Tiranë- Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
Sipas anketimit 65 % e të anketuarve vlerësojnë punën e policisë të mirë ose të shumë mirë, 82 % e të anketuarve ndihen të sigurtë në qytetin ku ata jetojnë. Në 12 vite perceptimi i qytetarëve për korrupsion në radhët e policisë është ulur me 21%. Ky anketim tërësisht i pavarur, kryhet për të gjashtën herë me iniciativën dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë suedeze.
Kryeministri Rama i pranishëm në këtë event tha se shifrat janë tregues i realitetit që përpiqet të mbulohet nga një realitet i deformuar politiko-mediatik, që synojnë të baltosin punën e policisë.
"Falangat e urrejtjes për qeverinë padrejtësisht lëshohen kundër policisë së shtetit, sa herë që gjendet sebepi më i vogël. Në këtë vendin tonë ku të gjithë vriten, të gjithë sulmohen të gjithë plagosen rrugëve po të ndjekësh kanalet e portalet natën dhe ditën, pavarësisht në cilën orë. Dhe nëse ka një hapësirë në fakt që është ajo më e rrezikshme ku mund të ndihesh i kërcënuar, sulmuar, nëpërkëmbur dhunuar, është jo hapësira e qyteteve tona natën por e portaleve ditën dhe natën" tha ai.
Për kreun e qeverisë, shifrat janë kokëforta kur tregojnë uljen e kriminalitetit dhe ndjesinë e sigurisë jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.
Dhe prezantoi nismën e re që i shtohet sigurisë publike.
"Këshilli Kombëtar i Policimit në Komunitet është nismë rishtazi që i shtohet sigurisë publike, për përmirësimin e standardeve të sigurisë. Të ndajmë lajmet e rreme, fake neës dhe baltosjen e Policisë së Shtetit, për të ndarë pasqyrën e sigurisë që mbulon Policia dhe pasqyrat e deformuar të ekraneve, portaleve dhe mediave", tha kryeministri ndër të tjera.
Rama shprehu konsideratë për 'progresin e jashtëzakonshëm' që policia ka bërë por tha se duhet punuar më shumë për transparencën, llogaridhënien pika kyçe për përmirësimin e mëtejshëm të policisë së shtetit. E cmoj shumë këtë këshillë në nivel kombëtar.
Hapat e rëndësishëm që janë ndëmarrë për ta forcuar pavarësinë e forcës tonë policore duke siguruar që veprimtaria e saj të udhëhiqet gjithmonë nga ligji dhe interesat më të mira të qytetarëve kanë bërë diferencën me të shkuarën por janë të pamjaftueshëm. Si ështe e pamjaftueshme transparenca dhe llogaridhënia e derisotme në raport me qytetarët përmes të gjithë strukturave që tanimë janë të ngritura për policimin në komunitet’
Në fjalën e tij kryepolici Ilir Proda, vlerësoi punën e uniformave blu në rritjen e cilësisë së rendit dhe sigurisë, si dhe përballjen me krimin e organizuar dhe ngjarjet kriminale.
Kurse ministri Ervin Hoxha theksoi shifrat e perceptimit të realizuara nga anketimi, ku ranë në sy ato se 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë, 75% mendojnë se respektohen prej saj dhe 82% ndihen më të sigurtë. ndërsa 64 % janë gati të bashkëpunojnë me policinë për të denoncuar shkeljet
“Besimi nuk jepet, por fitohet, kemi punuar çdo ditë për ta fituar atë. Shifrat e perceptimit të qytetarëve na tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Faleminderit për besimin tuaj”, u shpreh ministri.
Në kuadër të përmirësimit të sigurisë publike, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dha detaje për projektin “Smart City”.
Policia e Shtetit shumë shpejt do të implementojë projektin qeveritar "Smart City" që do të shtrihet në 20 qytetet kryesore të vendit, duke qenë më afër qytetarit nëpërmjet identifikimit të autorëve të ngjarjeve, në kohë reale
Për të rritur sigurinë publike, qeveria krijoi në fund të vitit të shkuar Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Komunitet, një bashkim institucionesh, një nismë që erdhi pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.
Një nga pikat negative të anketës ku dhe u ndal kryeministri ishte përvoja e qytetarëve për përvojën në raport me policinë e shtetit kur kanë kontaktuar për të shprehur shqetësim, apo denoncim. 53 % e tyre thonë se përvoja është negative.
