Anijet me mbetje toksike, Ministria e Mjedisit për Report Tv: Lënda u nis nga kompania 'Kurum' pranë Metalurgjikut në Elbasan për në Tajlandë

20 Gusht, 18:14| Përditesimi: 21 Gusht, 12:00

  • Share

Mbetjet e rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare së bashku me institucionin e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF i përkasin kompanisë Kurum.

Ekskluzivisht për Report TV, Ministria e Mjedisit konfirmon se: ‘Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS’.

Kompania ndërkombëtare që ushtron aktivitetin në ish-metalurgjikun e Elbasanit është KURUM. Prokuroria shqiptare në bashkëpunim me institucionin e Bashkimit Evropian OLAF po hetojnë një ngarkesë që dyshohet të jetë 816 ton mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut.

Ministria e Mjedisit sqaron se mbetjet e kompanisë KURUM u ngarkuan në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet të jenë transportuar drejt Portit të Triestes.

Në këtë Port të BE, njësitë kontejnerike nuk kanë qenë objekte kontrollesh dhe janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre duke u transportuar në anije të operuar nga një tjetër operator i mirënjohur ndërkombëtar Maersk, me destinacion Azinë Juglindore. Ka qenë qendra e specializuar “Basel Action Network” që ka denoncuar se ngarkesa me 100 kontejnerë me mbetje industrialo-elektronike të ngarkuara në Durrës.

'Në përgjigje të interesimit tuaj në lidhje me dyshimet mbi transportin e parregullt të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga procesi teknologjik, sqarojmë se për këtë rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës. 

Sa më sipër, ju informojmë se institucionet ligjzbatuese shqiptare janë angazhuar që në sinjalizimin e parë të këtyre dyshimeve dhe kanë kryer veprime hetimore të përbashkëta me Zyrën kundër mashtrimit të Bashkimit Evropian (OLAF) si dhe kanë referuar rastin pranë organeve të prokurorisë.

Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. 

Në vijim, këto njësi kontejnerike, në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet se janë transportuar drejt Portit të Triestes përmes anijeve kontejnerike ndërkombëtare. Në këtë port të Bashkimit Evropian njësitë kontejnerike nuk kanë qënë objekte kontrollesh dhe janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre duke u transportuar në anije të operuar nga një tjetër operator i mirënjohur ndërkombëtar (Maersk), me destinacion Azinë Juglindore. 

Vlen të theksojmë se konventat ndërkombëtare, dhe legjislacioni vendas i përputhur me to, parashikojnë një serë detyrimesh për prodhuesit dhe transportuesit e mbetjeve të tilla. Zbatimi i këtyre detyrimeve është gjithashtu objekt i hetimeve në proces. 

Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle shumë të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimt dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e institucioneve tona kombëtare është verifikuar dhe çertifikuar edhe nga  inspektime të vijueshme ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e renditur Shqipërinë si një vend të sigurt.

Institucionet shqiptare mbeten në kontakt dhe bashkëveprim me partnerët evropianë për kryerjen e hetimeve të plota dhe transparente të të gjitha rrethanave dhe të të gjithë hallkave logjistike që kanë kryer këtë transport të dyshuar nga Europa në Azinë Juglindore.'- njofton Ministria e Mjedisit për Report Tv.

Anija me mbetjet toksike të Kurum u nis nga Durrësi në 4 korrik dhe pas alarmit nga qendra Basel, ajo fiku sinjalin GPS në 31 korrik teksa po i afrohej Cape Town në Afrikën e Jugut.

Më pas kompania ndërkombëtare Maersk tha sinjali i vendndodhjes u ndez. Zyrtarët tajlandezë cituar nga mediat deklaruan se nuk do t’i pranojnë anijet në territorin e tyre. Sipas Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët do të riatdhesohen në Shqipëri. 

Ora 11:55
Anijet me 800 tonë mbetje toksike, Kurum: Ngarkesa nuk është nisur nga ne, respektojmë rregullat për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme

1724082616_anijamembetje.jpg

Kompania Kurum International ka reaguar pas lajmit të konfirmuar nga Ministria e Mjedisit për Report Tv se rreth 800 ton mbetje që janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës janë të kësaj kompanie. Në një deklaratë për mediat, Kurum thotë se në asnjë rast nuk ka transportuar mbetje të rrezikshme dhe se as kjo ngarkesë nuk është nisur nga kompania Kurum.

Kompania thotë se "respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit".

Reagimi i plotë i Kurum International

Kurum International, ne lidhje me lajmet e publikuara ne mediat shqiptare mbi sasinë e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara me destinacion Tajlandën, dhe aludimet mbi deklaratat e palëve të treta për shoqërinë tonë si eksportues të këtyre sasive të mbetjeve deklaron si me poshtë:

Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkese për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.

Kurum International, bazuar në lejen mjedisore që zotëron, respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjate procesit të prodhimit, objekt i punës së kompanisë.

