Politikë

Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk rikuperon por del me minus 1 votë! Kërkonte 136 për të marrë mandatin (VIDEO)

26 Maj 2021, 08:26| Përditesimi: 26 Maj 2021, 21:46

  • Share

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave për partitë në 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI.

Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Madje gjatë rinumërimit të 108 kutive të numëruara LSI ka humbur 1 votë , PD-së i janë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS. LSI synonte që të merrte mandatin e Edi Ramës, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit. Mandatin e prentenduar të LSI do ta merrte Elona Guri e renditur e para në Durrës.

Duhet thënë se thuajse për të gjitha votat ka të bëjë me çështje interpretimi të votave të pavlefshme. Ndërsa votat e hequra për PS dhe PD tregojnë në fakt se ka një disproporcion të votave të PD-së e cila ka marrë më pak vota se Partia Socialiste në rang qarku por nga rinumërimi i 108 kutive nga 481 gjithsej, PD-së i janë zbritur shumë më shumë. Në përfundim të mbledhjes KAs vendosi të përditësohet tabela me rezultatet e 25 prillit, me ndryshimet që rezultuan nga rinumërimi.

Në kërkesat e PD-LSI për këtë qark kërkohej pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe rivotim në të gjithë qarkun, ndërsa LSI për Durrësin kërkoi rinumërim të disa qendrave të votimit. Më herët KAS ka rrëzuar kërkesat për marrjen e provave shtesë për këtë qark. Në Durrës PS ka fituar 8 mandate, PD-AN 6 amandate kurse LSI asnjë mandat.

Kjo nuk është hera e parë që KAS ka rinumëruar votat e 25 prillit. Më herët, me kërkesë po të LSI-së, u hapën 114 kuti në qarkun e Beratit dhe ajo që u vu re ishte se nga rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë, LSI rikuperoi gjithsej 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm. As në këtë qark nuk kishte ndryshim rezultati.

Deri më tani KAS ka vendosur gjithashtu të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës e Shkodër, teksa pritet shqyrtimi i ankimimeve të tjera të bëra nga këto forca politike. Këto vendime, PD dhe LSI i kanë quajtur me prapavijë politike, duke prentenduar se po bëhet masakra zgjedhore, pjesa e dytë, pasi e quajtën të parën atë të 25 prillit. 

VIDEO- Të rejat hap pas hapi nga KAS me gazetaren e Report TV Danjela Maloku

VIDEO-Procesi i numerimit ne KAS

Ora 20:19
Përfundon mbledhja e KAS, vuloset Durrësi, vendoset ndryshimi i tabelës së rezultatit të 25 prillit sipas rinumërimit të votave

 

Përfundon mbledhja në KAS lidhur me qarkun e Durrësit. KAS ka vendosur ndryshimin e tabelës përmbledhëse të zonës zgjedhore, sipas rezultatit të rinumërimit. Nga rinumërimi LSi doli minus një votë, PD i kanë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për t’i marrë mandatin PS.

“Kas në përfundim të ankesave ka vendosur ndryshimin e vendimit dhe miratimin e tabelës përmbledhëse  të zonës zgjedhore Durrës, sipas rezultatit të dalë nga rinumërimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Ora 20:06
Vendimi për Durrësin, përfaqësuesi i PD në KAS, Logu: Ndodhi masakra zgjedhore, pjesa 2! Salianji: Rinumërimi tregoi se procesi ka qenë i drejtë më 25 prill

 

Pasi u mbyll procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit dhe nuk pati ndryshim rezultati, përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu tha se për këtë qark sipas tij është bërë masakra zgjedhore, pse e dytë.

“Kemi kërkuar të merrnin 19 prova që do zbardhnin masakrën. Skemi pse tregohemi hipokritë sepse e dimë që në kutinë e votimit nuk ka fletë votimi ku thuhet është e blerë e marrë nga një leje legalizmi, ndërtimi, bonusi për tërmetin, votë e marrë nga kërcënimi apo intimidimi. Ne e kosiderojmë atë që po ndodh në këtë komision, për Durrësin si masakra zgjedhore, pjesa 2. Tabela që na keni vënë në dispozicion nuk thotë asgjë, nuk zgjedhin zbardhjn e asaj masakre zgjedhore që kemi kërkuar me forcë të zbardhej. Ju keni refuzuar 38 herë të zbardhni masakrën të ndodhur në Durrës”, tha Logu.

Kurse përfaqësuesi i PS në KAS Eridjan Salianji duke iu referuar votave që dolën të pavlefshme, tha se nuk ka të bëjë me atë që quhet masakër zgjedhore por ka të bëjë me interpretimin e votave të pavlefshme. Sipas tij rinumërimi i votave tregoi se procesi në Durrës ka qenë i drejtë.

