyllur uzinën papritur.
“Kurum nuk mund të marrë peng punëtoret! Kurum nuk mund të shantazhojë edhe një herë qeverinë-me PENGJE NJERËZORE! Kurum duhet ti nënshtrohet ligjit, t’i përgjigjet autoriteteve sipas ligjit, të çlirohet apo mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin! Asgjë më pak e asgjë më shumë! Punëtorët nuk hyjnë në këtë mes. Madje me punëtoret Kurum po bën krim edhe ky duhet hetuar!”
Duke rikujtuar historinë e vitit 2016, ku kompania turke KURUM kërkoi të shpallte falimentin për shkak të kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal, Braçe thotë se qeveria nuk mund të pranojë një shantazh të dytë.
“E ka bere edhe një herë më parë këtë shantazh kur shpalli falimentin për ti ikur hetimeve për evazion fiskal, jo më! Kurrë më! Nuk mundet një kompani të marre peng punëtoret e të shantazhojë qeverinë me ta! Nuk duhet toleruar! Po, ka qenë e privilegjuar e ka përfituar në mënyrë klienteliste-për mua të padrejtë, në energji, porte e metalurgji-deri në kufijtë e monopolit, por ajo kohë ka mbaruar!
Brace është krah qeverisë edhe sa i takon vendimit për të mos pranuar rikthimin e mbetjeve pa dalë rezultatet si dhe duke theksuar se i takon operatorit të mbajë përgjegjësi
Në anë tjetër, qeveria ka marrë vendimin e duhur për të mos pranuar këtu, mbetjet e dyshuara si te rrezikshme! Qeveria i ka dhënë prioritet hetimeve dhe analizave dhe kjo është rruga! Përgjigje për ata që siç me një lodër kineze që nuk bënë analizë biologjike e kimike të produktit damkosën frutat e perimet, po njësoj kanë shpallur mbetje të rrezikshme duke shërbyer vetë si laborator, përgjigje dhe për gjithë aradhen e politiqenëve që deri dje ulërinin për importin e mbetjeve që nuk ekzistonte, sot ulërijnë për eksportin e mbetjeve që duhet provuar në janë të rrezikshme apo jo!
Si e justifikoi KURUM mbylljen e uzinës?
Kompania turke jo zyrtarisht deklaroi dje se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave. Shkak është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që të mos jemi konkurrues me tregun e Kinës dhe Turqisë. Për këtë thuhet se janë lajmëruar punonjës dhe është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës. Janë bërë diskutime prej 10 ditësh pasi o bëhet një ristrukturim i prodhimit tek Uzina e Çelikut për të qenë konkurrues në treg për shkak të kosotove të larta.
Ministritë ia faturojnë fajin KURUM
Në deklaratën e përbashkët të bërë publike dje nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit theksohet se “dy operatorët ekonomikë, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë po bëjnë përpjekje të dukshme për t’iu shmangur përgjegjësive, ndaj pritja e rezultatit të hetimeve dhe analizave përkatëse do të ishte më mirë se sa të ngarkohen me përgjegjësi agjencitë ligjzbatuese. Ngarkesa e bllokuar në Tailandë po kthehet mbrapsht dhe anijet janë ende është në udhëtim, por autoritetet shqiptare kanë deklaruar se nuk do ti pranojnë pa u kryer analizat dhe verifikimet përkatëse.
Prokuroria e Durrësit prej 16 gushtit ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF). Hetimi ka nisur për dyshime mbi kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara bazuar në materialet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërsa Drejtoria e Policisë së Durrësit ka dorëzuar një tjetër material hetimor nën dyshimet për transportim të mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës.