Shoqëria, raporton dhe plotëson të gjitha kërkesat ligjore, për raportim periodik, 3-mujor, 6-mujor dhe vjetor, për menaxhimin e mbetjeve industriale që gjenerohen nga procesi teknologjik, dhe sipas rastit ka lidhur kontrata e marrëveshje me shoqëri shqiptare apo të huaja, të licencuara sipas ligjeve në fuqi, për menaxhimin e këtyre mbetjeve. 

Të gjitha raportet janë dorëzuar brenda afateve ligjore në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit.

Nga ana e organeve përkatëse, jemi kontrolluar dhe vijojmë të kontrollohemi e monitorohemi vazhdimisht dhe periodikisht sipas kërkesave ligjore.

Në çdo rast, aplikohet për leje eksporti në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enveristi cmendur: 23/08/2024 03:02

    A di kush te thote se ku shkuan mbetjet e metalurgjikut gjate voteve te lavdishme te diktatures?! Se ju bij te bushtres se kuqe, njesoj si baballaret kriminele dini vetem te vrisni jeten. E vrate Elbasanin e luleve, te portokajve...e bere katran. Robt ju q... ne kete jete e ne tjetren.

    Përgjigju
  • Turi: 22/08/2024 13:51

    Kurumi....ndotesi me I madh ne vend, sikur ishte shembull ne mbrojtjen e mjedisit, Para pak kohe e thane ndersa e inspektonin ministrat Tauland Balla, Mirela Kumbaro bashke me ishdrejtorin e IKMT, Ervin Hoxha tani minister ne vend te Balles dhe drejtoreshen hajdute te Agjencise se Mjedisit.

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2024 02:18

    Lepuri duket se fshihet diku ne kete histori! Lexoni me kujdes:Kurumi e ka mohuar qe jane mbetjet e tij dhe deklaron qe ka lidhur kontrata per menaxhimin e mbetjeve me komp.te huaja e shqiptare.Tani dalin 4 pyetje qe kerkojne pergjigje nga kjo histori e dyshimte:1-Duke ditur si perfundojne shpesh mbetjet spitalore e hidrokarbure ne vend,kush i ka kontrolluar keto firma shqiptare, si i menaxhojne mbetjet toksike te metalurgjise e ku i hedhin? 2-Ngarkesa toksike qe ka mbetur pa zot, eshte ngarkuar ne portin e Durresit,por nuk sqarohet nese ka ardhur nga Shqiperia,apo nga ndonje vend tjeter tek ne? 3-Drejtoria e portit te Durresit.A nuk duhet te kishte info.per ngarkesat qe hyjne e dalin ne port dhe cfare di per kete ngarkese? Ketu nuk po flitet per kontenjere me banane e droge,por per mbetje mineralesh supertoksike.4-A nuk ju ben pershtypje heshtja e qeverise dhe e opozites per kete ceshtje?!A nuk ju duket e dyshimte?!

    Përgjigju
  • Go West: 21/08/2024 11:17

    Kjo bandit-kompani ju ka bare gjemen shqiptareve, merre vesh ne bashkepunim me Sali-qenin dhe te tijet. Per 100 milione dollare, te cilat edhe keto nuk i pagoi, por ju "rimbursua tvsh", grabite kater HCE, te cilat ne 4 vite prodhojne fix 100 milione dollare. Shto ketu edhe mbi 20 milione te sapo-investuara per remontin e ketyre HEC-eve. Keto 4 Hec-e, mund ti liheshin nje banke per 5 vite dhe krejt shuma e borxhit bashke me interesat do ishin likujduar. Spak, mos rri po duku!

    Përgjigju
    • Çudia: 21/08/2024 11:49

      Prap fajin e ka Saliu?! Ore ç'po ndodh me këtë popull?!

  • Miri: 20/08/2024 21:18

    Te mbyllet kjo fabrike qe ka mbjelle kancerin ne Elbasan. Kush e di ku i ka cuar mbetjet e tjera te demshme aq sa bota u vu ne alarm.A ka shtet apo jo?Skemi votuar te vdesim..

    Përgjigju
  • Toni: 20/08/2024 19:48

    Kurum duhet mbyllur fare. Ka dekada qe helmon Elbasanin e gjithe Shqiperine. Ose dergojini mbetjet ne shtepine e Sales, ose te Rames.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/08/2024 19:39

    Kam nje pyetje per Mirela Kumbaro Furxhi : Po mbetjet e tjera te Kurumit ku kane shkuar?

    Përgjigju
    • Dakord: 20/08/2024 19:51

      Në Tajlandë, myanmar, laos etj. Gjynah dhe ata por kjo është jeta

  • bengal: 20/08/2024 18:27

    Ka plot vende kut ti shkarkoni!!! Hidhini te kuvendi, ose ke rruga Sales, ose ne Surrel, ose me mirë te Green Coast... Ka shume alternativa! Ose-ose, dërgojani vellezerve tanë Turq, dhe e dine mirë ata se çbëjnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?