“E thamë me bindje që rezultati sdo ndryshonte dhe të rinumëroheshin, por së paku ti shërbente transparencës së ndodhur në Durrës. Gjatë ditën së sotme u vërtetua që procesi në Durrës ka qenë i drejtë. PD del me minus 38 vota. Ska bërë masakër zgjedhore, as PS që ka më pak vota minus. Por është një standard tjetër në KAS”, tha Salianji.

 

Ora 19:52
Iu zbrit një votë kur i duheshin plus 136, LSI: Rivlerësimi i votave u bë në mënyrë jo objektive

 

Pas rinumërimit të 108 kutive në Durrës, LSI ka kërkuar që të mos miratohet ky rinumërim pasi është bërë në mënyrë jo objektive sipas përfaqësuesit të kësaj force politike, Altin Kaziaj.

"Nuk kishte surpriza, dihet që do të ishte si në Berat. Pjesa e vlerësimit të votave nuk ka qenë objektive. Janë rivlerësuar nga ana juaj vota gabimisht. Kërkojmë mosmiratimin e rivlërimit të votave të bëra nga ana juaj. Kërkojmë pavlefshmërinë në Qarkun Durrës", tha ai.

Ora 13:55
Rinumërohen 40 kuti në qarkun e Durrësit, LSI rikuperon 3 vota nga 136 që i duhen

1622030230_WhatsAppImage20210526at11.50.27.jpeg

Kur kanë kaluar më shumë se 4 orë nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit, deri më tani janë rinumëruar 40 kuti nga të cilat LSI ka rikuperuar 3 vota, nga 136 që i duhen për të marrë mandatin. Kanë mbetur edhe 68 kuti për t'u hapur. 

Ora 13:32
Rinumërohen 30 kuti të para te Qarkut të Durrësit, LSI nuk ka marrë ende asnjë votë që i duhet

KAS vijon rinumërimin e 108 kutive të votimit të Qarkut të Durrësit. Deri tani janë rinumëruar 30 kuti të Qarkut të Durrësit, LSI nuk ka marrë asnjë votë.

 

Ora 10:37
KAS nis rinumërimin e votave për 108 kuti në Durrës, ngrihen 8 grupe numërimi

Nis rinumërimi për 108 kutitë në Durrës për votat për partitë politike pas kërkesë së LSI, e cila ka humbur mandatin për 136 vota.  KAS ka nisur procesin e rinumërimit dhe brenda sallës së saj janë ngritur 8 grupe rinumërimi.

Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.

1622018025_numrimi.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nuriu: 26/05/2021 23:12

    Te hani mut o plehra. Ju DUHET te zhdukeni faret perfundimisht, se jeni zgjebe e zagare te ndyre. Ju mban kush ju mban juve ore horra e ju erdhi koha te beni gjoja politikanin e shtetarin, juve qe jeni vetem ca hajdute e vagabonde ordinere... lsi + pd = krimi i organizuar dhe kriminela me kollaro!

    Përgjigju
  • Rinia: 26/05/2021 22:56

    Ka ardh koha për një parti të re me studente që kanë mbaruar në shqipri që të bëhen ata opozita se ardhmes! Koha për rinine, mbaroj PD dhe LSI do shkrihen pasi nuk kanë prog politik qe e mbeshtet populli asnjanes , jane parti militante…

    Përgjigju
  • rezi: 26/05/2021 20:55

    Kjo që kërkon opozita është thelë mbi bisht. Janë kohë pune e shpenzuar kot, zhurmë për të mos pranuar humbjen, sepse kanë falsifikuar vetë dhe shitur votë dhe akuzojnë të tjerë. E dini sa kushton koha? Vetëm ajo nuk kthehet, prandaj opozita të lërë zhurmën pa bukë dhe të punojë për tu ringritur nëse do të marrë ndonjë mandat në 2025-ën. Kur shikon si kanë bërë në 1996-ën, kur shkatërruan komplet zgjedhjet, thua shyqyr që nuk fituan se do na kthehej prapë filmi e kushedi ku do e mbanim vrapin. S'kishte gjë më të bukur kur shikoje të hënën pas zgjedhjeve të 25 prillit, njerëzit secili në punën e vet, Tirana vazhdonte jetën e saj të përditshme...e kam përjetuar aq këndshëm ditën pas zgjedhjeve se kisha 27 vjet që nuk kisha votuar në Shqipëri. Erdha dhe pashë se askush nuk më ofroi gjë për të votuar, jeta vazhdon, dhe propoganda e opozitës destruktive shqiptare po vërtetohet se nuk qëndron, është vetëm PROPOGANDË.

    Përgjigju
    • robi: 27/05/2021 05:58

      Vetem se na ngeli merak qe nuk e pame Agush Habib Burgiben ti priste doren me hanxhar ne mes te sheshit kandidatit te leshelise Stoja qe u kap me zarfa 100 mije lekeshe duke blere vota per Nafije fallxhoren ne mes te Tiranes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?