Dosjet për qarqet

Politikë

Ankimet e 25 prillit, PD: Nga nesër betejë në Kolegjin Zgjedhor, nëse refuzojnë provat, janë me Ramën

30 Maj 2021, 20:57| Përditesimi: 30 Maj 2021, 22:35

  • Share

Kolegji Zgjedhor do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. E para që do të kalojë në filtrin e organit më të lartë të shqyrtimit të çështjeve zgjedhore është Gjirokastra.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu shkruan se beteja që nis nesër, është një test për Kolegjin Zgjedhor, në mënyrë që ky i fundit të tregojë nëse është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama apo është i pavarur. Ndërkaq Logu ka renditur të gjithë pretendimet e PD-së për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit. 

Postimi i plotë:

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit: Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale

 +10.003 leje legalizimi
+13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore
63 milionë euro paga shtesë
2.5 milionë euro ndihma ekonomike
1.9 milionë euro “paga lufte”
125 milionë euro pagesa për tërmetin
500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit
523 mijë qytetarë pa të drejtë vote
910 mijë vjedhje të të dhënave personale.

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit. Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor.

Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve. Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë. Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?