Kjo pikë duhet të ndryshojë katërcipërisht, tha Rama ‘sepse kjo është e vërtetë e hidhur. Është e mirëkuptueshme stresi, ngarkesa edhe lodhja, nga probleme shumë serioze me të cilat merret policia e shtetit por asgjë nuk justifikon sjellje që të prodhojë një përvojë negative për qytetarin që I drejtohet policisë së shtetit'
Në këtë pikë pjesën e luanit e zinte rrugorja. Duhet parë me kujdes e duhet analizuar ankesat tha Rama.
“Një qytetari që i ndalohet makina për t’i kërkuar dokumentet i duhet bërë i gjithë respekti sepse po i merret 1 – 2 – 3 – 5 minuta nga koha e tij për të bërë punën nga policia. Dhe ato minuta i duhen shpërblyer me shumë respekt"
Ai kishte një porosi drejtëpërdrejtë për drejtorin e policisë së shtetit, Ilir Proda.
"Duhet të jetë drejtuesi i policisë së shtetit në qark e në nivelin tjetër të kërkojë mbarëvajtjen mbledhjen e efikasitetin e këtyre këshillave. Këto këshilla, tani me vendim qeverie, raportojnë tek këshilli kombëtar I sigurisë në komunitet, prandaj duhet të bëhen aktivë, të vërtetë dhe konkretë, zoti drejtor i Përgjithshëm. Është e rëndësishme të rritet vëmendja e drejtëpërdrejtë nga niveli qëndror në vendor dhe të për forcimin e llogaridhënies së ndërsjelltë.
Përpara pak kohësh ndodhi një tragjedi që preku të madh e të vogël. Humbi jetën një 14 vjeç. U ngrit një histeri e madhe kundër policisë së shtetit, absurditet total, ndërkohë ne u angazhuam në një këshillim dhe falë atij këshillimi kemi plan të ri për sigurinë të konsultuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Është e rëndësishme që ai plan të vihet në jetë dhe çelësi është funksionimi i këshillit dhe këshillave vendorë"
Kryepolici Ilir Proda vlerësoi në fjalën e tij për anketimin që lodhet me sigurinë publike, se përqindja e qytetarëve që i besojnë institucionit është rritur ndjeshëm dhe niveli i rasteve korruptive gjithashtu është ulur me mbi 20% në 12 vite.
Kreu i institucionit vuri në dukje se aktualisht 64% e qytetarëve janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Policinë apo që ta raportojnë një shkelje, teksa do punojnë për të bindur edhe pjesën tjetër të qytetarëve që hezitojnë.
“Policia në këto vite është më e lidhur me njerëzit, është pjesë e komunitetit. 64% e publikut është shprehur se është i gatshëm të njoftojë Policinë në raste shkeljeje. Ne synojmë që kjo shifër që është në rritje në krahasim me të kaluarën, të shkojë edhe te ai 34% tjetër që është hezitues për bashkëpunim”, tha Proda.
Ai lexoi edhe shifrat për perceptimin e korrupsionit në Polici, ku faktor në këtë pozitivitet kanë qenë rritja e pagave, iniciativat mbështetëse dhe trajtimet financiare ndaj punonjësve.
“Do punojmë për të ulur aktet korruptive dhe konfliktin e interesit. Perceptimi për korrupsionin në Polici është ulur nga 74% në vitin 2013, në 53% në vitin 2024. Faktor pozitiv ka qenë rritja e pagave për punonjësit e policisë dhe iniciativat e tjera ndihmëse, si trajtimi financiar. Gjej rastin për falënderimin e partnerëve për mbështetjen e vazhdueshme në arritjen e objektivave në fushën e sigurisë, si dhe qeverinë suedeze për mbështetjen me radarët e rij për Policinë Rrugore”, tha Proda ndër të tjera.
Një përmirësim domethënës e quajti kryeministri Edi Rama rezultatin e anketimit sipas të cilit 65 % e të anketuarve e vlerësojnë punën e policisë të mirë ose të shumë mirë.
“Kjo tregon se reformimi I vazhdueshëm dhe puna këmbëngulëse vijojnë të japin fryte dhe gjëja më e rëndësishme është se në të gjithë trajektoren e viteve shifrat janë konstante në përmirësim” tha Rama.
Kritik ishte për mënyrën si realiteti i vërtetë i një Shqipërie të sigurtë në portale është apo foltore ‘mbulohet me këmbëngulje me baltë e zift përditë e përnatë
Problemi i sigurisë është bërë një problem gjithmonë e më i madh, sidomos në qytetet më të mëdha. Vetëm 4 % e qytetarëve kanë qenë viktima të vjedhjes apo sulmit fizik në 5 vitet e fundit. Kjo shifër është më e ulët, pozitivisht se mesatarja e BE-së që është 9% dhe është në normën e vendeve më të sigurta në BE.