Shqiptarja.com mëson se gjatë javës është sekuestruar i gjithë dokumentacioni i kompanisë private 'Kurum International' që dyshohet se ka prodhuar edhe mbetjet toksike që më pas i ka shitur tek kompania 'Sokolaj' që ka organizuar transportin në drejtim të Tajlandës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dokumentet e kompanisë “Sokolaj” shpk si eksportuese të këtyre mbetjeve, e cila merret me import-eksport mineralesh, që rezulton në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj. Janë sekuestruar edhe dokumentet që gjenden në doganën e Durrësit lidhur me eksportin e ngarkesës.
Historia që Brace thotë s'duhet përsëritur
Në vitin 2016 kompania turke KURUM kërkoi nga Gjykata të shpallte falimentit për shkak të milionave euro që kishte detyrime, dhe në mars të atij viti ju caktua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Lindita Kikino si administratore e përkohshme për të verifikuar pretendimet e kompanisë.
Afro dy vite e gjysmë më vonë në dhjetor të 2018, kompania doli nga falimenti dhe u miratua plani i riorganizimit të saj dhe ristrukturim të kredive. Prej 2016-ës deri në fillim të këtij viti KURUM-it i janë vendosur disa herë masa sekuestrimi kuotash, për shkak të detyrimeve të papaguara si ndaj bankave ashtu edhe ndaj institucioneve shtetërore si rasti i AKBN-së. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as largimet masive të punonjësve nga puna, krijimi i grumbujve të mbetjeve në Elbasan e deri tek skandali i fundit ku dyshohet se 816 tonë mbetje toksike të ngarkuara tek Metalurgjiku kanë përfunduar në Tajlandë.
Kompania KURUM ka blerë 4 hidrocentralet më fitimprurëse të vendit nga qeveria e Sali Berishës, një dekadë përpara. HEC-et Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, u privatizuan në kundërshtim me ligjin në vitin 2013, pak javë përpara zgjedhjeve elektorale të qershorit të 2013-ës, dhe dëmi i shkaktuar përllogaritet në miliona euro. HEC-et u shitën gjoja për të shlyer detyrimet që shteti i kishte KURUM, për mos pagim të TVSH-së së rimbursuar, praktikë që siç thotë ish ministri i Financave Arben Malaj nuk është përdorur ndonjëherë më parë.
Për këto shkelje ligjore në prill të vitit të kaluar avokati Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 dhe kërkoi ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar sërish lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Në një postim në Facebook, Malaj ka ndarë reagimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili thotë se Kurum po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore pasi pezulloi aktivitetin.
Malaj ka ndarë në rrjetin e tij social lajmin e Shqiptarja.com për Braçen, ndërsa edhe ish-ministri i Financave konsideron mbylljen e Kurum si kërcënim që do të lërë pa punë qindra familje. Për Malajn, kjo është kriminale dhe thotë se qeveria s’duhet ta tolerojë aspak.
"Është vrastare nqs ndonjë ligjvënës apo vendimmarrës do të tolerojë sado pak ndonjë kompani që prodhon mbetje toksike dhe nuk i trajton ato sipas ligji. Kërcënimi se do të lënë qindra familje pa punë, është deri kriminal. Që procesi teknologjik në këtë industri prodhon mbetje toksike kjo është lehtësisht e provuar nga karta teknologjike që çdo kompani që ka procese teknologjike është e detyruar ta dorëzojë zyrtarisht pranë autoriteteve licencuese dhe mbikëqyrëse.
Këtë karte teknologjike çdo kompani duhet ta shqyrtojnë me përgjegjësi ligjore dhe ta miratojnë te specialistet përkatës të autoriteteve licencuese. Disa prej të cilëve korruptohen lehtë, pavarësisht se korruptimi i tyre në rastin e mbetjeve teknologjike toksike që prodhon te sëmurë dhe viktima është vepër penale "vrasje me dashje:
Apeloj që ekspertët e industrive përpunuese që prodhojnë mbetje toksike të bëjnë oponence publike për mbetjet toksike që prodhojmë industri përpunuese në vendin tonë. Është koha të ndalim mostrajtimin e mbetjeve ne tërësi dhe atyre toksike në veçanti sikur të jemi një vend i botës së tretë. Qëndrimi ndaj mbetjeve në tërësi dhe sidomos atyre toksike, është vijë ndarëse midis etapave dalluese të civilizimit. Ditë të mbarë, Arbeni", shkruan ish-ministri.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për anijet me 816 mbetje toksike. Në një deklaratë për mediat, Meta e quajti një skandal, ndërsa theksoi se do të kërkojnë hetim parlamentar.
