Politikë

Ankimet e 25 prillit, Petro Koçi: Në PD e LSI desh u përmbys lista nga shitblerja e votës! Starova: PD ka të dhëna, s’flet në erë për masakër zgjedhore

26 Maj 2021, 21:38| Përditesimi: 26 Maj 2021, 22:42

  • Share

Ankimet e 25 prillit dhe vulosja e rezultatit zgjedhor për Durrësin sot nga KAS, janë temë diskutimi në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Duke folur për akuzat e opozitës për masakër zgjedhore, deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, ia atashon shitblerjen e votës PD dhe LSI, duke thënë se ata kanë pasur në lisa biznesmenë. Akuzën për përdorimin e administratës në zgjedhje Koçi i hedh poshtë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Një mendim ndryshe ka pasur kryetari i partisë Bashkimi Liberal, Arjan Starova, i cili mbështeti tezën e opozitës për masakër zgjedhore. Sipas tij opozita ka prova dhe nuk flet në erë. 

Pjesë nga debati në Repolitix:

Enver Bytyci: Më thoni që sjanë të vërteta këto, presioni i kryeministrit te zgjedhësit...

Plator Nesturi: Cilat presione. Më kë e keni inatin, me popullin apo me kryeministrin?

Enver  Bytyci: E kam me manipulimet.

Petro Koci: Eshte e vertete qe shitblerja e votës ka funksionuar. PS ska pasur në listë asnjë biznesmen, Pd dhe LSI  kishte. Në PD desh u përmbys lista se u përdor shitblerja e votës. Desh u përmbys lista nga paraja që u përdor. Edhe LSI kishte.

Ldhur me administratën roli i administratës ka qenë negativ për mazhorancën pë shkak të rolit të disave prej tyre. Unë s'i kam marrë fare në fushatë sepse me kopromentonin për të vajtur te zgjedhësit. E di se ajo administratë duhet të ndryshohet që tu shërbejë më mirë njerëzve. E kam thënë dhe para zgjedhjeve

Arjan Starova: A mundet që këtë lloj debati ta lëmë në këtë pikë. Që ka një mendim që janë zgjedhjet më të mirë që ka një masakër... Të presim dhe OSBE dhe ky lloj debati mund të bëhet më vonë.

Petro Koçi: Nëse thua masakër pastaj thua do mbledh prova kjo është një gjë që nuk shkon.

Arjan Starova: Ka një defekt arsyetimi  uaj. Kur them se kemi prova, provat janë të hallakatura dhe kërkojnë një sistemim. Smund të thuash masakra pastaj provat, provat janë. PD ka të dhëna, ka njerëz, ka mekanizëm nuk flasim në erë. Ka statistika.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?