Në këtë vendin tonë ku të gjithë vriten, të gjithë sulmohen të gjithë plagosen rrugëve po të ndjekësh kanalet e portalet natën dhe ditën, pavarësisht në cilën orë. Dhe nëse ka një hapësirë në fakt që është ajo më e rrezikshme ku mund të ndihesh i kërcënuar, sulmuar, nëpërkëmbur dhunuar, është jo hapësira e qyteteve tona natën por e portaleve ditën dhe natën.
Rama shprehu konsideratë për 'progresin e jashtëzakonshëm' që policia ka bërë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, lexoi para të pranishmëve në prezantimin e anketës për Policinë e Shtetit dhe perceptimin qytetar për sigurinë, shifrat e konstatuara. Ai vuri në dukje disa prej tyre.
Hoxha tha se 65% e qytetarëve mendojnë se siguria është e mirë ose shumë e mirë dhe 82% e tyre ndihem më të sigurtë. Ai e cilësoi një histori suksesi punën e Policisë, duke lancuar lajmin se në vijim do realizohet edhe projekti ‘smart city’ me teknologjinë me të avancuar për ta çuar më tej këtë nivel sigurie.
“Ndaj me ju një histori suksesi të institucionit që ka bërë hapa më të sigurtë e të drejtë për të gjithë ne. Kemi ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe vlera e përparime të realizuara me përpikmëri. Perceptimi i publikut është rritur ndjeshëm, si pasojë e një pune të palodhur, teknologjisë, transparencës, informim në kohë reale. Dëgjimi i shqetësimeve të publikut dhe bashkëpunimi me qytetarët, sepse siguria është detyrë e përbashkët e jona”, tha ministri i Brendshëm.
Më tej ai lexoi edhe shifrat me ‘pikante’ të anketimit:
“Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë të mirë ose shumë të mirë. 75% e qytetarëve mendojnë se respektohen dhe vlerësohen. 82% e qytetarëve ndihen më të sigurtë në zonat ku banojnë. Të dhëna që na ndihmojnë për më tej. Tjetër element është se Policia po arrin standardet e vendeve të Bashkimit Europian. Por ka edhe më shumë për të bërë, sidomos ato ngjarje gjatë natës. Në 12 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, pati zero ngjarje kriminale në këtë kuadër. Një veçanti është projekti ‘smart city’ në të gjithë vendin, për të rritur nivelin e sigurisë edhe më shumë”, tha Hoxha.
Kurse në fund, duke premtuar se puna e institucionit të policisë do çohet edhe më tej, ministri theksoi se besimi fitohet.
“Besimi nuk jepet, por fitohet, kemi punuar çdo ditë për ta fituar atë. Shifrat e perceptimit të qytetarëve na tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Faleminderit për besimin tuaj”, u shpreh ministri.
Nuk është kështu perceptimi ndaj policisë në Shkodër!!
PërgjigjuKeta kane filluar ti besojne dhe vete genjeshtrat qe thone dhe ky eshte koncept fashist pervec problemeve te shendetit mendor. Mbi 90% e njerezve qe une njoh dhe qe jane njerez te zakonshem, pa patur kurre probleme ligjin shprehen se korupsioni ne polici eshte i frikshem dhe sa me larg tyre. Besueshneria te policia mund te jete e larte vetem te bandat dhe ata qe shkelin ligjin.
PërgjigjuZoti Ministër! 65/% i ke hajdutë dhe bashkpuntorë të kriminelëve!
PërgjigjuQeveria duhet te ule rrezikun nga paniku i perditshem qe perhapet.Ne 35-vite medja e shkruar dhe vizive,99% te lajmeve i japin per vrasje,vjedhie,korupsion dhe papergjegjshmeri te punonjesve te cdo rangu.Duket e nxirre dhe propaganda te thote mos jeto ne Shqiperi.
Përgjigju90% e policise del nëpër përgjime por mediat nuk duhet ta thonë qe te ruash ti dhe gruaja jote vendin e punës. Nga fajin e ka Saliu ne fajin e ka media.
O Edi Rama vej Rexhep Kasap Bule Lekėn ( kepin ) deputet e partia socjaliste fiton 100 deputet. Se Rexhepi flet 10 gjuh tē huja.
PërgjigjuJeni fiks ne rrugen e fashizmit
PërgjigjuPo si nuk me erdhi një herë ky anketimi, skam fat. Duhet me u fut ne administratë që te kesh këtë privilegj.
Përgjigju