Meta u shpreh se deputetët e PL do të bashkohen me ligjvënësit e tjerë të opozitës dhe do kërkojnë një hetim parlamentar mbi këtë çështje, sipas të cilit dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Pyetje: Zoti Meta, pas skandalit me mbetjet KURUM ka mbyllur uzinat, duke lënë të papunë rreth 500 punëtorë. Nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e qeverisë shqiptare, ndoshta dhe për të negociuar me kompaninë, në lidhje me këtë mbyllje të befasishme.
Ilir Meta: Është shumë e qartë, se kemi të bëjmë me një veprimtari mafioze, përgjegjësinë për të cilën e mban Edi Rama. Sepse, ai ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Nuk ka SHISH. të pavarur, SPAK. të pavarur dihet që nuk ka, e nuk mund të ketë me Edi Ramën. Nuk ka polici të pavarur, kjo dihet botërisht. Nuk ka asnjë agjensi shtetërore të pavarur.
Të thuash pastaj që ka dogana të pavarura, apo institucione të tjera. Apo porti të jetë një institucion serioz, me integritet të lartë. Diheti vetmi suksese I portit të Durrësit, është rritur 60 herë importi I bananave, apo jo?! Kjo është nga Kolumbia. Ky është suksesi më I madhe. Që kështu dhe këtë import-eksport të mbetjeve toksike, padyshim që janë në nivelet më të larta. Ky është një skandal, që siç e kam thënë.
Ne kërkojmë hetim parlamentar, dhe do t’i kërkojmë deputetëve tanë për tu bashkuar me deputetët e gjithë opozitës për të bërë një hetim të thellë, dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet prestigjoze ndërkombëtare, që kanë dhënë alarmin për këtë krim të jashtëzakonshmë, që dëmton imazhin e Shqipërisë në botë 1. Dhe e dyta, që dëmton shumë rëndë imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik I besueshëm.
Falemderit Brace ziu bravo ben si kur do popullin jep doreheqen dhe distancohu nga partia e zullumit falemderit zoti brace0
PërgjigjuO brace ta kamm then dhe ne nje vend tjeter Qe te vihet drejtesia ne vend Duhet te varen nja 1000 politikan nga 1991 e ketej Vetem keshtu shqiperia qetesohet nga zullumqaret
PërgjigjuSi gjithmone i “ sinqerte” kur pranon publiksht se kane shkelur ligjin gjithe keto vite ne pushtet. Por Brace ziu e ka bere te rruges tashme daljen publike duke folur per shkelje flagrante te ligjieve nga ana e tij, dhe qeverise se tij.
PërgjigjuSuksese Erjon! Hahaaa...
PërgjigjuPO, lodhesh Erjon! Te jesh i sigurte, se nuk do te nxjerresh gje.Shtyje edhe dy mandate! "KUPONI TATIMOR" ka vdekur!.Per moshen, qe ke mund te arrish ne 2030 EUROPEN! Nje keshille te them."RRATHET E DANTE ALIGERIT" jane shtuar...Kuptohet edhe me ndihmen e nderkombetarve.Flm...!!!
PërgjigjuO Kone o demagog, ti ke 12 vjet në pushtet
PërgjigjuAi i shkreti kujton se eshte akoma ne opozite or teeeejjjjj
E kupton cfare shteti te forte keni krijuar ne keto 10 vite pushtet nje punetor hidhet ne rruge dhe ska asnje mbrojtje kjo rshte rri ne prlament bej fresk
Përgjigju